Panairi i Edukimit Jashtë Shqipërisë 2017

10.08.2017


Integral Educational Programs, organizoi në datat 3-4 Mars në Hotel Rogner, Tiranë dhe 6 Mars në Grand Hotel Palace, Korçë, Panairin e Edukimit Jashtë Shqipërisë 2017, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 50 institucioneve arsimore nga mbarë bota, të cilët ofruan mjaft mundësi studimi në universitetet, shkollat e mesme dhe kampet verore jashtë vendit.

 

Gjatë këtij panairi ju dha përgjigje të gjitha pyetjeve në lidhje me arsimimin, karrierën dhe të ardhmen e personave  të interesuar. Nxënësit që synonin të vazhdonin studimet jashtë Shqipërise morrën informacione të detajuara rreth programeve të reja që ofrohen, bursave si dhe patën mundësi të bisedonin me perfaqësues të institucioneve arsimore nga mbarë bota.

 

Disa nga risitë e këtij panairi ishin:

  • universitete dhe shkolla të mesme të reja nga SHBA, Vendet Balltike, Britania e Madhe, Gjermania, të cilat vinin për herë të parë në Shqipëri;

  • ulje të veçanta për kampet verore dhe kurset e gjuhës jashtë vendit;

  • oferta për përgatitjen për provimet ndërkombëtare në gjuhë të huaja, të cilët janë të nevojshme për studimet jashtë: IELTS, FCE, CAE, TOEFL, TOEIC, SAT, DELE, DALF;

  • testimi paraprak për përcaktimin e nivelit të njohurive për pranimin në shkollat jashtë vendit.

Etiketa:

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message