Të dhënat tregojnë se tani ka gjithmonë e më shumë nxënës të regjistruar në shkollat private. Sipas një studimi të Këshillit të Shkollave Private në Mbretërinë e Bashkuar (ISC), në vitin 2019 ishin rreth 530,000 nxënës të regjistruar në shkollat e mesme private anëtare të tij. Ky është numri më i madh i nxënësve në shkollat e ISC që prej vitit 1974 kur filluan regjistrimet.
Ndërkohë që kolegjet elitare në të gjithë botën bëhen gjithmonë e më të njohura dhe të preferuara nga familjet, prindërit përpiqen të peshojnë avantazhet dhe disavantazhet për arsimimin e fëmijëve të tyre. Cilat janë përfitimet e shkollës private? A janë më mirë se shkollat shtetërore? A duhet të investojnë paratë e tyre në këto institucione? Cila do të ishte më e mira për studime jashtë vendit për fëmijët e tyre?
Numri i shkollave internacionale po rritet gjithashtu. Një raport i vitit 2018 nga ISC numëron gjithsej 9,605 shkolla të mesme ndërkombëtare ku mësimi zhvillohet në gjuhën angleze në të gjithë botën, dhe numri i tyre rritet çdo vit.
Avantazhet – kolegjet elitare private në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë mundësi ndryshe:
- Të diplomuarit në kolegjet elitare kanë më shumë të ngjarë të fitojnë pranimin në universitet
A kanë të diplomuarit e shkollave të private mirëqenie dhe të ardhura më të larta në jetë? A kanë studentët e shkollave private dhe kolegjeve elitare përfitime më të mëdha për sa i përket pranimeve në universitet?
Kjo është ajo që Shoqata Kombëtare e Shkollave të Private hulumtuan në studimin e tyre të botuar në vitin 2018 dhe përgjigja ndaj kësaj pyetjeje është po. Më shumë maturantë të shkollave private u regjistruan në universitet menjëherë pas shkollës së mesme në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre nga shkollat shtetërore (85% kundrejt 69%). Më shumë se gjysma e tyre u pranuan në disa nga kolegjet dhe universitetet më selektive. Pothuajse të gjithë maturantët e shkollave private arrijnë të sigurojnë një vend në universitet.
Ata gjithashtu kanë më shumë mundësi në drejtim të të mësuarit përmes eksperiencave dhe në mundësitë e aktiviteteve ekstrakurrikulare që shkollat private ofrojnë.
Përtej Atlantikut, maturantët e shkollave private kanë dy herë më shumë gjasa të pranohen në një nga universitetet elitare të Britanisë së Madhe në krahasim me fëmijët e arsimuar në shtet.
- Të diplomuarit në kolegjet elitare kanë më shumë rrugë alternative për në universitet
Numri i shkollave që ofrojnë BTEC (Business and Technology Education Council), Pre-Us dhe EPQ (Extended Project Qualifications) janë në rritje, sipas rezultateve të publikuara nga ISC.
Në vitin 2019 kishte rreth 15.000 nxënës të cilët u regjistruan në shkollat private për programe akademike alternative, përfshirë këtu edhe programin e Maturës Ndërkombëtare (IB). Megjithatë, A-levels vazhdon të mbetet programi dominues, i zgjedhur nga rreth 90 përqind e nxënësve.
- Të diplomuarit në kolegjet elitare ka të ngjarë të sigurojnë pagat më të larta në punën e tyre të ardhshme
Me nivele më të larta të arritjeve arsimore, ata “kanë më shumë të ngjarë të sigurojnë një profesion të statusit të lartë dhe gjithashtu të kenë paga më të larta,” sipas hulumtimit të botuar në Gazetën Kërkimore Arsimore Britanike në 2017.
“Zakonisht supozohet se kurrikula më e gjerë që shkollat private janë në gjendje të ofrojnë, ndihmon në ngulitjen e kapitalit kulturor, duke përfshirë disa atribute kryesore të njeriut” shkruajnë studiuesit.
Studimi gjithashtu zbuloi se ato zakonisht janë në punë që kërkojnë aftësi më të mëdha drejtuese, intensitet më të madh të punës dhe ofrojnë një pjesëmarrje më të madhe organizative.
Për më shumë informacion rreth shkollave të mesme në UK: