Kampet dhe shkollat verore më të mira në Europë

25.10.2022

Zbuloni përse Europa është vendi ideal për një kamp veror për fëmijën tuaj!


Europa padyshim është një vend magjik dhe ka shumë për të zbuluar dhe eksploruar në të gjitha destinacionet. Europa ka vende piktoreske me arkitekturë të jashtëzakonshme dhe cdo shtet ka një histori të pasur nga e cila mund të mësojmë shumë. Nga ana tjetër, në Europë ndodhen shkollat më elitare dhe Universitetet më prestigjoze të cilat ofrojnë mundësi të pafundme nga ana akademike. Për më të vegjlit, Europa ofron kampet më të mira verore. Le të zbulojmë së bashku në këtë artikull kampet verore dhe kurset e gjuhës më të mira në Europë.

Kampet Europiane kanë filluar aktualisht regjistrimet për verën e vitit 2023. Shumica e këtyre shkollave verore kanë studentë nga e gjithë bota, të cilët duan të kalojnë një verë të mbushur me aktivitete në natyrë, kurse gjuhe dhe shumë argëtim! Gjithsesi, prindërit gjithmonë janë në dilemë se cili destinacion është më i miri për t’i dërguar fëmijët e tyre për shkollë verore jashtë vendit. Për t’ju ndihmuar të bëni një zgjedhje të zgjuar, më poshtë do ju sjellim sygjerimet tona për disa prej kampeve verore më të mira, qofshin kampe ditore apo kampe rezidenciale.

Pse është Europa një vend i mrekullueshëm për kampe verore?

Në Europë, fëmijët dhe adoleshentët do të kenë mundësi të pafundme programesh nga të cilat mund të përzgjedhin kampin që i përshtatet me tepër pritshmërive të tyre. Të gjitha këto kampe verore ofrojnë mjedise shumë komode, aktivitete zbavitëse të pafundme në natyrë për të eksploruar dhe për të njohur sa më shumë kulturën e vendit si dhe mundësinë për të mësuar ose perfeksionuar më tej një gjuhë të huaj.

Vendndodhja

Mjafton të përfytyroni destinacionin perfekt për ju. Nese dëshironi një kamp në liqen, në mal, në det apo në qytet, Europa i mundëson të gjitha këto.

Zgjedhja e Programit

Kampet verore në Europë ofrojnë një game të gjerë aktivitetesh kulturore dhe sportive. Për më tepër, fëmijët mund të zgjedhin të bëjnë dhe lëndë akademike, të tilla si mësime gjuhësore, kurse lidershipi, arte, shkenca mjekësore, teknologji etj.

Kampuset cilësore

Fëmijët akomodohen në dhoma të veçanta për vajza dhe djem. Dhomat janë individuale ose të përbashkëta, ku akomodohen 2-3 fëmijë të grupmoshave të njejta por me nacionalitete të ndryshme.

Tarifat

Tarifat e kampeve verore ndryshojnë në varësi të institucioneve që e ofrojnë kampin ashtu sikurse edhe në varësi të vendit. Disa nga ofertat e grupeve që Integral do të organizojë në verën e vitit 2023 do ti gjeni më poshtë.

Ofertat e grupeve

Le të fillojë aventura

Nxitoni të përfitoni nga ofertat për grupet e verës 2023 deri në fund të muajt Nëntor!

Regjistrohuni këtu!

☎️: +355 69 40 40 801

📧: xhesika@integral.al

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message