6 arsye për të studiuar mjekësi jashtë vendit

13.06.2022

Arsyet përse mjekësia është një nga degët më të kërkuara nga studentët shqiptarë për studime jashtë vendit janë të shumta duke nisur nga ambicia profesionale e deri tek përfitimet financiare.


Pavarësisht nëse kjo degë është zgjedhja e parë ose jo, të studiosh mjekësi në universitetet më të mira jashtë vendit është një angazhim afatgjatë, dhe një vendim tepër i rëndësishëm.

Pas një kërkimi që ne bëmë zbuluam se janë disa arsye përse studentët duan të studiojnë në universitete jashtë vendit dhe të punojnë në fushën e mjekësisë.

  • Ju do të keni karriera të ndryshme në mjekësi

Edhe pse shpesh e anashkaluar, kjo është një ndër arsyet më të forta për të studiuar mjekësi. Pas diplomimit, ju keni një gamë të gjerë mundësish për një punë të ardhshme në fushën e Mjekësisë. Ka mbi 60 specialitete nga të cilat mund të zgjidhni, kështu që ju keni mundësi të shumta zgjedhje.

Mund të zgjedhësh të punosh në spital ose në objekte të tjera spitalore, laboratore kërkimi, ose të jesh pjesë e një departamenti mjekësisor.

Ka të diplomuar në mjekësi që menaxhojnë kostot e kujdesit shëndetësor në sektorët ekonomikë ose kontribuojnë në punën ligjore që synon verifikimin e gabimeve mjekësore dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Gjithcka fillon me zgjedhjen e duhur të rrugës së studimit, përfshirë këtu edhe opsione diplomimi si :

  • Diplomë në Shëndet Publik
  • Diplomë në Biomjekësi
  • Diplomë në Stomatologji
  • Diplomë për Fizioterapi
  • Diplomë për Infermieri
  • Diplomë për Veterinari
  • Diplomë në Menaxhim Shëndetësor

Nuk keni përse shqetësoheni nëse nuk e ndjeni veten në degë te tilla si pediatria, kirurgjia apo terapia. Si një studentë mjekësie keni plot 6 vite për të vendosur se ku e shihni veten.

Duke qënë se mjekësia është një fushë e gjerë, mund të zgjedhësh një nëndisiplinë e cila fokusohet në kërkim ose menaxhim. Gjitmonë nevojten kura të reja për sëmundjet kronike dhe Insitutet Kërkimore Shëndetësore kanë nevojë për menaxher të cilët i kuptojnë vlerat dhe parimet bazë të mjeksësisë.

Ju mund të punoni edhe në fushën e mësimdhënies nëse dëshironi të zhvilloni aftësit tuaja në pedagogji.

  • Mund të punësoheni në të gjithë botën

Njohuritë teorike dhe praktike që mësoni në mjekësi mund të aplikohen në të gjithë. Kjo do të thotë se nëse diplomoheni në një nga degët e mjekësisë në një universitet jashtë vendit, ju mund të gjeni dhe të punoni në cdo spital në Amerikën Jugore, apo kudo nëpër botë. Kjo gjë nuk është e aplikueshme në disiplinat e tjera!

Dicka për tu mbajtur mend është se nëse gjuha angleze nuk është gjerësisht e folur në një shtet, atëhere do t’ju duhet të mësoni gjuhën vendase. Ajo është shumë e rëndësishme për të komunikuar me pacientët, për të kuptuar simptomat e tyre dhe cfarë i shkakton ato.

Nëse vendosni të studioni jashtë vendit, atëhere do e shihni që njohja e gjuhës vendase do të jetë gjithashtu pjesë e studimeve të mjekësisë ose do të jetë pjesë e kërkesave të pranimit në kurs. Përpara se të zgjidhni të studioni mjekësi jashtë vendit, gjithmonë sigurohuni që anglishtja juaj është në nivelin e duhur për tu diplomuar dhe për të praktikuar mjekësinë në atë vend.

