Lajme mjaft optimiste lidhur me zhvillimet e kësaj jave. Të gjithë ne kemi ende pasiguri kur bëhet fjalë për planifikimin e gjysmës së dytë të këtij viti akademik. Por pas shumë muajsh izolimi, kufizimesh dhe bllokimesh tani po shohim disa hapa konkret drejt hapjes së kufijve dhe kampuseve shprehet Matilda Matija, konsulentja e universiteteve jashtë vendit pranë Integral Educational Programs. Artikulli në vijimësi përmbledh të gjitha udhëzimet e përditësuara nga Home Office lidhur me vizat e studimit për Mbretërinë e Bashkuar. Ky shkrim ofron këshilla të rëndësishme për të gjithë studentët aktualë ose të ardhshëm që planifikojnë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit. Gjithashtu këtë javë, Evropa planifikon të rihapi kufijtë e saj si për udhëtarët evropianë ashtu dhe ata jo evropianë.
Viti akademik në Mbretërinë e Bashkuar, në fokus këtë vit janë udhëzime të reja mbi procesin e vizës dhe përditësime lidhur me shërbimet universitare.
Zyra e Brendshme ka publikuar një paketë të detajuar informuese lidhur me procesin e vizave për studentët ndërkombëtarë. Përfshirë këtu një dispozitë për vlefshmërinë e studimeve online të zhvilluara jashtë Mbretërisë së Bashkuar, të cilat mund njihen për pranimin e vizës së punës pas studimimeve.
Ndërkohë, pothuajse më shumë se 97% e universiteteve në një studim të kohëve të fundit kanë treguar që do të japin udhëzime personale për semestrin që fillon në shtator, së bashku me shërbime mbështetëse gjithëpërfshirëse për studentët.
Udhëzimi i azhornuar gjithashtu njeh nevojën për procese më fleksibël të vizave për studentët e prekur nga kufizimet e udhëtimit COVID-19, duke lejuar që:
- Studentët me viza të skaduara mund të aplikojnë për rinovim nga brenda Mbretërisë së Bashkuar: “Studentët leja e të cilëve skadon midis 24 Janarit 2020 dhe 31 Korrikut 2020, të cilët përndryshe nuk do të ishin në gjendje të zgjasnin afatin e qenrdimit, do të jenë në gjendje të bëjnë një kërkesë të jashtëzakonshme për leje të mëtejshme qendrimi brenda MB.
- Kufiri normal i 20 orëve të punës në javë për studentët ka qenë më i limituar në një numër fushash të specifikuara të kujdesit shëndetësor ndërsa “Studentët e nivelit 4 me të drejta pune sponsori i të cilëve ndërpret aktivitetin si rezultat i shpërthimit të Covid-19 do të konsiderohet se është në kohën e pushimeve dhe kështu do të lejohet të punojë me kohë të plotë gjatë kësaj periudhe. “
- Deri më 31 korrik, studentët e përfshirë në studime afatshkurtra në Mbretërinë e Bashkuar mund të aplikojnë për të kaluar në një vizë të nivelit 4 për studime afatgjata “me një bazë të jashtëzakonshme”, me disa kufizime dhe kërkesa në vend.
Përfaqësuesit e universiteteve shprehen se do të jenë pranë studentëve
Një studim i ri nga Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar tregon se pothuajse të gjitha institucionet britanike po planifikojnë të rifillojnë këshillimet ndërpersonale me studentët në shtator. Nga 92 universitetet që iu përgjigjën sondazhit, 89 (ose 97%) thonë se ata do të japin udhëzime ndërpersonale gjatë semestrit të vjeshtës. Siç vihet në dukje Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, që tashmë në rrethana normale sigurojnë një pjesë të konsiderueshme të mësimdhënies dhe mësimit të tyre online.
Rezultatet e sondazhit zbulojnë gjithashtu se:
- Tetë nga dhjetë institucione po planifikojnë të ofrojnë aktivitete sportive dhe shoqërore gjatë semestrit.
- Pothuajse të gjitha universitetet synojnë të ofrojnë “gamën e plotë” të shërbimeve të mbështetjes së studentëve, përfshirë shëndetin mendor, planifikimin e karrierës dhe aftësitë e studimit të sporteve.
- Shumica (95%) do t’i ofrojnë këto shërbime përmes një kombinimi të opsioneve ballë për ballë apo online, me 5% të mbetura të mbështeten rreptësisht në ofrimin e kurseve online.
- Nëntë nga dhjetë të anketuar tashmë kanë komunikuar planet e tyre për vjeshtë me studentë aktual dhe të ardhshëm.
Evropa po rihapë kufijtë e saj dhe studentët së shpejti mund të lejohen të kthehen.
Vendet evropiane tani po hapin kufijtë e tyre me njëri-tjetrin, me disa kufizime.
Komisioni Evropian rekomandon që udhëtarët jo evropianë do të lejohen të udhëtojnë nga data 1 korrik. Komisioni gjithashtu ka rekomanduar që ata që vijnë në BE për të studiuar të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit.