Bursat Oxbridge deri në 100% nga CATS Colleges

11.06.2020

Bursa elitare


CATS Colleges UK

Me kolegje në Londër, Cambridge, Canterbury në Mbretërinë e Bashkuar dhe Boston në ShBA, ka si mision të ofrojë ekselencë arsimore në mënyrë që çdo student të përparojë në kolegj dhe universitet. CATS ofron një larmi programesh akademike studimi si A-levels, A-levels të përshpejtuar, International Baccalaureate (IB), University Foundation Programme, High School Term apo dhe Përgatitje gjuhësore me qëllime akademike.

Kjo bursë ofrohet për të gjithë nxënësit e moshës 15-18 vjec!

CATS u jep mundësinë të gjithë studentëve të interesuar të bëhen pjesë e kolegjit duke ofruar Bursa Oxbridge deri në 100%.

Regjistrohu këtu dhe konkuro për të përfituar një nga bursat Oxbridge !

Nxënësit mund ta përfitojnë këtë bursë nëse ndjekin studimet në një nga tre kolegjet e CATS në Mbretërinë e Bashkuar për programin e studimit A-levels me kohëzgjatje 3, 5 ose 6 semestra ose në programin e diplomës IB me 6 semestra. Bursa është për vlerën e plotë të shkollimit dhe akomodimit.

Në mjedisin e sotëm shumë konkurues, Universitetet e Oxford dhe Cambridge po kërkojnë kandidatë të suksesshëm, të pasionuar, të mirë-formuar dhe kjo është arsyeja pse CATS ofron një sërë programesh studimi ekselente të cilat sigurojnë suksesin në pranimin tuaj.

Përgatitja për Oxbridge nga CATS, ofron degë studimi si financë, arkitekturë, inxhineri, juridik, mjekësi etj. Është krijuar për të zgjuar pasionin dhe interesin tuaj ndaj studimeve, duke ofruar gjithashtu mbështetje dhe këshilla shtesë. Programi Oxbridge nga CATS, ju jep mundësinë të përgatiteni për intervistat dhe provimet e pranimit në universitet, të përmirësoni aftësitë drejtuese, të menduarit kritik dhe motivimin, ju ofron ndihmën për të shkruar personal statement të përshtatura për aplikimin në Oxbridge.

CATS Colleges UK

Gjithashtu ju jep mundësinë të asistoheni nga stafi i Oxbridge duke marrë pjesë në seminare dhe workshop-e me stafin akademik apo të merni pjesë në aktivitete si çmimi i Dukës së Edinburgut, Olimpiada, çmimet Excelsis, çmimet e lidershipit, sfidat dhe klubet javore të debateve si dhe pjesëmarrje në vizita ditore dhe ture në Universitetin e Oxford dhe Cambridge.

Ndërsa kolegji sheh drejt vitit të ri mësimor, ekipet akademike dhe jo akademike janë të përqendruara në shëndetin dhe mirëqenien e studentëve dhe ky është prioriteti më i madh i kolegjeve që nga dita e sotme dhe deri në përfundimin e vitit shkollor. Fokusi është në përpjekjen për ti bërë studentët të ndjehen të sigurt për të mësuar dhe jetuar në kampuset e CATS Colleges UK.

Per këtë qëllim, kolegji është duke zbatuar një premtim që përfshin një sërë masash për të garantuar që komunitetet e tij shkollore janë të sigurta. Duke filluar nga zvogëlimi i klasave, ngritja e nivelit të regjimit te pastrimit, pajisjet “PPE”, distancimi social dhe shtimi i suportit per mirëqenien e studentit, deri te kombinimi i klasave online dhe në ambjentet shkollore si dhe kontrollet e rregullta shëndetësore.

Kolegji po planifikon të rihapë kampuset për vitin e ri akademik, por për t’ju dhënë siguri në kohë të pasigurt ata janë duke zgjatur procesin e rimbursimit.

Edhe pse kolegjet janë gati të mirëpresin studentët në vitin e ri akademik, derisa kampuset të rihapen, ata do të vazhdojnë të zhvillojnë mësimet online në mënyrë që studentët të ndjekin studimet në kolegjet CATS në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A., pasi të jenë rihapur kampuset.

Mos e humbisni mundësinë të përfitoni bursën Oxbridge deri në 100%

Regjistrohu këtu dhe konkuro për të përfituar një nga bursat Oxbridge !

☎️+355 69 40 40 801 / +355 69 80 40 601

📧krysia@integral.al / anka@integral.al

news.front.related_news

Bursat për shkolla te mesme jashte vendit për viti...

Shumica e shkollave të pavarura ofrojnë bursa për kandidatët me aftësi të veçanta, në varësi të buxhetit të vendosur çdo vit nga institu...
12.01.2024 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message