Vetë procesi i vendimmarrjes për të ndjekur studimet jashtë vendit është kompleks dhe deri në një farë pike i ndërlikuar, prandaj është shumë e rendësishme që studentët të kenë të qarta të gjitha dallimet mes universiteteve në SHBA dhe universiteteve në Kanada.
SHBA është dhe do të jetë gjithmonë një nga destinacionet më të njohura për studentët në të gjithë globin. Sidoqoftë, kohët e fundit, Kanada ka punuar shumë që të renditet si një nga vendet më të kërkuara për studentë ndërkombëtarë.
Më poshtë do të gjeni aspekte të ndryshme të studimit jashtë vendit, me informacionet përkatëse për secilin shtet:
- Kriteret e pranimit
Nëse po planifikoni të aplikoni për studime universitare, përfundimi i arsimit 12 vjeçar dhe paraqitja e provimeve SAT është një kriter i zakonshëm për shumicën e universiteteve amerikane, si dhe ato kanadeze. Sidoqoftë, kriteret për të ndjekur një diplomë pasuniversitare ndryshojnë për secilin vend. Kjo gjë varet kryesisht nga programi që ju zgjidhni për të ndjekur. Arsimi në universitetet në SHBA kërkon dorëzimin e një numri të provimeve pranuese si GRE / GMAT, TOEFL / IELTS së bashku me GPA-në tuaj. Ndërsa universitetet kanadeze u japin më shumë rendësi rezultateve tuaja GPA dhe IELTS / TOEFL sesa rezultatet tuaja GRE / GMAT. Si rezultat, pranimi në universitetet kanadeze është relativisht më i lehtë.
- Kalibri i Universiteteve
Me mbi 4000 universitete të shpërndara në të gjithë vendin, Shtetet e Bashkuara nuk janë vetëm shtëpitë e shkollave Ivy League, por edhe të disa nga universiteteve më të larta në mbarë globin. 12 universitete amerikane renditen në mes 20 universitetet më të mira në mbarë globin bazuar në renditjen e QS për vitin 2019. Këto institucione ofrojnë një gamë të gjerë programesh, që njihen dhe pranohen në të gjithë botën. Për të mos lënë anash, më shumë se 8 universitete kanadeze janë renditur në listën e 200 universiteteve më të mira në mbarë globin bazuar në renditjen e QS për vitin 2019. Institucione të tilla si Universiteti i Torontos, Universiteti i Kolumbisë Britanike dhe Universiteti McGill vlerësohen gjerësisht për mundësitë e tyre kërkimore dhe fakultetin e shkëlqyer.
- Kostoja e studimit
Arsimi jashtë vendit padyshim që mund të jetë një nga gjërat më të shtrenjta dhe një nga pyetjet e para që kanë studentët përpara se të vendosin të studiojnë jashtë vendit është kostoja. Kostoja e arsimit në universitetet amerikane shkon maximum afërsisht 33.215 dollarë amerikanë në vit për studentët universitare. Nga ana tjetër, kostoja e studimit në Kanada është relativisht më e ulët në rreth 23.300 dollarë amerikanë në vit.
Megjithë kostot e larta, ekzistojnë disa mundësi për ndihmë financiare që u ofrohen studentëve ndërkombëtarë për ti bërë studimet e tyre jashtë vendit të përballueshme.
Universitetet amerikane dhe organizatat e tjera të lidhura me to ofrojnë bursa të tilla si:
- Inlaks Shivdasani Foundation scholarships
- Asian Women in Business Scholarship Fund
- Fulbright-Nehru Research Fellowships
Disa nga bursat e ofruara nga universitetet kanadeze janë:
- Canada Asia-Pacific Awards (CAPA)
- International Research Linkages funded by Foreign Affairs and International Trade Canada
- Sauvé Scholars Program by the Jeanne Sauvé Youth Foundation
- Mundësitë e punësimit
Gjysma e arsyeve për të ndjekur një diplomë ndërkombëtare ka të bëjë me numrin e mundësive për karrierë që happen dhe të dyja SHBA dhe Kanada janë të dy vende mjaft interesante në hartën e mundësive të punësimit. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 3 me Kanadanë jo shumë larg në vendin e 5-të. Sipas statistikave, profesione të tilla si menaxhimi, mjekësia, stomatologjia, inxhinieria e programeve kompjuterike, etj ofrojnë disa nga pagat më të larta në SH.B.A. Ndërsa punët infermieria, analistët, mësuesia, farmacia, menaxhimi financiar, menaxher ndërtimi, etj janë disa nga punët më të mira në Kanada. Paga e pare mesatare e të diplomuarve në universitete në Amerikë, në vitin 2018, ishte 48,127 dollarë amerikanë. Ndërsa paga mesatare e parë e fituar nga të diplomuarit në universitete në Kanada ishte 36.895 dollarë amerikanë.
- Vendbanimi i përhershëm
Nëse keni ndërmend të vendoseni në vendin ku po studioni, pas arsimit, do t’ju duhet të merrni vizat e duhura dhe lejet e punës. Aplikimi për qëndrim të përhershëm në SHBA është sigurisht i mundur. Sidoqoftë, procesi dhe kohëzgjatja e pajisjes me to janë shumë më të komplikuara sesa ato për Kanadanë. Kanadaja u ofron të diplomuarve të programeve të caktuara mundësinë për të aplikuar për një leje pune pas diplomimit. Kjo leje pune ju lejon të punoni në Kanada pas diplomimit. Gjithashtu ju kualifikon të aplikoni për qëndrim të përhershëm në Kanada. Sidoqoftë, në SHBA, aplikimi për një kartë Green është një alternativë më e mirë sesa të punoni për t’u sponsorizuar nga një punëdhënës ose duke aplikuar në mënyrë të pavarur për një vizë pune.
Ndërkohë që studimi në Kanada siguron kosto dhe politika imigracioni më të mira, arsimi në SHBA ofron mundësi më të larmishme punësimi dhe arsimimi. Ju mund të vendosni midis një prej dy vendeve bazuar në 5 faktorët kryesorë të përmendur më lart.
Vendimi për të studiuar jashtë vendit është një përvojë që ndryshon jetën. Ne jemi këtu t’ju ndihmojmë të zgjidhni vendin, universitetin dhe programin e përsosur për ju bazuar në rezultatet dhe pritshmëritë tuaja. Ne punojmë për t’ju ndihmuar të bëni përvojën tuaj arsimore më të mirë duke e bërë të gjithë procesin pa probleme dhe pa stres.
Për më shumë informacion:
Rezervoni konsulencën tuaj!
+355 69 40 40 901
xhensila@integral.al