BURSA STUDIMI JASHTË VENDIT - GJITHCKA QË DUHET TË DINI!

06.07.2022

Studime jashtë vendit


Cfarë janë bursat e programeve master jashtë vendit dhe si ti përfitoni ato? Më poshtë do të gjeni të gjithë informacionin që ju nevojtet.

Qëllimi i bursave për studime jashtë vendit është të inkurajojë studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të ndërmarrin një program master jashtë vendit. Ajo i jepet studentit nga institucioni arsimor ose instancat shtetërore. Bursat i referohen ndihmës financiare në drejtim të studentit, përvec granteve dhe huave studentore.

Universitetet më të mira në Europë, dhe ato të Amerikës, ofrojnë bursa për master për të tërhequr pjesën më të përgatitur të studentëve, dhë për t’i deleguar më pas në tregun elitar të punës.

KUSHTET DHE KËRKESAT PËR TË PËRFITUAR BURSA STUDIMI PËR MASTER JASHTË VENDIT:

Kushtet që duhet të përmbushen për të përfituar një bursë në programet master, bazohen në kritere të ndryshme, të tilla si merita akademike, aftësitë atletike, diversiteti dhe përfshirja, nevoja financiare, ose një kombinim i këtyre kritereve. Kriteret e bursës zakonisht pasqyrojnë qëllimet dhe vlerat e themeluesit ose dhuruesit të çmimit. Përfituesit e bursave nuk pritet të paguajnë bursat.

BURSAT PËR STUDIME MASTER NË MBRETËRINË E BASHKUAR

Qeveria Britanike dhe Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë vënë në dispozicion një numër të madh bursash master për studentët ndërkombëtarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar ka padyshim një nga vendet më të mira të studimit në botë, dhe gjithashtu ka një mjedis të favorshëm për t’iu përshtatur shijes dhe dëshirës së studentëve ndërkombëtarë që dëshirojnë të studiojnë në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, për të qenë akademikisht të suksesshëm.

Bursat e plota të studimit në Mbretërinë e Bashkuar:

Këto bursa të financuara plotësisht mbulojnë të gjitha tarifat arsimore të studentit, bursë mujore për të ndihmuar studentët që studiojnë jashtë vendit, biletat e avionit, sigurimin shëndetësor dhe kostot e pjesëmarrjes në konferenca. Gjithashtu, mund të përfitoni këtë bursë të financuar plotësisht për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, SHBA dhe Gjermani.

Bursat e pjesshme të studimit në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka disa nga institucionet më të mirë renditura në botë. Megjithatë, nëse planifikoni paraprakisht aplikimin tuaj, mund të bëni kërkesë për një sërë bursash të pjesshme të ofruara nga universitetet e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar financimin e studimeve tuaja atje.

Bursat e pjesshme për Master në Mbretërinë e Bashkuar, arrijnë deri në 30% të tarifës së studimit, ose e thënë ndryshe, deri në 4,000 Paund.

Kur aplikoni për bursë të pjesshme në Mbretërisë e Bashkuar, sigurohuni që të kontrolloni me kujdes kriteret e përshtatshmërisë së bursës dhe të dini gjithçka rreth procesit të aplikimit dhe datës së mbylljes.

BURSAT PËR STUDIME MASTER NË AUSTRI

Bursat për programe Master në Austri financohen kryesisht nga universitetet, qeveria e Austrisë dhe institucionet private anembanë botës.

Austria është shtëpia e shkencëtarëve, matematikanëve dhe muzikantëve më të nderuar në botë, prandaj studimi në institucionet nga ata vijnë do të ishte një përvojë më vete.

Më tepër se 60,000 studentë ndërkombëtarë janë regjistruar në Austri, duke përbërë pothuajse 26% të popullsisë së tyre të përgjithshme studentore.

Duke qenë se Austria është vend shumë social, mundësitë për bursa Master të plota dhe të pjesshme janë të shumta. Bursat e pjesshme kapin vlerën e 30% të tarifës vjetore të shkollimit, që në varësi të universitetit konvertohet deri në 3,000 EUR në vit.

BURSAT PËR STUDIME MASTER NË HOLLANDË

E ndërtuar me një ekonomi të fortë dhe popullsi shumëkulturore, Holanda është një opsion i shkëlqyer për të ndjekur studimet e larta.

Holanda ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme dhe vazhdon të japë duke prodhuar të diplomuar në fusha të ndryshme arsimore dhe kërkimore.

Nëse synoni të studioni në Holandë, ky vend siguron bursa studentore të pjesshme në bazë merite deri në 4,000 EUR për të mbështetur studimet tuaja.

BURSAT PËR STUDIME MASTER NË GJERMANI

Gjermania ofron disa nga kushtet më të mira për të ndjekur një program master dhe për të gëzuar një përvojë autentike gjermane. Bursat për Master në Gjermani janë gjithashtu të plota dhe të pjesshme.

Për të përfituar një bursë studentore të plotë duhet të plotësoni një nga kushtet e mëposhtme:

  1. Të jeni fitues i STAR CONTEST
  2. Duhet të keni përfunduar studimete në një nga 25 universitetet më të mira në botë
  3. Të keni ndjekur një projekt kërkimor pas studimeve tuaja

Sa i përket bursave të pjesshme, të gjithë studentët konsiderohen për të marrë një bursë në bazë të arritjeve të tyre akademike dhe mesatares së notave në programin Bachelor.

Për më shumë informacion, kontaktoni konsulentët tanë pranë zyrave të Integral Education Programs, të cilët do ju udhëzojnë për bursat më të përshtatshme dhe mundësitë më të mira për të studiuar jashtë vendit.

Për më shumë informacion:

Rezervoni konsulencën tuaj!

☎️+355 69 40 40 901
📧xhensila@integral.al

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message