Vera është magjike apo jo! Shkolla ka përfunduar, dita është më e gjatë dhe koha e lirë me bollëk.
Mënyra ideale për të shfrytëzuar kohën e lire janë shkollat verore jashtë.
Kampet verore janë të shkëlqyera për të balancuar periudhën e pushimit gjatë verës, janë argëtuese, ndërtojnë karaktere dhe ofrojnë mundësi për fëmijët që të bëjnë shokë nga e gjithë bota dhe të krijojnë grupin e tyre gjatë kampit. Gjithashtu fëmijët mund të zbulojnë pasione të reja si: zhvillimi i lojërave ose dizajni i aplikacioneve dhe të qëndrojnë të angazhuar intelektualisht.
Nga t’ja filloni?
Lajmi i mirë është se mundësitë për kampe verore jashtë vendit në anglisht janë të shumta dhe gjithmonë do të gjeni një kamp veror që i përshtatet çdo grupmoshe.
Si të zgjidhni një kamp veror?
Këtu kemi 7 këshilla se si ta menaxhoni më mirë përzgjedhjen për kampe verore jashtë vendit duke dërguar fëmijën tuaj të gëzuar në rrugën e tyre në muajt e verës.
- Vendosni pritshmëritë e juaja
Përpara se të zgjidhni kampin e duhur veror, duhet të caktoni pritshmëritë tuaja.
Niseni duke bërë një pyetje të thjesht çfarë do të dëshironit që fëmija juaj të përfitonte nga kjo eksperiencë? Ju i dërgoni ata në shkollë që të arsimohen dhe të zbulojnë pasionet e tyre qofshin ato akademike apo sportive. Kampi veror është pikërisht një vazhdim i shkollës duke përfshirë këtu edhe pjesën e argëtimit.
A është qëllimi juaj që ta socializoni fëmijën tuaj me fëmijë të cilët kanë të njëjtat interesa? Provoni një kamp veror i cili është i fokusuar në atë gjë që fëmija juaj është i apasionuar.
Po kërkoni që fëmijët tuaj të mendojnë çfarë do të bëjnë gjatë muajve të verës, veçanërisht pas vitit shkollor? Me një ekuilibër të arsyeshëm argëtimi një kamp argëtues me programe akademike do t’i mbajë ata të stimuluar intelektualisht.
Qëllimi është tua bëjmë fëmijëve verën sa më emocionuese duke u gjetur atyre kampin që u përshtatet më së miri interesave të tyre.
- Zgjidhni kampin e duhur
Pasi e keni vendosur se çfarë doni që fëmija juaj të përfitojë gjatë kampit veror, mund të filloni të kufizoni dhe programet që fëmija do të duhet të ndjek.
Ja cfarë programesh mund të prisni nga kampet verore më popullore sot:
Tradicionale: Mendoni përsëri për përvojat tuaja të kampit veror; firecamp, gjuajtje me hark, kohë në natyrë; këto kampe ndërtojnë vetëbesim dhe karakter në një mjedis tradicional në natyrë.
Akademike: Fëmijët tuaj mund të vazhdojnë të mësojnë edhe pas mbarimit të shkollës. Kampet akademike ofrojnë një ekuilibër argëtues të edukimit praktik dhe aktiviteteve optimiste jashtëshkollore. Pjesa më e mirë është se kampe të tilla diskutojnë rreth temave që shumica e shkollave nuk i mësojnë ose nuk mund t’i mësojnë, me ndërtimin e aftësive në fushat e kërkuara.
Kampet verore akademike janë një mënyrë e shkëlqyer për të plotësuar edukimin për studentët që nuk i pëlqejnë mësimet tradicionale. Kampet akademike u japin studentëve mundësinë të përqendrohen në një aktivitet apo aftësi të caktuar akademike dhe ta zhvillojnë atë gjatë kohëzgjatjes së kampit. Shumë kampe verore jashtë vendit ofrojnë fusha studimi si: matematika, shkenca, letërsi, teatër ose IT.
Arte: Kampet verore të fokusuara te arti u ofrojnë nxënësve mundësin për të zbuluar interesat e tyre artistike në një grup jashtë shkollor. Fëmijët ndonjëherë fokusohen në fotografi, vizatim, apo në artet pamore, ndërkohë që kampe të tjera u mundësojnë të mësojnë më tepër rreth bazave të dizenjimit me kompjuter apo printimit 3D.