Këtu janë disa nga shtetet më popullore  të cilat ofrojnë master në degën e Mjekësisë;

  • Gjermani
  • SHBA
  • Angli
  • Irlandë
  • Kanada

Shtetet e sipërmendura gjithashtu ofrojnë programet bachelor në mjekësi, por për t’ju dhënë një diversitet më të madh, po ju listojmë disa nga universitetet më popullore jashtë vendit për programin bachelor në Mjekësi

  1. Spanjë
  2. Finland
  3. Hollandë
  4. Turqi
  5. Malajzi
  6. Hong Kong
  • I jep zgjidhje problemeve shëndetësore të njerëzve

Nëse keni qënë ndonjëherë të shtruar në spital apo keni vizituar dikë të sëmurë, ju e dini se ato janë disa momente të vështira për personin. Është shumë e thjesht për pacientët të ndihen të dëshpëruar edhe nëse sëmundja është e kurueshme, ose duhet të kalojnë vetëm një ndërhyrje të vogël mjekësore.

Këtu është momenti kur mjeku apo infermieri mund të përdor ndjeshmërinë e tij dhe aftësitë e njerëzve për të bërë një ndryshim. Është shumë e rëndësishme të jesh i sinqertë me pacientët, por është po aq e rëndësishme t’i inkurajosh dhe t’u japësh shpresë.

Shumë doktorë apo stafi mjekësor rrëfejnë se interaktiviteti mes tyre dhe pacientëve apo familjarëve të tyre i prek ata thellë dhe shpesh ju ndryshon edhe atyre mënyrën sesi e shohin profesionin e tyre apo edhe prioritetet e jetës. Në atë moment ti e kupton se përse vendose të punosh në mjekësi dhe e ndjen veten të përmbushur.

Nuk ka asgjë më të bukur se kur i sheh njerëzit të gëzuar dhe të shëndetshëm. Duke e ditur se ti ke një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të tyre dhe duke ju lehtësuar dhimbjet është ndoshta arsyeja më e rëndësishme dhe më e fortë pse njerëzit zgjedhin të studiojnë dhe punojnë në mjekësi.

  • Ka një kërkesë shumë të lartë për mjek në tregun e punës

Bota ka nevojë për shumë mjek. Sipas The Telegraph “ Në 2013, Organizata Botërore e Shëndetësisë, parashikon se në 2030, shtetet me të ardhura të ulta dhe të mesme do të kenë një deficit prej 14.5 milion punonjësish të kujdesit shëndetësor.”

Referuar Byrosë së Statistikave të Punës, punësimi i infermierëve dhe mjekëve / fizikantëve është pritur të rritej 7-12% që prej vitit 2018.

  • Karriera në shërbimin shëndetësor sjell të ardhura të larta dhe siguri në punë

Një tjetër arsye për të zgjedhur një karrierë në mjekësi është edhe stabiliteti profesional të cilën e gëzon mbas diplomimit. Kjo arsye është mjaft e rëndësishme sidomos në ato vende ku recensioni është ende një problem dhe të rinjtë stërmundohen të gjejnë një punë.

Të ardhurat janë shumë të larta në shtetet me zhvillim të madh ekonomik, ndaj mos u surprizoni nëse paguheni më pak në një vend me zhvillim  të ngadaltë apo me ekonomi jostabël. Duke pasur këtë parasysh këtu kemi një mesatare të të ardhurave të specialistëve Amerikan në sektorin e shëndetësisë sipas Payscale:

Një temë e zakonshme në mesin e profesionistëve mjekësorë është fakti se edhe pse ata marrin shumë para, kjo nuk kompenson gjithmonë stresin, netët pa gjumë, turnet dërrmuese të natës dhe të pamundurën për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe miqtë.

Gati për të nisur aventurën tuaj në mjekësi!

Të studiosh mjekësi nuk është e lehtë, kërkon para dhe kohë. Por përfitimet janë shumë të larta dhe ja vlen. Punët në mjekësi kanë mbetur tërheqëse gjatë gjithë kohës për një arsye. Ka diçka unike për t’u kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe për t’i ndihmuar ata të shërohen dhe të fillojnë të jetojnë përsëri.

Nëse jeni të apasionuar pas shkencës, kujdesit shëndetësor, të ndihmoni njerëz, dhe trupi i njeriut ju duket magjepsës, nuk mund të gaboni duke studiuar një program në mjekësi.

Regjistrohuni tani!

+355 69 40 40 901

📧xhensila@integral.al

 

 

 

 

 

 

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message