Italia është një nga vendet më të përparuara europiane, me studentë nga e gjithë bota që vijnë për të studiuar dhe hulumtuar. Sot në të studiojnë rreth 1,800,000 studentë, 70,000 prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë.
Më 20 Janar, Integral Educational Programs organizon panairin virtual rreth Studimeve në Itali. Mos e humbisni mundësinë të takoheni personalisht me përfaqësues të disa prej universiteteve më të mira në Itali, panairi është vetëm një klikim larg!
Përveç arsyeve të dukshme, të tilla si ushqimi i shijshëm, vendet dhe peizazhet e larmishme natyrore dhe historia që mbart ne çdo cep, te studioni në Itali është e sigurt se do tju ofroje shume me shume se sa kaq. Me një përzgjedhje të larmishme të programeve dhe disiplinave, studentët ndërkombëtarë në Itali mund të përfitojnë cka ky vend mund të ofrojë, teksa ndjekin arsim cilësor me tarifa shumë herë më të përballueshme në krahasim me vendet e tjera të Evropës.
Italia është shtëpia e një prej universiteteve më të hershme në botë, Universiteti i Bolonjës, i cili gjithashtu inicioi sistemin universitar që ne njohim sot. Prandaj, kur merren parasysh vendet në Evropë që ofrojnë mundësi të vlefshme për arsimin e lartë, Italia është një destinacion i mirë studimi.
Te pranoheni në një universitet ndërkombëtar kërkon kohë dhe hulumtime të kujdesshme, dhe ne kemi përpiluar gjithçka që duhet të dini për ta bërë përvojën sa më të qetë që të jetë e mundur. Lexoni këtë udhëzues për t’u përgatitur për një përvojë Italiane dhe jemi te bindur qe do të paketoni çantat shume shpejt!
Përse të zgjidhni sistemin e arsimit të lartë italian:
- Cilësia e jetës : Italianët janë të njohur për mikpritjen dhe duke bërë një përpjekje të vogël për të mësuar italisht, do të gjeni veten duke u bërë miq me vendasit në shume pak kohë. Nga natyra befasuese deri te muzetë dhe teatrot e panumërta, dhe jeta e mrekullueshme e natës edhe në qytetet më të vogla të Italisë, Italia do tju beje te ndiheni si ne shtepine tuaj.
- Profesionalizëm: Studimi në Itali ju jep mundësinë te keni një diplomë prestigjioze në universitete dhe akademi italiane të njohura në të gjithë boten).Universitetet dhe akademitë italiane japin kompetenca të larta dhe ata gjithashtu mbështesin dhe këshillojnë studentët gjatë gjithe periudhes se studimit.
- Mundësitë e tregut të punës: Italia është në pararojë në fusha të ndryshme të arsimit të lartë, shumë prej të cilave korrespondojnë me sektorët profesionalë më të zhvilluar të tregut të punës.
- Fleksibiliteti: Programet e arsimit të lartë bazohen në një sistem krediti (ETCS, Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve) me të cilin studentët mund të bëjnë planin e tyre të studimeve sipas nevojave të tyre.
Sistemi arsimor dhe llojet e universiteteve ne Itali:
Sistemi arsimor në Itali u reformua në 1999 për të krijuar një sistem te perbere nga tre cikle, I quajtuar “Sistemi e Bolonjës” i cili u aplikua në të gjithë Evropën.
Cikli i Parë: Bachelor (3 vjet) dhe diploma me cikël të vetëm
Cikli i dytë: Master (2 vjet) dhe master të nivelit të parë profesional
Cikli i tretë: Shkolla e Doktoraturës (5-6 vjet) specializim dhe master të nivelit të dytë profesional.
Për sa i përket llojeve të institucioneve, ekzistojnë dy kategori të gjera institucionale që përbëjnë sektorin e arsimit të lartë në Itali: institucionet universitare dhe institucionet jo universitare të cilat përfshijnë Arsimin e Lartë në Arte dhe Muzikë (Alta formazione Artistica e Musicale ose AFAM).
Institucionet universitare ndahen ne universitetet shtetërore (institucione publike të financuara nga shteti dhe përbëjnë shumicën në Itali dhe universitete private.
Ju mund te zbuloni se cilat janë diferencat mes tyre duke klikuar ne linkun këtu :
Të studiosh në një universitetet privat apo publik në Itali?
Disa dege të spikatura për arsimin e lartë në Itali jane veçanërisht në fushën e Arkitekturës dhe Dizajnit, Shkencave dhe Inxhinierisë, Teknologjive të Reja, Ekonomisë dhe Menaxhimit, Bujqësisë, Shkencave Humane, Kinemasë, Baletit, Aktrimit, dhe Muzikës.
Shumica e ofrohen në gjuhën italiane por numri i programeve në dispozicion ne gjuhën angleze është në rritje. Prandaj, mund të jetë e mundur të gjesh kurse të mësuara në anglisht, nëse aftësitë e tua të gjuhës italiane nuk janë aq të mira.
Tarifat e shkollimit në Itali
Pagesat e shkollimit në Itali mund të ndryshojnë shumë, ne varesi te universitetit qe zgjidhni, deges dhe nivelit tuaj te studimit, rajoni ku po studioni dhe lloji i institucionit – publik ose privat.
- Universitetet Publike ne Itali
Tarifat mesatare të shkollimit për një arsim të lartë publik në Itali mund të shkojnë deri në 5,000 € në vit, në varësi te universitetit specifik, si dhe programit apo nivelit tuaj te studimit.
