Dërgimi i fëmijës në një shkollë me konvikt jashtë vendit është një hap i rëndësishëm që mund të ndikojë në të ardhmen e tij akademike dhe zhvillimin personal. Për të siguruar një rezultat të suksesshëm, është e nevojshme një planifikim i kujdesshëm dhe i hershëm.
9–24 muaj para regjistrimit: Vendosja e bazave
- Pse kolegje jashte vendit? Vlerësoni nëse fëmija ka nevojë për një mjedis më të pavarur, një program akademik të veçantë ose mundësi për zhvillim sportiv.
- A është fëmija gati? Vlerësoni pjekurinë, aftësinë për t'u vetëmenaxhuar dhe stabilitetin emocional të fëmijës.
- Planifikimi financiar: Hulumtoni tarifat e shkollës, shpenzimet e jetesës dhe mundësitë për bursa për të krijuar një buxhet real.
- Zgjedhja gjeografike: Vendosni se në cilin vend dëshironi që fëmija të studiojë, duke marrë parasysh gjuhën, kulturën dhe kërkesat për viza.
6–9 muaj para regjistrimit: Hulumtimi dhe aplikimi
- Hulumtimi i shkollave: Shikoni faqet e internetit, forumet dhe katalogët për të krijuar një listë të shkollave që përputhen me nevojat e fëmijës tuaj.
- Vizita në shkolla: Nëse buxheti dhe koha lejojnë, një vizitë personale mund të ndihmojë në konfirmimin e zgjedhjes.
- Viza dhe emigracioni: Kontrolloni dokumentacionin e nevojshëm për vendin ku ndodhet shkolla dhe filloni procesin në kohë.
- Përgatitja akademike: Kontrolloni nëse shkolla kërkon teste standardizuara ose verifikime të tjera të njohurive.
1–3 muaj para regjistrimit: Përgatitjet përfundimtare
- Pranimi dhe regjistrimi: Finalizoni procesin e pranimit dhe pagesat.
- Kontrolle mjekësore: Sigurohuni që fëmija të ketë të gjitha certifikatat dhe vaksinat e nevojshme.
- Organizimi: Përgatitni rrobat, uniformat, sendet personale dhe dokumentacionin.
Udhëtimi drejt një kolegji internacional – një eksperiencë, jo një garë
Udhëtimi drejt një shkolle te mesme jashtë vendit është një vendim i rëndësishëm që nuk përcakton vetëm të ardhmen akademike të fëmijës, por gjithashtu formon karakterin dhe personalitetin e tij. Planifikimi një deri dy vjet më parë i jep fëmijës dhe prindërve mundësinë të përgatiten për të gjitha aspektet e këtij procesi, duke bërë që tranzicioni të jetë sa më i lehtë dhe i suksesshëm.
Shumë kolegje jashte vendit ofrojnë edhe programe verore, të cilat u japin nxënësve mundësinë të përjetojnë jetën në internat para regjistrimit. Ky qasje jo vetëm që lehtëson aspektet praktike, por gjithashtu i jep fëmijës vetëbesim dhe stabilitet emocional për t’u përshtatur në mjedisin e ri. Në thelb, ky është një mënyrë për të vendosur themelet e suksesit të tyre, dhe rezultatet më të mira arrihen kur planifikimi bëhet me kohë – me kujdes dhe mendim të matur.
Si këshillues arsimor, Integral prej 30 vjetësh mbështet më shumë se 1,000 nxënës nga Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia në nisjen e studimeve në shkolla të mesme jashtë vendit. Ne ofrojmë mbështetje në të gjitha fazat e procesit – nga zgjedhja e programit akademik të duhur, destinacionit dhe shkollës që përputhet me interesat dhe qëllimet e nxënësit, deri tek asistenca për aplikimet për bursa, dorëzimin e dokumenteve dhe përgatitjen për provime dhe intervista, duke siguruar që kandidatët të jenë të mirëpërgatitur dhe të rrisin maksimalisht shanset për sukses.
Prindërit që po mendojnë për një shkolle të mesme jashtë vendit për fëmijën e tyre, që kanë pyetje të shumta ose duan të ndjejnë atmosferën e një kolegji me konvikt, janë të ftuar të marrin pjesë në eventet e ardhshme per shkollat te mesme jashte vendit
-
2 Tetor në Tiranë, INSPIRED EDUCATION GROUP, në Xheko Imperial Hotel.
-
6 Dhjetor në Tiranë, "Dita e Shkollave te Mesme Jashte Vendit", në Xheko Imperial Hotel.