Po! Integral ofron këtë mundësi unike për të gjithë ata të cilët dëshirojnë një eksperiencë amerikane në Europë.
Kampi veror Golden Gate është një shkollë verore ndërkombëtare amerikane për adoleshentët e moshës 12 – 17 vjeç. Programi kombinon mësimin e gjuhës angleze me aktivitete që stimulojnë mendjen dhe trupin. Këto aktivitete përfshijnë sport, art, fotografi, aktivitete në plazh, e shumë të tjera. Në mbrëmje zhvillohen një sërë aktivitetesh për të zhvilluar aftësitë udhëheqëse dhe shoqërore.
Kids Camp Brigantina ndodhet në Detin e Zi në zonën e bukur të Albenës. Qëllimi i këtij kampi është t’u japë fëmijëve një model amerikan kampingu me një çmim të volitshëm!
I gjithë mësimi zhvillohet në gjuhën angleze dhe mësuesit janë anglezë dhe amerikanë. Nxënësit fokusohen në gramatikë, aftësi sociale, kreativitet dhe qasje inovative. Ata mund të zgjedhin dy nga kurset e ofruara më poshtë:
- Hyrje në ekonomi
- Përgatitje për universitet
- Gazetari dhe shkrim kreativ
- Komunikimi dhe sjellje kulturore
- Teatër
- Le të njohim atë që hamë
Organizohen aktivitete në plazh, bowling, not në pishinë, ndihma e parë, Arte dhe Mjeshtëri, yoga, Zumba, tenis, badminton, soccer, futboll, volejboll, basketboll, shah, fotografi, Frisbee , kulinari, palestër. Qëllimi i aktiviteteve në mbrëmje është rritja e vetëvlerësimit dhe krijimtarisë përmes ndërtimit të ekipit dhe parimeve të punës në grup.
Si shpërblim për punën që nxënësit bëjnë dhe për të rifreskuar energjitë, të shtunën e parë fëmijët do të marrin pjesë në një ekskursion ditor. Ofrohen këto aventura emocionuese: Jeep Safari, Paintball dhe shëtitje me varkë në lumin Kamchia.
Për më shumë informacion kontaktoni:
+355 69 80 40 601
ose na vizititoni në adresën: Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H. 4, Ap.6, Njësia administrative Nr.5, 1019, Tiranë