- Universitetet private ne Itali
Universitetet private në Itali janë dukshëm më të shtrenjta se sa ato publike, me tarifa që shkojnë nga 6.000 deri në 20,000 € në vit. Shumica e universiteteve private aplikojne tarifa të ngjashme shkollimi si për studentët e BE-së edhe ato jo-BE.
Për më shumë informacion rreth universiteteve në Itali kliko në linkun këtu:
Universitete në Itali
Financimi dhe bursat e studimit në Itali
Tarifat e shkollimit janë një realitet i pashmangshëm i studimit jashtë vendit, por mos harroni për fondet e jashtme dhe mundesite e bursave që mund të ndihmojnë te realizoni endrren tuaj per te studiuar jashte vendit. Ka shumë mundësi financimi dhe bursash për të cilat studentët që kryejnë një arsim në Itali mund të aplikojnë, pa marrë parasysh vendin tuaj të origjinës. Disa bursa madje mund te mbulojnë tarifat e shkollimit, si dhe kostot e jetesës. Bursat dhe fondet shpesh janë të kufizuara dhe u jepen studentëve bazuar në merita, pas një vlerësimi të notave të tyre nga studimet e mëparshme.
Me poshte do te gjeni te listuara disa bursa studimi ne Itali nga universitete publike dhe private:
- Bursat e qeverisë italiane për studentë të huaj: Këto u ofrohen studenteve nderkombetare që studiojnë në Itali dhe janë në dispozicion për studentët që hyjnë në një sërë programesh, duke përfshirë: Programet master, Kurse AFAM, Programet PhD, Programe per kerkime shkencore.
- EDISU Piemonte Scholarships: Këto janë bursa në dispozicion të studentëve përfshirë studentë ndërkombëtarë jo-BE, të regjistruar posaçërisht në një program me kohë të plotë në Universitetin e Piemonte.
- Bursa për Studime ne Universitetin të Bolonjës : Universiteti i Bolonjës jep 48 bursa studimi për studentë ndërkombëtarë që marrin pjesë në Universitetin e Bolonjës.
- Bursat e Bocconi University: Kjo bursë ofrohet duke marre parasysh situatat ekonomike dhe performancën akademike te studentit. Bursa përfshin një ulje ne tarifen e plote te studimit, me vlerë deri në 12,700 € në vit.
- Bursat Ndërkombëtare të Politecnico di Torino: Kjo bursë u ofrohet studentëve ndërkombëtarë që ndjekin programet e Inxhinierisë ose Arkitekturës në Politeknikun e Torinos.
- Universita Cattolica del Sacro Cuore – Universiteti ofron bursa per studentë me nivel të lartë akademik në vlerën e 3000 Euro
- Ca ‘Foscari – Si një nga institucionet lider ne përsosmërine akademike, Ca ‘Foscari përpiqet të tërheqë studente të talentuar nga e gjithë bota, duke ofruar bursa me vlere deri ne 5000 Euro
- Instituto Europeo di Design (IED) një nga shkollat më të mira të Design në Itali ve ne dispozicion bursa deri ne 50 % per programe master.
- NABA (Nuova Accademia di Belle Arti) – një akademi e njohur ndërkombëtare e artit dhe dizajnit. E themeluar në vitin 1980, NABA është akademia më e madhe private e artit në Itali. Ajo ofron programe të nivelit bachelor dhe master në italisht dhe anglisht dhe ve ne dispozicion bursa deri ne 50% per dege te ndryshme
Për më shumë informacion rreth bursave te studimit ne Itali ju lutem kontaktoni me nje konsulent te Integral
Viza Studentore per ne Itali
Ju duhet te filloni procesin e aplikimit te vizes sapo të merrni një letër pranimi nga universiteti juaj ose te pakten tre muaj perpara dates se parashikuar te mberritjes ne Itali. Koha e përpunimit të aplikimit tuaj mund të zgjasë nga 1 – 3 javë. Lloji I vizes qe do te ju nevojitet eshte Viza tip D: Viza e qëndrimit të gjatë e vlefshme për më shumë se 90 ditë
Konsulentet e Integral do tju japin informacionin e plote ne lidhje me dokumentat e nevojshme dhe procedurat për të aplikuar për vize studentore per ne Itali.
Sigurimi shëndetësor
Studentët ndërkombëtarë që aplikojnë për të studiuar në Itali duhet të marrin një sigurim shëndetësor privat. Ata duhet të marrin një deklaratë nga konsullata për vlefshmërinë e saj në Itali. Kjo për shkak se mbulimi mjekësor në Itali është shumë i shtrenjtë
Kostot e jetesës
Shpenzimet e jetesës në Itali variojnë nga 500 deri në 1.500 EUR në muaj. Kjo përfshin akomodimin, transportin publik, kostot e ushqimit, udhëtimet lokale dhe argëtimin dhe varet nga qyteti qe keni perzgjedhur te jetoni. Në krahasim me qytetet e tjera, Roma është pak më e shtrenjtë ku nje student mesatar duhet të shpenzojë midis 700 deri ne 800 Euro në muaj. Në qytete të tjera të Italisë si Torino, Padova, Pisa ose Bolonja një student mesatar shpenzon midis 550 Euro në muaj në 750 Euro në muaj.
Për më shumë informacion rreth universiteteve në Itali: