Arsyet përse Europa është destinacion perfekt për studime Master!

21.02.2023

Studime Master ose MBA jashtë vendit!


A keni ëndërruar ndonjëherë të vizitoni Europën, të udhëtoni në vende të bukura dhe të përjetoni kultura të ndryshme? Ju mund t’i bëni të gjitha këto dhe të merrni diplomën tuaj Master në të njëjtën kohë.

Europa është një nga zgjedhjet kryesore për studime pasuniversitare nga studentët. Ka shumë arsye pse ata zgjedhin të kryejnë programin e tyre master jashtë vendit dhe pikerisht në Europë. Kjo ndodh jo vetëm për shkak të reputacionit të Europës për sa i përket standardit të lartë të arsimit, gjithashtu dhe mënyrës të jetesës, mundësive të pafundme dhe diversitetit kulturor.

  • Arsim dhe kërkim shkencor të klasit botëror

Shumë prej universiteteve më prestigjoze të botës janë të vendosura në Europë. Këto universitete kanë reputacion të lartë në mbarë botën dhe demonstrojnë aftësinë e Europës për të ofruar një standard të jashtëzakonshëm të mësimdhënies për studentët. Ndër to mund të permendim University of Westminster ne Londer dhe Berlin University of Applied Sciences, të cilët konsiderohen dy nga universitetet më ndërkombëtarë në botë dhe jane lider në fushën e kërkimeve shkencore.

  • Tarifat e shkollimit janë të ulëta

Krahasuar me vende si SHBA, Kanada apo Australi, tarifat e shkollimit në shumicën e universiteteve publike në Evropë janë me të ulta. Madje ne disa vende evropiane studimi në universitet është pa pagesë. Ka gjithashtu shumë mundësi bursash dhe mundësi të tjera për mbështetje financiare gjatë studimeve tuaja.

  • Fitoni përvojë pune ndërkombëtare

Në shumicën e vendeve evropiane ju mund të punoni me kohë të pjesshme nëse keni një vizë studentore. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të gjetur një punë ose një internship. Përvoja ndërkombëtare e punës do të jetë e dobishme për ju, pavarësisht se në cilin vend vendosni të shkoni pas diplomës tuaj. Përmirësimi i CV-së tuaj, qoftë edhe me nje punë me kohë të pjesshme në UK ose një internship në Gjermani, do t’u tregojë punëdhënësve tuaj të ardhshëm se jeni të guximshëm dhe mund të përballeni me sfidat në nivel ndërkombëtar.

  • Udhëtoni dhe zbuloni

Tani është koha juaj për të eksploruar dhe zbuluar. Udhëtimi në Europë është mjaft i lehtë dhe i përballueshëm. Edhe me një punë me kohë të pjesshme, ka ende pushime dhe fundjavë që ju japin mjaft kohë për të eksploruar vendin tuaj pritës dhe zonën përreth. Ka mundësi transporti pafund, si trenat, linja autobuzi, fluturime te cilat janë të perballueshme me një buxhet të kufizuar studenti.

  • Mësoni një gjuhë të huaj/ praktikoni anglishten 

Në shumicën e vendeve evropiane, mundesia për të folur në anglisht është përgjithësisht shumë e lartë pasi shumë prej programeve master ofrohen ne anglisht. Nderkohe duke kryer studimet jashte vendit, meson dhe gjuhe te reja duke kominikuar me miq te rinj qe vijne nga vende te ndryshme te botes.

  • Shijoni artin, historinë dhe ushqimin

Kontinenti i vjetër ka kaq shume per te ofruar. Secili prej shteteve eshte plot histori dhe art qe ja vlen te admirohet. Cdo qytet ka vecantine e vet, mbushur me keshtjella, katedrale, peisazhe te bukura dhe ushqim te mire. Europa është shtëpia e disa prej kuzhinierëve më të mirë në botë. Nuk do të dëshironit të humbisnit disa nga pjatat më të shijshme që do të provoni ndonjëherë. “Pastat te shijojne me shume ne Itali”.

Regjistrimi në një program Master në Europë është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar dhe përjetuar pjesë të ndryshme të botës, ndërsa punoni drejt qëllimeve tuaja të karrierës.

Nese ende nuk e keni bere zgjedhjen tuaj, ju ftojme në eventin virtual “Master’s & MBA” më 22 Shkurt ku do te njiheni me disa prej universiteteve me te mira Europiane qe ofrojne programe master në shumë fusha studimi.

REGJISTROHU FALAS !

 

Lajme të lidhura

Siguria Kibernetike (Cybersecurity) është drejtimi...

Flasim me shumë studentë që ende nuk e dinë se çfarë duan të studiojnë. Ata vijnë me një listë opsionesh – biznes, teknologji informative...
06.07.2026 Lexo me shume

Rrugë e Sigurt për Sukses: Studio në EU Business S...

A jeni gati të çoni karrierën tuaj në nivelin tjetër dhe të zgjeroni mundësitë tuaja globale? Studimi jashtë është një nga mënyrat m&...
23.06.2026 Lexo me shume

Studime në University of Dubrovnik – Aty ku inovac...

Përfitoni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht në UNIDU, një nga universitetet më të ndërkombëtarizuara në Croatia. I vendosur brend...
17.04.2026 Lexo me shume

Studio mjekësi në Çeki - Program në Anglisht ose s...

Të bëhesh mjek është një ëndërr që kërkon si pasion, ashtu edhe mjedisin e duhur. Charles University, e themeluar në vitin 1348, është nj&eu...
05.03.2026 Lexo me shume

Rruga juaj e shpejtë drejt një diplome inxhinierie...

Lajm i shkëlqyer për inxhinierët e ardhshëm! Nëse keni ëndërruar të studioni në zemër të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkua...
04.03.2026 Lexo me shume

Fontys University forcon mbështetjen për studentët...

Fontys University of Applied Sciences po ndërmerr hapa strategjikë për të përmirësuar përvojën e studentëve ndërkombëtarë. Iniciativat kryes...
20.11.2025 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message