Kur ka qënë hera e fundit që fëmija juaj ka berë shokë të rinj apo ka provuar një aktivitet të ri?
Kur ka qënë hera e fundit që fëmija juaj ka udhëtuar dhe ka përjetuar eksperiencën e të studiuarit jashtë vendit?
Gjatë dy viteve të fundit, të gjithë ne i kemi shmangur ndërveprimet me njerëzit dhe shumë rrallë kemi krijuar kontakte dhe miqësi me njerëz të rinj. Po ashtu shumë fëmije gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar mësimin online dhe kanë shmangur çdo ndërveprim jashtë shtëpisë së tyre për një periudhë të gjatë.
Sipas një studimi të bërë nga Save the Children, 68% e fëmijëve kanë deklaruar se gjatë periudhës së izolimit ata nuk kanë biseduar më shokët dhe shoqet e tyre dhe e vetmja mënyrë për të kaluar kohën e lirë ka qënë nëpërmjet lojrave elektronike dhe telefonave.Nga ana tjetër më shumë se gjysma e fëmijëve të anketuar janë shprehur që nuk kanë kuptuar mësimet gjatë shpjegimit online.
Tani është koha që të zgjidhni një kamp veror jashtë vendit në mënyrë që që femija juaj të përjetojë një eksperiencë ndryshe, të argëtohët nëpërmjët aktiviteteve të këndshme në natyrë dhe të ketë një ndërveprim social me fëmijë të tjerë të moshave dhe interesave të ngjashme.
Shkollat verore jashtë vendit janë një mundësi e mirë që fëmijët përveç faktit që do të jenë gjatë gjithë kohës në kontakt me moshatarët e tyre, do të kënë mundësi që të mësojnë lëndë të ndryshme akademike, të përvetësojnë njohuritë e humbura si dhe të zhvillojnë një kurs gjuhe jashtë vendit.
Për shkak të kufizimeve të vendosura nga shumë shtete, gjatë verës së vitit 2020 dhe vitit 2021 nuk u organizuan mjaftueshëm shkolla verore jashtë vendit. Vera e këtij viti duket se është tepër premtuese për organizimin e këtyre aktiviteteve duke u nisur nga fakti që shumë vende kanë filluar lehtësimin e masave.
Anglia dhe Zvicra janë të parat vende që kanë hequr kufizimet dhe shumë shtete të tjera Europiane kanë filluar me lehtësimin e masave ndaj personave që hyjnë në keto shtete, duke na dhënë lajme pozitive përsa i përket mundësive të zhvillimit te kampeve verore dhe krijimit të nje eksperience unike për të gjithë fëmijët.
Natyrshëm, nga prindërit shpesh lind pyetja pse duhet që fëmijët të shkojnë në shkolla verore jashtë vendit. Në të vërtetë, përfitimet e një shkolle verore janë të shumëllojshme sidomos nëse ju keni dëshirën që në të ardhmen fëmija juaj të studiojë jashtë vendit. Duke provuar eksperiencën e kampit veror, fëmijët përjetojnë një “periudhë prove” se çdo të thotë të studiosh në një mjedis ndërkombëtar.
Ata gjatë kësaj kohe mësojnë se si të bëhen më të pavarur, duke sjellë kështu dhe rritjen e vetëbesimit. Një aspekt tjetër po aq i rëndësishëm është edhe fakti që gjatë qëndrimit aty, fëmijët zhvillojnë inteligjencën e tyre emocionale, e cila përfshin njohjen, kuptimin dhe menaxhimin e emocioneve.
Kur ndjekin kampin veror, fëmijët ndeshen me aktivitete të reja të mbushura me sfida me të cilat nuk janë përballur kurrë. Ata duhet të punojnë me bashkëmoshatarët për të kapërcyer një pengesë ose për të zgjidhur një problem.
Nga eksperienca jonë kemi patur raste që prindërit kanë qënë në dilemë se cilin destinacion të zgjedhin për kamp veror. Zgjedhjet e destinacioneve për këtë verë janë të pafundme dhe në varësi të kërkesave tuaja mund të zgjidhni ndërmjet opsioneve në grup dhe opsioneve individuale. Nese dëshironi kurse gjuhësh jashtë Shqipërisë mund të zgjidhni mes Anglisë, Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë apo edhe destinacioneve si Spanja, Malta ose Greqia.
Integral ju sygjeron kampin veror në Sidcot, Angli nëqoftëse preferoni opsionin në grup. Në këtë kamp veror fëmijët tuaj, moshatarët e tyre dhe një shoqërues nga Shqipëria, do kënë mundësi për 2 javë të përjetojnë eksperiencën unike të shkollës verore në Angli.
Sidcot ndodhet në jug-perëndim të Anglis, vetëm 20 minuta larg nga Bristol dhe afërsisht 2 orë larg Londrës. Ky kamp është i pajisur me pishinë, pistë kalërimi, bibliotekë dhe qëndër arti. Nxënësit përveç anglishtes, gjatë këtyre dy javëve do të kenë mundësinë të studiojnë dhe lëndë të tjera si art, teatër, muzikë, biologji, kimi, fizikë, ekonomi dhe biznes, dizajn dhe teknologji, histori, matematikë, informatikë, teknologji etj.
Gjatë këtyre dy javëve përveç përgatitjes akademike, fëmijët do kënë mundësi të vizitojnë pikat kryesore turistike ne Londër dhe jo vetëm.
Po ashtu nxënësit mund të përdorin bazën sportive të shkollës, e cila përfshin sallën e sportit dhe pishinën. Përvoja nga vitet e kaluara na ka dëshmuar se organizimi i detajuar, përkushtimi nga stafi i kampit, dhe mikpritja e tyre kanë bërë që të gjithë ata që kanë provuar këtë kamp, të largohen prej aty me përshtypjet më të mira dhe me kujtimet më të bukura.