Njoftim për shkollat e mesme në UK ( GCSE , A-levels )

19.03.2020


Të dashur studentë dhe prindër,

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se provimet publike (niveli A dhe GSCE) nuk do të zhvillohen në muajt e planifikuar, maj dhe qershor, në mënyrë që studentët të jenë ende në gjendje të marrin kualifikimet e nevojshme për avancimin në universitet.

Ndërsa ne presim sqarime të mëtejshme dhe informacione mbi këtë cështje, studentët duhet të vazhdojnë studimet e tyre. Shumica e shkollave tashmë po i zhvillojnë kurset online dhe pjesa e mbetur do të fillojnë nga e hëna. Ne jemi duke monitoruar cdo informacion që vjen nga të gjitha shkollat, universitetet dhe Departamenti i Edukimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe për cdo azhornim të mundshëm të informacionit do tju njoftojmë sa më shpejt që ato të jenë në dispozicion.

Nëse keni ende fëmijën tuaj në Mbretërinë e Bashkuar, ju lutemi kontaktoni me Konsulentin tuaj Arsimor në Integral, kështu që ne mund t’ju ofrojmë mbështetjen dhe këshillat tona.

☎️ 069 4040 801

Etiketa:

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message