Këshilla për një intervistë të suksesshme për programin Work and Travel

08.12.2021

9 këshilla për një intervistë të suksesshme me një punëdhënës për programin Work and Travel


Një intervistë me një punëdhënës amerikan për programin Work and Travel mund të duket e frikshme, por nuk është! Me shumë mundësi do të jetë takimi juaj i parë i tillë dhe ne duam t’ju qetësojmë dhe t’ju udhëzojmë me 9 këshilla se si të bëni një intevistë të suksesshme.

Mbani mend se mbi 90% e studentëve Work & Travel  e marrin një punë që në thirrjen e parë!

Mungesa e përvojës nuk duhet t’ju shqetësojë. Megjithatë, nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për përgatitje, kontaktoni konsulentët e INTEGRAL dhe ata do tju këshillojnë për cdo detaji të intervistës.

Në këtë artikull do të gjeni 9 këshilla për një intervistë të suksesshme online me një punëdhënës për programin Work and Travel.

  1. Ndërtoni imazhin tuaj

Përgatitni mirë CV-në tuaj! Kjo është kartëvizita juaj dhe gjëja e parë në bazë të së cilës punëdhënësi do të krijojë përshtypjet e para për ju. Zgjidhni një foto të përshtatshme, kushtojini vëmendje të veçantë seksioneve: Përvoja e Punës dhe Aftësitë – si rregull, ato janë më interesantet për intervistuesin dhe gjithmonë mund të rezultojë se diçka që e konsideroni si hobi është e rëndësishme dhe e kërkuar nga punëdhënësi për pozicionin për të cilin po aplikoni.

  1. Vendi nga ku do e zhvilloni intervistën

Megjithëse intervista juaj e punës do të kryhet në komoditetin e shtëpisë tuaj, është një ide e mirë të zgjidhni një vend intervistimi që duket më i ngjashëm me një ambient biznesi.

-Shikojeni situatën sikur po ftoni një të huaj, punëdhënësin tuaj të ardhshëm të mundshëm, në dhomën tuaj dhe vendosni se çfarë dëshironi që ai të shikojë (sigurisht nuk do të dëshironit që rrobat, kutitë e picave, etj. të jenë të çrregullta).

-Këshillohet që të uleni në një tavolinë dhe nëse është e mundur të pozicionoheni në mënyrë që të ketë një mur ose një sfond tjetër neutral pas jush.

-Sigurohuni që ndricimi të jetë e mirë.

-Përpiquni të eliminoni çdo zhurmë të jashtme – muzikë, TV të ndezur, njerëz të tjerë në të njëjtën dhomë, kafshë shtëpiake, pajisje elektrike etj…

  1. Gjuha e trupit

Gjuha e trupit është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm në çdo intervistë pune. Silluni si në një takim personal.

-Pozicionimi- nëse jeni ulur në një karrige pranë tavolinës tuaj ose në një divan, sigurohuni që qëndrimi juaj të jetë i drejtë.

-Mbani kontaktin me sy me kamerën.

-Buzëqeshni dhe qëndroni pozitivë.

-Mos mbuloni gojën ose pjesë të fytyrës me duar.

  1. Vishuni për të bërë përshtypje

Nuk është e nevojshme të vishni një kostum apo veshje zyrtare, por nuk janë të pranueshme edhe veshjet e shtëpisë si veshje sportive, pizhame etj.

Xhinse dhe një bluzë / këmishë / pulovër do të ishin një zgjedhje e shkëlqyer.

  1. Mblidhni informacion

Rekomandohet shumë që të dini diçka për punëdhënësin dhe vendin ku jeni duke u intervistuar, si dhe të njihni se çfarë përfshihen si detyrime në pozicionin për të cilin po aplikoni.

  1. Vendosini ju datat

Kontrolloni datat për të cilat jeni në dispozicion për punë. Punëdhënësit kanë shpallur datat më të hershme dhe më të fundit të mundshme të fillimit dhe përfundimit të periudhës së punës dhe ato janë të përshtatura për ngarkesën e punës së biznesit të tyre. Mospërputhja e aftësive tuaja me nevojat e tyre mund të jetë problematike.

  1. Jini në kohë

Edhe pse do të keni një kohë specifike intervistimi, shpesh ka ndryshime në orar për arsye të ndryshme – punëdhënësi interviston më gjatë ose një nga studentët para jush nuk është i disponueshëm për një intervistë, ose dikush mund të ketë probleme të ndryshme – gjithçka ndodh. Kjo është arsyeja pse ju duhet të jeni në linjë rreth 30 minuta përpara kohës së planifikuar të intervistës. Jini të përgatitur për vonesa, prandaj përgatituni edhe pas kohës së caktuar.

  1. Kontrolli i audios

Në mënyrë që intervista të jetë e suksesshme, është e detyrueshme të shikoni dhe dëgjoni mirë punëdhënësin, si dhe ata ju – mos harroni të kontrolloni audion, mikrofonin dhe kamerën para intervistees.

  1. Biseda

Sigurisht që të zhvillosh një bisedë në anglisht është pak sfiduese, por nuk keni pse të shqetësoheni. Punëdhënësit janë të vetëdijshëm se kanë përballë një person, gjuha amtare e të cilit nuk është anglishtja. Askush nuk pret fjalim, gramatikë apo shqiptim të përsosur, dhe shumica e punëdhënësve kanë përvojë shumëvjeçare në punësimin dhe punën me studentë nga e gjithë bota. Flisni qartë, mos nxitoni dhe nëse nuk arrini të dëgjoni apo kuptoni një pyetje, mos hezitoni t’i kërkoni ta përsërisin atë.

Nëse ndiqni këto këshilla, intervista do të jetë e lehtë, ndoshta do të jetë argëtuese dhe mbi të gjitha e suksesshme! Përgatitja juaj e mirë dhe vëmendja ndaj detajeve në mënyrë të pashmangshme do të vërehet dhe vlerësohet nga intervistuesi!

Susese!

Për më shumë informacion rreth programit Work and Travel:

Rezervoni konsulencën tuaj falas!

☎️+355 69 40 40 901
📧xhensila@integral.al

Etiketa:

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message