APLIKIMET E HERSHME NË UNIVERSITETET JASHTË VENDIT

07.08.2023

Studime jashtë vendit


Aplikimi në një universitet jashtë vendit është një vendim shumë i rëndësishëm i cili kërkon kohë dhe informacionin e duhur. Disa nga hapat kryesorë që duhen ndjekur para aplikimit për studime jashte vendit janë zgjedhja e shtetit në të cilin dëshironi të studioni, dega, universiteti, mënyra e aplikimit. Të gjithë këto faktorë kthehen në një proces tepër të ndërlikuar, që kërkojnë kohë dhe angazhim.

Përse duhet të aplikoni herët?

  • Keni kohë të mjaftueshme për të përgatitur letrën e motivimit
  • Shmangni shqetësimet e minutës së fundit
  • Keni kohë të mjaftueshme për të planifikuar kostot
  • Keni një shans të mirë për të siguruar një bursë.
  • Në rast se aplikimi juaj refuzohet, ju mund të aplikoni me kohë në institucione të tjera.
  • Ka raste kur studentit nuk i ofrohet saktësisht programi që ai synon të studiojë, dhe në vend të tij i ofrohet një tjetër. Me dërgimin e aplikimit paraprakisht, gjasat janë të mëdha që kandidatit t’i ofrohet programi që fillimisht donte të studionte.

Testi i këshillimit të karrieres “My Career Choice”

Testi MyCareerChoices i ndihmon studentët të identifikojnë fushat dhe programet e përshtatshme për ta, të zbulojnë se si mund të zhvillojnë aftësitë dhe të marrin informacion të detajuar rreth fushave specifike që ata kanë interes, të marrin vendime për të ardhmen e tyre, si edhe të kuptojnë rëndësinë e degës dhe karrierës që ata dëshirojnë . Duke analizuar përgjigjet idividuale të çdo nxënësi, testi përgatit një profil në bazë të interesave duke marrë parasysh 40 fusha. Përveç kësaj, ai siguron qasje në MyCareersRoom – një platformë të personalizuar online, ku studenti do të jetë në gjendje të eksplorojë në detaje rezultatet e testimit.

Testi është i përshtatshëm për nxënësit në klasat 9, 10 dhe 11.  

Shërbimet tona vijnë në paketa të ndryshme që janë krijuar për nevojat e studentëve dhe familjeve shqiptare. Pasi të keni zhvilluar paraprakisht një konsulencë të parë, ju mund të bëni zgjedhjen tuaj në një nga paketat tona të shërbimeve. Zgjidhni nga paketa Falas deri te Premium, në varësi të ndihmës që ju nevojitet dhe në sa institucione dëshironi të aplikoni.

Aplikimi juaj mund të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe më i thjeshtë!

  • KONSULENCA E PARË FALAS
    Ne do të diskutojmë të gjitha pyetjet dhe preferencat tuaja. Ne do të shpjegojmë të gjithë procesin e aplikimit dhe do të jetë plotësisht falas.
  • ASISTENCË NGA EKSPERTËT GJATË TË GJITHË PROCESIT
    Ne i afrohemi çdo studenti të ardhshëm individualisht – nga konsulenca e parë deri në pranimin për në universitet dhe më tepër.
  • NUK KA RREZIK PËR GABIME APO HUMBJE AFATESH
    Puna me një konsulent arsimor të Integral siguron që nuk do të humbisni asnjë afat ose detaj të vetëm në aplikimin tuaj.

Disa nga shtetet ku mund të studioni:

Ne mund të mbështesim procesin tuaj të aplikimit për çdo institucion, përfshirë këtu edhe vështirësinë për t’u futur në Kembrixh dhe Oksford. Shërbimi ynë i aplikimit dhe regjistrimit përfshin vende si: Britani e Madhe, Gjermani, Hollandë, Spanjë, Austri, Francë, Zvicër, SHBA, Kanada, Danimarkë, Belgjikë, Qipro, Greqi, Kosovë, Kroaci, Slloveni etj.

Rezervoni konsulencën tuaj me Integral

Për me shume informacion na kontaktoni:

☎️+355 69 40 40 415

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message