Aventurë: Argëtues, tërheqës dhe plot energji, këto kampe verore janë të shkëlqyera për të eksploruar përvoja të reja. Mendoni për të si një kamp tradicional në natyrë, por me një ekspeditë të specializuar ose komponent eksplorues.
Sportive: Kampet sportive janë perfekte për fëmijët atletik të cilët po kërkojnë të mësojnë aftësi të reja gjatë verës. Kampet verore atletike janë të shkëlqyera për fëmijët dhe adoleshentët të cilët po kërkojnë një eksperiencë sportive bashkë me eksplorimin e natyrës në të njëjtën kohë.
- Merrni në konsideratë vendndodhjen e kampit veror
Këto kampe verore janë ndërtuar nga ekspertë të edukimit të cilët krijojnë një atmosferë unike dhe inspiruese për fëmijët. Kjo është padyshim diçka për t’u parë, ndërsa shikoni opsione të ndryshme; kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e mjedisit të kampit!
Pra, kini parasysh cdo destinacion kampi veror ofron një eksperiencë ndryshe për fëmijën tuaj e ndikuar patjetër nga: gjuha, kultura, tradita, ushqimet etj.
Nëpërmjet kampeve verore jashtë vendit që Integral ofron fëmija juaj mund të eksplorojë vende si:
- Gjeni instruktorë që fëmijët tuaj do t’i adhurojnë
Në të njëjtën mënyrë që një mësues i zoti mund ta kthejë një lëndë të mërzitshme në diçka magjike, instruktori i duhur i kampit veror do ta bëjë të paharrueshme përvojën e kampit të fëmijës suaj.
Çfarë e bën një instruktor kampi të mirë?
Si fillim, ata duhet të jenë të apasionuar për të mësuar fëmijët. Instruktorët duhet të jenë argëtues, optimistë dhe të apasionuar, dhe të kenë njohuri për lëndët që po mësojnë.
Përcaktimi i cilësisë së instruktorëve përpara se të ndjekë kampin është i vështirë, por i realizueshëm. Shumë kampe ofrojnë një prezantim të instruktorëve në faqen e tyre të internetit, duke shpjeguar kualifikimet e ndryshme që kërkojnë nga instruktorët e mundshëm.
Ju gjithashtu mund të kërkoni për rrëfime të dorës së parë të instruktorëve duke lexuar komentet e studentëve dhe prindërve, ose madje të telefononi kampet dhe të pyesni nëse ata ofrojnë referenca prindërore, në mënyrë që të mund të flisni me prindër të tjerë për përvojat e tyre.
- Përcaktoni buxhetin tuaj bazuar në rezultatin e dëshiruar për fëmijën tuaj
Çmimet e kampeve verore ndryshojnë në varësi të destinacionit dhe programit.
Mendoni për kampin si një investim. Fëmijët dhe adoleshentët fitojnë shumë duke ndjekur një kamp veror. Ata ndërtojnë vetëbesim, takojnë miq të rinj dhe fitojnë pavarësinë në një mjedis frymëzues. Sigurisht, disa kampe janë të shtrenjta, por kur shikoni listën e gjatë të përfitimeve afatshkurtra dhe afatgjata, do të kuptoni se ato gjithmonë ia vlejnë barra qeranë.
Gjithashtu, mbani mend se kostoja zakonisht reflekton gjithçka që kampi ofron dhe mund të lidhet me atë që fëmija juaj do të marrë prej tij. Për shembull, disa kampe sportive mund të jenë relativisht më të lira, duke pasur parasysh faktin se mund të kenë nevojë vetëm për pajisje dhe një fushë të hapur për të drejtuar kampin.
Kampet e teknologjisë nga ana tjetër mund të jenë më të shtrenjta duke pasur parasysh llojin e hardwerit dhe softwerit të kërkuar për një përvojë të plotë të të mësuarit.
Dhe mos harroni të përcaktoni se çfarë përfshihet në çmimin përfundimtar të kampit, pasi shumica e përfitimeve të shtuara mund të rrisin koston tuaj totale.
