Nuk dini se cilin nga programet e gjimnazit të ndiqni!
Dëshironi të aplikoni në një shkollë të mesme jashtë vendit, por nuk dini se ku!
Programet IB vs Programet A levels mund të jenë zgjedhja e duhur, por cili është i duhuri për ju!?
Një nga vendimet më të rëndësishme që duhet marrë kur bëhet fjala për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar është përzgjedhja e programit në të cilin do të studioni. 2 Programet më popullore janë Programi A-levels dhe Programi i Diplomës Ndërkombëtare të Baccalaureate (IB). Të dyja këto programe janë të njohura si programe “gjimnazi”, të cilat zhvillohen nga studentë që janë mbi 16 vjec, përgjatë 2 viteve të fundit të shkollimit.
Por cili prej tyrë është më i përshtatshëm për pranimin tuaj në universitet?
Kjo varet nga ju, se cfarë nxënësi jeni, dhe cfarë synimesh keni.
Si funksionon Programi A-levels?
A-levels është kualifikimi zyrtar i shkollave të mesme në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut. Studentët zakonisht zhvillojnë 3-4 lëndë të programit A-levels, por nuk ka një limit për të ndjekur lëndët e A-levels.
Programi A-levels është i ndarë në 2 kurse : niveli AS dhe niveli A2.
Niveli AS ndiqet gjatë vitit të parë të studimeve në shkollat e mesme në Angli dhe shërben si një bazë për vitin e fundit, ku gjithashtu zhvillohen kurse më të avancuara. Studentët lejohen të lënë disa lëndë, pas vitit të parë, në mënyrë që të kenë kualifikime të nivelit AS në ato fusha, për sa kohë që ata kryejnë minimalisht tre lëndë në nivelin A2.
Lëndët ë nivelit A2 janë ato që llogariten në “notën tuaj përfundimtare”, por niveli AS mund të shërbejë si një shtesë në kurrikulën tuaj. Shumica e lëndëvë të nivelit A përbëhën nga katër modulë secila.
Notat e programit A-levels fillojnë nga E deri në A*. Notat e nivelit AS janë me shkronja të vogla nga (a-e).
Si funksionon programi IB?
Ky program ndërkombëtarë konsiston në ndjekjen e 6 lëndëvë. Ju duhet të ndiqni një nga këto lëndë në secilën nga fushat: Gjuhë e parë (në të cilën ju tashmë jeni të aftë akademikisht), gjuhë e dytë, shkenca humane dhe matëmatikë. Lënda e fundit mund të jetë ose në fushën e Arteve, ose të përdoret për të marrë një lëndë shtesë në një nga fushat e tjera.
Ju gjithashtu duhet të zgjidhni tre nga këto lëndë për t’u marrë në Nivel të Lartë (në mënyrë ideale lëndë që kanë të bëjnë me interesat tuaja personale dhe çfarë dëshironi të bëni me karrierën tuaj të ardhshme), në mënyrë që të keni marrë disa njohuri më të thelluara.
Programi IB përfshin gjithashtu një bërthamë akademike, e cila përbëhet nga një lëndë e quajtur Teoria e Njohurisë (TOK), një Ese e Zgjeruar (EE) dhe CAS (që konsiston në kreativitetin, veprimin dhe shërbimin), dhe stimulon studentët të marrin mësime jashtëshkollore.
Vlerësimi në programin IB fillon nga 1 -7 për cdo lëndë. Eseja së bashku me TOK mund ti japi një studenti maksimumi 3 pikë shtesë, kështu maksimuni i pikëve që mund të merrni është 45. Diploma jepet për studentët me minimumin prej 24 pikësh, por duhet të plotësohen edhe disa kushte te tjera kalueshmërie.
Cilin program duhet të zgjidhni?
Nese nuk e keni të nevojshme të studioni në një universitet anglez atëhere programi IB është zgjedhja më e mirë. Sepse është një program ndërkombëtar dhe njihet pothuajsë nga 90 shtete, dhe gjithashtu inkurajon perspektivat globale në rastet e studimit, për shëmbull. Por nëse jeni të sigurt se doni të vazhdoni studimet tuaja në Angli atëhere është më e prefërueshme të ndiqni programin A-levels, duke qënë se është dhe programi tradicional britanik.
Programi A-levels do të ishte mirë edhe nëse ju do të aplikoni në një universitet apo kurs i cili kërkon një intervistë si pjesë e procesit të pranimit, sic është mjeksia apo edhe universiteti i Oksford apo Kembrixh, pasi pyetjet që do t’ju bëhen priren të formulohen duke pasur parasysh programin A-levels.
Kjo ka të bëjë gjithashtu edhe me faktin se programi A-levels, është më I fokusuar në fushat që lidhen me atë cka ju dëshrioni të ndiqni në universitet, sepse A-levels kanë më pak lëndë dhe detyra kursi, duke ju dhënë mundësi studentëve për të studiuar në mënyrë të pavarur (le të jemi të sinqert, megjithëse lëndët e programi IB synojnë njohuri të thelluara, studentët përsëri duhet t’i kushtojnë kohën e tyrë edhe lëndëve të tjera të nivelit standard.)
Nga ana tjetër, nëse nuk jeni të sigurt se cfarë dëshironi të studioni në universitet, atëhere duhet të ndiqni programin IB, pasi është më i gjërë dhe ju jep mundësinë të keni njohuri në fusha të ndryshme. Për më tepër, IB synon të përgatisë studentët në mënyrë më efektive, pasi ka punë kërkimore që llogariten në notën tuaj përfundimtare (vlerësimet e brëndshme dhe eseja e zgjeruar) gjatë dy viteve, dhe jo vetëm provimet në fund.
Prapëseprapë, si student i programit IB, nuk mund ta mohoj që ndonjëherë puna bëhet paksa e lodhshme, kështu që nëse nuk e konsideroni veten një person super “akademik” dhe do të preferonit të këni më shumë kohë të lirë, atëherë programi IB mund të mos jetë programi i duhur për ju.
Për më shumë informacion rreth shkollave të mesme jashtë vendit: