10 programet më popullore të studimit në Mbretërinë e Bashkuar

23.11.2020

Programet e studimit me te kerkuara ne UK


Integral Educational Programs ka më shumë se 28 vjet që mbështet student nga i gjthë Ballkani në pranimin e tyre në disa nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas raporteve të UCAS, cdo vit regjistrohen mesatarisht rreth 150 – 180 studentë shqiptarë  për studime universitare në Mbretërinë e Bashkua. Në artikullin e mëposhtëm, ju paraqesim 10 programet universitare më popullore në Mbretërinë e  Bashkuar.

Ofrohen mbi 60,000 programe akademike në Mbretërinë e Bashkuar

Është e rëndësishme të theksohet se këto fakultete janë të njohura në të gjithë botën për shkak të cilësisë së tyre të mësimdhënies dhe projekteve kërkimore. Duke investuar në infrastrukturë, kampuse, laboratorë dhe staf akademik, këto universitete mbajnë një standard tepër të lartë.

Programet studimore më popullore në Mbretërinë e Bashkuar

1. Biznes

Biznesi dhe menaxhimi përqendrohen në 10 programet më popullore të studimit në Mbretërinë e Bashkuarë gjendje të studiojnë çdo aspekt të biznesit, nga financa, marketingu, burimet njerëzore, administrata deri në praktikat në kompani të njohura ku studentët mund të aplikojnë njohuritë e tyre teorike në praktikë.

Biznesi ofrohet në 120 universitete në të gjithë vendin dhe deri në 50,000 studentë u regjistruan vitin e kaluar akademik, duke e bërë këtë program më popullorin në shumicën e institucioneve arsimore.

2. Kontabilitet dhe financë 

Ky program mund t’ju ndihmojë të fitoni eksperiencë dhe njohuri unike të ekonomisë, matematikës, sociologjisë dhe psikologjisë. Studentët mësojnë si të përgatisin dhe interpretojnë pasqyrat financiare, ndërsa përvetësojnë njohuri teorike në drejtimin e një biznesi .

Disa nga profesionet më të njohura pas diplomimit janë: kontabilist, bankier, broker, analistë financiar dhe shumë të tjerë.

3. Studime juridike

Pothuajse të gjitha programet juridike në Mbretërinë e Bashkuar lejojnë studentët të kenë një praktikë një vjeçare në kompani ose të përfitojnë nga një shkëmbim studimesh gjatë kësaj periudhe. Përveç drejtësisë, studentët mund të shtojnë një specializim tjetër si politika, gazetaria apo biznesi.

Në këtë program, studentët do të njihen me bazën ligjore, analizën ligjore, do të fitojnë përvojë në argumentim, negocim dhe bindje. Simulimi i sallës së gjyqit ndihmon në këtë proces mësimi, duke krijuar një përvojë reale të profesionit.

4. Ekonomi

Londra është qendra kryesore financiare në botë, dhe studimi i shumë teorive dhe koncepteve ekonomike i kanë rrënjët në UK gjë e cila mund të jenë një avantazh për çdo student. Disa nga bankat më të mëdha dhe firmat e kontabilitetit veprojnë në Londër, kështu që të diplomuarit e rinj kanë zgjedhje dhe mundësi të shkëlqyeshme praktike.

Gjatë programit, aftësitë themelore që zhvillojnë studentët janë zgjidhja e problemeve, analiza e të dhënave, zhvillimi i aftësive prezantuese dhe aftësi të tjera që vlerësohen shumë në mjedisin e sotëm të biznesit. Meqenëse anglishtja konsiderohet si gjuha e botës financiare, ju përfundimisht do të përdorni të gjitha avantazhet e studimit në Britani në karrierën tuaj.

5. Art dhe Dizajn

Të gjitha programet e artit bazohen në punën në studio, qoftë ajo pikturë, skulpturë, fotografi apo media dixhitale. Të diplomuarit ndërtojnë karrierën e tyre në fushat e multimedias, botimeve, marketingut, muzeologjisë, galerive të artit, modës ose industrisë së filmit.

6. Teknologjia e informacionit

Universitetet britanike dhe departamentet e tyre bëjnë kërkime me kompanitë më të mira në botë dhe janë liderë në zhvillimin e teknologjisë së informacionit në shkallë globale. Mjetet e reja dixhitale mundësojnë zhvillimin e njohurive dhe aftësive në fusha të tilla si IT, programim lojërash, inxhinieri software, dizajni dhe siguria kibernetike.

7. Inxhinieri Mekanike

Inxhinieria mekanike është një nga degët e inxhinierisë që zbaton parimet e fizikës dhe shkencës së materialeve në analizën, projektimin, prodhimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mekanike.

8. Shkenca politike

Studimet e shkencave politike në universitetet britanike u ofrojnë studentëve një kuptim të sistemeve të ndryshme politike, mënyrën sesi qeveritë merren me krizat, borxhin publik, të drejtat e njeriut dhe natyrën e rendit shoqëror.

9. Inxhinieri Elektrike

Ky program studimi inxhinierik ka të bëjë me studimin dhe zbatimin e energjisë elektrike, elektronikës dhe elektromagnetizmit. Ai përfshin një sërë nën-temash duke përfshirë furnizimin me energji elektrike, elektronikën, kontrollin e sistemit dhe telekomunikacionin.

10. Biologji

Biologjia është shkenca e jetës dhe organizmave të gjallë, ciklit jetësor dhe mjedisit. Universitetet britanike kanë laboratorë të pajisur tepë, kështu që studentët mësojnë dhe punojnë në pajisjet që do të përdorin në punë pas diplomimit.

Merrni pjesë në panairin virtual – “Study in UK”, 3 Dhjetor, ora 14:00 – 18:00:

  • Takime me përfaqësuesit e institucioneve arsimore më të mira Britanike
  • Mbi 50.000 programe studimi
  • Mbi 1.000 bursa të ofruara

Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në institucionet arsimore në UK

Për tu regjistruar në event:

Panairi Virtual – Study in UK

Lajme të lidhura

Siguria Kibernetike (Cybersecurity) është drejtimi...

Flasim me shumë studentë që ende nuk e dinë se çfarë duan të studiojnë. Ata vijnë me një listë opsionesh – biznes, teknologji informative...
06.07.2026 Lexo me shume

Rrugë e Sigurt për Sukses: Studio në EU Business S...

A jeni gati të çoni karrierën tuaj në nivelin tjetër dhe të zgjeroni mundësitë tuaja globale? Studimi jashtë është një nga mënyrat m&...
23.06.2026 Lexo me shume

Studime në University of Dubrovnik – Aty ku inovac...

Përfitoni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht në UNIDU, një nga universitetet më të ndërkombëtarizuara në Croatia. I vendosur brend...
17.04.2026 Lexo me shume

Akademia e njohur e Artit dhe Dizajnit NABA hap nj...

Nuova Accademia di Belle Arti (NABA), akademia më e madhe dhe më prestigjioze private e artit në Itali, po zgjeron zyrtarisht praninë e saj ndërkombëtare. Për vitin...
11.03.2026 Lexo me shume

Studio mjekësi në Çeki - Program në Anglisht ose s...

Të bëhesh mjek është një ëndërr që kërkon si pasion, ashtu edhe mjedisin e duhur. Charles University, e themeluar në vitin 1348, është nj&eu...
05.03.2026 Lexo me shume

Rruga juaj e shpejtë drejt një diplome inxhinierie...

Lajm i shkëlqyer për inxhinierët e ardhshëm! Nëse keni ëndërruar të studioni në zemër të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkua...
04.03.2026 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message