Situata në aplikimet për universitetet jashtë vendit ka ndryshuar ne disa aspekte dhe një nga aspektet kryesore eshte afati i dorëzimit të diplomës të shkollës të mesme. Ende nuk ka një vendim të unifikuar të të gjitha vendeve në afatet e diplomimit dhe është më shumë mbi një parim individual, në varësi të politikës së secilit universitet.
- Afati i zgjatur për konfirmimin e një vendi në 2 universitetet e dëshiruara – zgjedhja e parë dhe e dytë nga aplikanti nga 5 maj deri në 20 maj në UCAS
- Nuk ka asnjë vendim të vetëm të qeverisë për zgjatjen e afatit të diplomës – që nga 31 gusht, ai është standard. Universitetet vendosin individualisht nëse do të zgjasin afatin fillestar të ofertës nëse ato janë më herët (për shembull, 31 korrik). Disa (University of Bath, për shembull) bëjnë përjashtime dhe zgjasin afatet duke monitoruar rregullisht ndryshimet në të gjitha vendet
Hollandë
- Afati i zgjatur për aplikime nga 1 maji deri më 1 qershor
- Universitetet akademike pranojnë diplomën deri më 31 gusht; në universitetet praktike deri më 25 shtator
- Më 21 Prill, qeveria vendosi të zgjasë masat deri më 19 maj dhe që të gjitha takimet dhe ngjarjet u anuluan deri në 1 Shtator
Gjermani
Sistemi i aplikimit në Gjermani – hochschulstart, përmes të cilit mund te aplikoni për disa nga programet më të njohura – ekonomi, juridik, mjekësi, shkencë kompjuterike, matematikë, arkitekturë, do të hapet më 1 korrik në vend të 15 prillit, kur duhet të kishte filluar. Afati i aplikimit dhe paraqitjes së diplomës ka të mundësi të zgjatet deri me 15 korrik, por më shumë informacion ka në dispozicion në website-te e universiteteve më të mëdha dhe më të njohur, të cilët do t’i mundësojnë në qershor. Ne i ndjekim rregullisht informacionet që universitetet paraqesin.
Austri
- Universiteti i Ekonomisë në Vjenë – afati i aplikimit është 19 maj, pa ndryshime. Prezantimi i diplomës – afati standard 8 korrik, deri më tani nuk ka asnjë ndryshim
- Për shumicën e universiteteve të tjera dhe diploma të pavarura, diplomimi dhe regjistrimi mund të përfundojnë deri më 5 shtator
Danimarkë
- Afati i aplikimit u zgjat me një javë deri më 22 Mars, por ai tashmë ka përfunduar
- Deri më tani, vetëm një universitet ka konfirmuar se afati i diplomës është zgjatur deri më 10 gusht. Për të tjerët, afati standard është 5 korriku
Deri më tani nuk ka ndonjë ndryshim në fillimin e vitit shkollor në vendet e mësipërme. Për cdo ndryshim që mund të bëhet konsulentët e Integral Educational Programs do t’ju informojnë në kohë reale.