Kampet verore më "cool" për verën 2023!

07.03.2023

Kampe verore per femije


Kampet verore ndihmojnë në zhvillimin e aftësive ndërpersonale dhe i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se si të bashkëpunojnë me të tjerët për të arritur një qëllim të përbashkët. Ato lejojnë fëmijën tuaj të zbulojë fusha të ndryshme interesi, të fitojë vetëbesim dhe të kultivojë tipare lidershipi. Gjithashtu, ofrojnë një mjet për tu forcuar nga ana akademike duke u dhënë femijeve mundësi për të aplikuar njohuritë e teksteve shkollore në skenarë të jetës reale. 

Shume prej shkollave verore po zhvendosen nga një koncept tradicional i kampeve verore tek trende te reja të cilat mund ti ndihmojnë fëmijët për të vendosur cfarë duan të vazhdojnë më tej në universitet, të zbulojnë pasione të reja apo të zhvillojnë aftësi të cilat do u duhen gjatë gjithë jetës. Më poshtë do t ju sjellim sygjerimet tona për këtë vit duke ju prezantuar me trendet më “cool” për këtë verë. 

Italian Artistic Restoration

Kursi është projektuar për maturantë, studentë universiteti ose profesionistë të fushave të tjera, të cilët duan të thellojnë njohuritë mbi traditën italiane të restaurimit të trashëgimive  kulturore dhe dëshirojnë të mësojnë koceptet dhe teknikat bazë, ose të eksperimentojnë me teknika të reja. 

Nëpërmjet kursit veror dyjavor që ofron Accademia di Belle Arti ‘Aldo Galli’, fëmijët kane mundësinë të mësojnë se si t’i japin jetë të re pikturave në telajo dhe në dru, sipas kritereve të restaurimit bashkëkohor.

Kursi, i konceptuar si një seminar tradicional restaurues, karakterizohet nga një qasje e menjëhershme ndaj punës praktike në laborator, ku, nën drejtimin e mësuesve, fëmijët eksperimentojnë manualisht me teknikat bazë të restaurimit dhe konservimit të pikturave në pëlhurë dhe në panel, duke ndërhyrë në objektet e ofruara nga shkolla. Konceptet teorike trajtohen gjatë punës praktike.

Back to School Computer Science Programme

Paketa e programeve verore “Back to School” është krijuar duke pasur parasysh fillimin e sezonit të ri shkollor. Me 1-2 javë përpara se shumica e shkollave të rikthehen, ky program është ideal për studentët që kërkojnë njohuri të thella për karrierën përpara aplikimit të tyre në universitet. 

Programi ofron mundësinë për të gërmuar në botën e AI, Machine Learning, informatikës kuantike dhe më shumë. Femijet do të marrin pjesë në seminare interaktive të krijuara për të zhvilluar aftësitë e tyre, seminare për të ngjallur interesin dhe reflektimin e tyre për ti ndihmuar të përdorin më mirë kohën e tyre në program.

Seancat do të përfshijnë të ftuar nga Akademia dhe Industria për të shfaqur aplikimet më të gjera të kërkimit të shkencës kompjuterike nga institucionet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Fëmijët do të mësojnë më shumë rreth studimit të shkencave kompjuterike në nivel universitar, si të ndërtojnë përvojën e tyre dhe të punojnë drejt një karriere në shkencat kompjuterike.

Future Doctor Summer Programme

Programi Veror i Future Doctor është një përvojë interaktive që u jep fëmijëve një pasqyrë të plotë të jetës së një profesionisti që punon në mjekësi. Gjatë javës, fëmijët do të eksplorojnë një gamë të gjerë konceptesh duke përfshirë fiziologjinë dhe mjekësinë klinike.

Ky program është një përvojë interaktive që jep një pasqyrë të plotë të jetës së një profesionisti që punon në mjekësi.  Me fokus në sistemet gastro-intestinale, të frymëmarrjes, kardio-vaskulare dhe neurologjike, ju do të eksploroni se si trupi është menduar se funksionon dhe çfarë mund të shkojë keq. Studentëve do t’u jepet gjithashtu mundësia të punojnë së bashku me profesionistët mjekësorë për një ditë të plotë në një spital në Londër.

OXFORD COLLEGE LAW SUMMER SCHOOL

Kursi i Drejtësisë, i krijuar për avokatët e së ardhmes, do i ndihmojë femiët të thellojnë të kuptuarit e tyre të koncepteve të rëndësishme ligjore dhe të përmirësojnë aftësinë për të formuluar argumente ligjore.

Fëmijët do të sfidohen për të krijuar argumente racionale përmes gjyqeve provë njëjavore. Do të zhvillojnë aftësitë e tyre të punës në ekip, ndërkohë që do të ndërtojnë argumenta bindëse për ndjekjen penale ose mbrojtjen duke iu referuar rasteve dhe precedentëve realë, përpara se të marrin pjesë në një gjyq simulues në fund të javës përpara një auditori me bashkëmoshatarë, tutorë dhe mentorët e kolegjit.

ENGINEERING AT OXFORD COLLEGE

Programet inxhinierike të kurseve verore janë kurset ideale për studentët që dëshirojnë të ndjekin një disiplinë Inxhinierike si karrierë ose në universitet. Ato ofrojnë njohje të thelluar në teorinë e inxhinierisë e cila zbatohet në fushat e inovacionit, projektimit dhe ndërtimit.

Në seminaret e Inxhinierisë, fëmijët do të studiojnë elementë të Inxhinierisë Kimike, Inxhinierisë Civile, Inxhinierisë Elektrike, Inxhinierisë Mekanike dhe Inxhinierisë së Mjedisit. Ata fokusohen në parimet shkencore dhe matematikore të këtyre disiplinave dhe mësojnë se si këto mund të përdoren në mësimet praktike të projektit.

 Ne tek Integral e dime sesa i rendesishëm eshte nje kamp veror. Kjo eksperiencë në kamp jo vetëm që do t’u japë fëmijëve mundësinë që të jenë me të lirshëm me bashkëmoshatarët e tyre, por do të zhvillojnë aftësi sociale – dhe aftësitë e jetës në përgjithësi – që do të vazhdojnë deri në vitin shkollor dhe më tej.

Nëse jeni te interesuar per shkolla verore me opsion ne grup, ofertat e grupeve që Integral do te organizojë në verën e vitit 2023 do ti gjeni më poshtë.

Për më shumë informacion na kontaktoni: 

☎️+355 69 40 40 801

📧xhesika@integral.al

 

news.front.related_news

10 pyetjet kryesore që kanë prindërit rreth Kampev...

Dërgimi i fëmijës tuaj në kampin veror në Zvicër është një mundësi emocionuese, por është e natyrshme të keni pyetje. Për të...
16.01.2025 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message