Së fundi, shikoni për zbritje. Shumë kampe ofrojnë zbritje shumë javore gjatë gjithë vitit dhe ulje për motrat/vëllezërit, së bashku me kursimet sezonale. Kontaktoni konsulentët e Integral Educational Programs për më tepër informacion.
- Mos kini frikë të hulumtoni
Duke u regjistruar në kamp, ju po investoni kohë dhe besim tek ofruesi i kampit veror dhe padyshim që do të keni pyetje. Pra, mos kini frikë të hulumtoni, për t’u siguruar që po merrni vendimin e duhur.
Për fat të mirë, ka shumë mënyra për të mësuar më shumë rreth kampeve që tërheqin interesin e fëmijës suaj. Ju mund të merrni pjesë në panairin që ne organizojmë më 15 Tetor pranë Hotel Rogner dhe takohuni personalisht me përfaqësuesit e disa prej kampeve verore jashtë vendit, shfletoni faqen tonë të internetit dhe zbuloni ambientet e kampeve.
Pyesni përreth dhe shikoni se në cilin nga kampet verore jashtë vendit, miqtë e tjerë i kanë dërguar fëmijët e tyre. Një rekomandim personal është shpesh një tregues i shkëlqyer se si do të jetë përvoja e fëmijës tuaj.
Përfitimet e kampeve verore
Kampet verore i ndihmojnë fëmijët të krijojnë interesa të reja dhe unike. Kjo do të thotë se, edhe pse dikur kampi ofronte vetëm aktivitete me gjuajtje me hark dhe ndezje zjarri, fakt ështe që aktiviteteve të tilla tërhiqnin fëmijët sepse ata ose nuk i bënin këto gjëra në jetën e tyre të përditshme.
Dhe tani, veçanërisht, me kampet verore gjithnjë e më të specializuara, një benefit i madh është që fëmijët mund të kalojnë një javë ose më shumë në mësimin e një aftësie të re; diçka që nuk kanë mundësi ta bëjnë gjatë vitit shkollor.
Kampet verore i ndihmojnë fëmijët të krijojnë marrëdhënie të reja dhe të forta. Është e çuditshme të mendosh, por shumë fëmijë largohen nga një kamp veror një javor me miq të përjetshëm. Pesë ditë shoqëri, pak a shumë; kjo është! Kjo është gjithçka që i duhet një fëmije dhe një fëmije tjetër për t’u shndërruar nga njerëz të panjohur, nga sfera të ndryshme të jetës ,në miqtë më të mirë.
Pse? Si? Më e rëndësishmja nga të gjitha, çfarë duhet të kërkoni në një kamp veror? Cilat cilësi të spikatura e bëjnë një përvojë të paharrueshme dhe argëtuese?
Çfarë duhet të kërkoni në një kamp veror
Në një kamp veror, do të keni gjithashtu fëmijë që punojnë së bashku, konkurrojnë së bashku dhe mësojnë përkrah njëri tjetrit.
Secili prej këtyre elementeve mund të rrisë lehtësisht çdo marrëdhënie në nivele më shumë se ai që do të vinte nga fëmijët thjesht duke shkuar në shkollë së bashku dhe duke u parë në të njëjtën klasë ose në drekë. Për të mos përmendur që në kamp, fëmijët përjetojnë shijen e pavarësisë.
Nga e gjithë kjo sa thamë më lart, është e rëndësishme të identifikohen cilësitë kryesore në një program apo kamp veror gjatë fazës së kërkimit.
Shumë prej nesh thjesht mund të supozojnë se miqësitë që janë krijuar, besimi i rritur dhe aftësitë e fituara, janë pjesë e kursit dhe një pjesë e pashmangshme e programit të kampit.
Le të mos nxitohemi në këto përfundime! Në vend të kësaj, le të bëjmë pak kujdes për të përfunduar procesin që kemi filluar.
Kampet më të mira verore lejojnë pavarësinë dhe fuqizimin duke balancuar përvojat argëtuese dhe mundësitë për të bërë miq të rinj.
Një kamp veror mund të check-oj çdo kuti në listën e prindërve për sa i përket sigurisë, organizimit dhe paraqitjes së një kohe të mirë për fëmijët dhe adoleshentët, por këto janë tre elementë të shpejtë që duhet të jeni në gjendje t’i identifikoni menjëherë.
Për të regjistruar fëmijën tuaj në një kamp veror jashtë vendit: