Eksperienca ime si Group Lider ne shkollen verore ne Angli!

08.01.2023

Nga Xhesika Bushka, konsulente e kampeve verore ne Integral Programe Edukimi


2 jave ne Angli – Eksperience e pa besueshme ne zemer te Londres.


"Qe ne janar te vitit 2023, kur vendosem se do te isha shoqeruesja e grupit te shkolles verore ne Angli, mendova se do te ishte nje eksperience shume e bukur edhe per mua te qendruarit ne nje shkolle verore nderkombetare.


Duke qene konsulente per shkollat verore prane Integral Educational Programs, sa here qe ne zyre paraqiteshin familje te interesuara per kampe verore ne Angli ne grup, menjehere sygjerimet e mia ishin ofertat e grupeve qe ne kishim ne Londer dhe ne Bristol. Shumica e familjeve qe vinin per takim ne zyre, ishin shume te interesuar per kampet verore ne grup. Arsyeja e pare e kesaj preference, ishte fakti qe ata do te ishin te shoqeruar gjate udhetimit dhe gjate qendrimit ne shkollen verore nga nje grup lidere, ne kete rast une. Une, se bashku me femijet do te udhetonim nga Tirana ne Londer dhe me pas nga Londra ne Tirane. Fluturimet per udhetimin e femijeve percakohen shtate ose tete muaj para dhe rezervohen biletat ne menyre qe i gjithe grupi te udhetoje ne te njejtin fluturim. Arsyeja e dyte qe prinderit preferuan kete opsion ishte edhe per faktin qe ishin me te qete duke e ditur se per cdo nevoje apo cdo veshtiresi qe femijet mund te hasnin aty, ishte nje person me te cilin prinderit dhe vete femijet mund te komunikonin. Arsyeja e trete, por jo me pak e rendesishmja eshte qe ofertat e grupeve, gjithmone kane cmime me konkurruese sesa ofertat individuale, per me teper ne cmim perfshihet edhe bileta e fluturimit vajtje ardhje. Kampi qe kishim zgjedhur per grupet tona, ishte Academic Summer. E vecanta e kesaj shkolle verore eshte qe femijet pervec argetimit, bejne edhe lende akademike ne gjuhen Angleze te pershtatura sipas moshes dhe nivelit te Anglishtes qe secili nga femijet ka.


Grupi i femijeve me te cilin kam udhetuar, ishte nje grup karizmatik dhe shume gazmor. Femijet ishin te moshave te ndryshme, ku me i vogli prej tyre ishte 9 vjeç dhe me e madhja ishte 17 vjeç. Ishte nje grup shume i larmishem dhe ata u miqesuan shume shpejt me njeri tjetrin. Femijet qe ishin ne grup nuk njiheshin me pare, por kjo nuk ishte aspak nje pengese qe te beheshin shoke te ngushte pergjate dy javeve te qendrimit ne kamp dhe nga cfare me kane thene vete prinderit me mbrapa, femijet vazhdojne edhe sot mbajne kontakte me njeri tjetrin por edhe me moshataret e tjere te huaj qe njohen gjate kampit. Kjo eshte edhe nje nga perfitimet e kampeve verore – te krijosh miqesi me femije nga e gjithe bota, miqesi qe zgjasin pergjithmone.


Ajo qe une vura re nga grupi i femijeve shqiptare, ishte fakti qe u pershtaten shume shpejt me cdo gje, duke filluar nga rregullat e shkolles verore, oraret, ushqimin dhe me aktivitetet e mbasdites. Aty grupi i femijeve u miksua shume mire edhe me femijet e tjere qe vinin nga vende te tjera si Italia, Ukraina,Meksika, Japonia, Spanja, gjermania por edhe nga Kanadaja dhe USA. Ishte vertet nje ambient multi kulturor ku femijet nepermjet gjuhes universale qe eshte Anglishtja, kuptoheshin shume lehte me njeri tjetrin. Akomodimi ishte shume komod,dhomat ishin teke dhe secila nga dhomat kishte tualetin e vet brenda ne dhome. Akomodimi i vajzave dhe i djemve ishte i ndare dhe secili kat kishte kamera dhe nje person nga kampi i cili ishte pergjegjes per sigurine e femijeve. Gjithashtu, femijet nuk lejoheshin qe te dilnin nga kampusi vetem te pa shoqeruar nga nje anetar i stafit.


Dita ishte e organizuar ne menyre perfekte, dhe cdo gje behej sipas nje orari te caktuar. Edhe zgjimi ne mengjes edhe fjetja ne darke ishin me orare fikse. Gjate paradites, femijet ishin te angazhuar me oret mesimore. Secili prej tyre, sipas preferencave qe kishin zgjedhur para se te fillonte kampi, kishin nje grafik oraresh dhe gjate paraditeve, nga e hena ne te premte ata zhvillonin 4 ose 5 ore mesimore.

Eshte interesant fakti qe femijet mezi prisnin diten pasardhese, per te zhvilluar serish oret mesimore. Stafi mesimdhenes ishte teper i pergatitur dhe kualifikuar. Oret mesimore nuk ishin aspak te merzitshme, perkundrazi, ato ishin shume argetuese sepse cdo gje analizohej ne kuadrin praktik me shume se ne kuadrin teorik, kjo eshte edhe arsyeja pse femijet prisnin me padurim per te ndjekur mesimet.


Pas mesimit femijet konsumonin vaktin e drekes ne mensen e shkolles. Ushqimet ishin te gatuara shume mire dhe vaktet ishin shume te larmishme. Ishte kenaqesi te shikoje femijet duke biseduar dhe duke qeshur me njeri tjetrin teksa ishin duke konsumuar vaktet.


Pas konsumimit te drekes, te organizuar ne grupe prej 10-15 femijesh, dhe te udhehequr nga nje perfaqesues i kampit, shkonin dhe vizitonin lokacione te ndryshme brenda ne Londer. Pervec shoqeruesit nga kampi, bashke me femijet shkoja edhe une ne menyre qe per cdo gje qe mund te kishin nevoje, te mund ti ndihmoja. Cdo dite ekskursionet e mbasdites ishin ne vende te ndryshme, ne menyre qe ata te vizitonin sa me shume vende te reja.

Londra eshte nje qytet i magjishem dhe i mbushur me histori. Ne cdo rruge qe shkelje, gjendej nje copez historie. Tek vendet qe femijet vizituan, mund te permend, London Eye, i cili ishte shume afer me kolegjin DLD ku akomodoheshim dhe ku zhvillohej kampi, The London Dungeon, Westminister Abby, Buckingham Palace, Convent Garden, Piccadilly Circus, Oxford street, ku femijet paten mundesi te benin edhe shopping, Notting Hill, Harrods, London Bridge, Leadenhall Market, Soho Square Gardens, muze te ndryshem si Bank of England, Tate Britain, Victoria and Albert Museum, Tate Modern, Natural History Museum, HMS Belfast etj.


Gjate fundjavave, femijet nuk zhvillonin ore mesimore dhe kishim gjithe diten ne dispozicion, per te shkuar ne vende qe ishin pak me larg Londres, si Greenwich, Oxford apo Cambridge. Ne fundjave, pas konsumimit te mengjesit, femijet mblidheshin tek hyrja qendrore, dhe me pas, te ndare neper autobusa shume komode, udhetonin drejt ketyre destinacioneve.


Nje nder me te vecantet, mund te permend udhetimin per ne Greenwich, I cili u be me anije, pergjate lumit Tamiz dhe ishte nje eksperience shume unike dhe interesante gjate te ciles femijet u kanaqen shume. Dreka gjate fundjavave ishte e paketuar dhe femijet kishin mundesi per ta marre me vete dhe per ta konsumuar. Mund te them qe cdo gje ishte e organizuar shume mire dhe me detaje. Pasi mbaroi java e pare e kampit, dhe filloi numerimi mbrapsht i diteve te ngelura, degjoja shpesh femijet qe me thonin qe do te donin qe koha te mos kishte kaluar aq shpejt. Eshte e vertete qe ndonje here dukej se koha ikte shume shpejt, sepse cdo moment ishte shume argetues dhe sa me shume afrohej data per tu ri kthyer ne shtepi, aq me shume shijonim momentet qe na kishin mbetur ne Londren e bukur.

Kjo eksperience, ishte shume e bukur per mua, por akoma me e bukur per femijet, dhe pa dyshim qe do jua sygjeroja te gjitha familjeve, per t’u dhuruar nje vere te pa harruar dhe emocionuese femijeve te tyre. Nje gje eshte e sigurt, pasi te rikthehen nga kjo pervoje, ata do te jene me te rritur, me te pavarur dhe me shume shoke te rinj."

Sigurojini femijës tuaj nje verë te paharrueshme mbushur me udhetime e aktivitete qe do e ndihmojnë të jete më social dhe te zhvilloje aftësitë e tyre.

Regjistrohuni këtu!
Për më shumë informacion na kontaktoni: 

+355 69 40 40 801

xhesika@integral.al

 

Etiketa:

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message