10 hapa si të aplikoni në një universitet në UK

27.11.2020

Universitetet ne Angli dhe procedurat e aplikimit


Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një ndër destinacionet më popullore për studime, kjo për shkak të reputacionit që gëzojnë universitetet britanike ashtu edhe për shkak të cilësisë së jetës, arsimit të shkëlqyeshëm dhe mundësive profesionale. Ashtu si shumica e vendeve, Britania e Madhe ka një proces specifik aplikimi që duhet të ndiqet për të siguruar pranimin në shkollë. Në mënyrë që të krijoni një ide më të qartë në lidhje me procesin e aplikimit, ne kemi veçuar hapat më të rëndësishëm që duhet të ndiqni në mënyrë që të keni një aplikim të suksesshëm.

1. Shqyrtoni programet

Sa më shpejt të filloni hulumtimin tuaj, aq më shumë shanse keni të gjeni programin e duhur për ju. Zgjedhja e programit të duhur është një vendim shumë i rëndësishëm.

Është e rëndësishme të zgjidhni degën e studimit që ju intereson dhe në të cilën dëshironi të ndërtoni karrierën tuaj. Kontrolloni strukturën e programit, metodat akademike, listën e lëndëve dhe mësoni sa më shumë detaje rreth programit.

2. Zgjidhni një universitet

Sapo të vendosni se çfarë dëshironi të studioni, hapi tjetër do të ishte të zgjidhni një universitet. Kontrolloni renditjen e secilit universitet, por mos i kushtoni shumë rëndësi rankimit, pasi kjo mund t’ju bëjë ta zgjidhni vetëm për shkak të reputacionit që ka si institucion. Do të ishte mirë të kontrolloni se në cilat universitete është rankuar më lartë programi për të cilin interesoheni, si dhe komentet e përvojat e studentëve aktualë apo të atyre të mëparshëm.

3. Njihuni me sistemin e aplikimit UCAS

UCAS (The Universities and Colleges Admissions Service) përdoret për të menaxhuar procesin e regjistrimit në universitetet britanike. Është një platformë që do ta përdorni për të aplikuar deri në pesë universitete në UK dhe ku mund të shqyrtoni cdo program në mënyrë të detajuar.

Pasi të regjistroheni në platformë, do të jeni në gjendje të plotësoni profilin tuaj personal. Ndiqni udhëzimet me kujdes dhe aplikoni për programet që ju interesojnë. Më pas do të jeni në gjendje të monitoroni statusin e aplikimit tuaj përmes sistemit.

4. Përgatitja

Studentët që aplikojnë për programe në mjekësi, veterinari, stomatologji dhe për programe në universitetet e Oksfordit ose Kembrixhit duhet të jenë të përgatitur për mundësinë që të ftohen për një intervistë. Intervista është një mundësi për të impresionuar vendimmarrësit dhe për të treguar pasionin tuaj për programin për të cilin keni aplikuar. Jini të përgatitur për pyetje të komplikuara që kërkojnë përgjigje të hollësishme. Mënyra më e mirë për t’u përgatitur është të praktikoni me profesorë ose familjarë dhe miq, si dhe të lexoni libra dhe artikuj në lidhje me fushën tuaj të interesit. Kjo jo vetëm që do t’ju ndihmojë t’i përgjigjeni pyetjeve më mirë dhe më saktë, por gjithashtu do të keni më shumë besim gjatë intervistës.

5. Gjuha angleze

Universitetet në UK kërkojnë një nivel të caktuar të gjuhës angleze. Standardet ndryshojnë nga universiteti në universitet, por si studentë ndërkombëtar që jeni, ju kërkohet të keni një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

Universitetet zakonisht njohin, certifikimet nga Cambridge English, TOEFL dhe IELTS. Në mënyrë që të keni rezultate të mira të testit, duhet të filloni përgatitjen sa më shpejt të jetë e mundur.

6. Fitoni përvojë

Ashtu si me një aplikim për punë, çdo përvojë praktike mund t’ju dallojë nga kandidatët e tjerë dhe të rrisë shanset tuaja për t’u pranuar. Pavarësisht nëse është një praktikë, pjesëmarrje në një kamp gjuhësor veror apo një përvojë vullnetare, është një plus i madh për aplikimin tuaj dhe përvoja mund t’ju ndihmojë të pasuroni CV-n tuaj, si dhe të shkruani një letër të mirë motivimi.

7. Vizitoni universitetet

Kur vendosni për disa programe në disa universitete, do të ishte mirë, nëse keni mundësi, t’i vizitoni ato. Bëni një plan për të përshtatur sa më shumë vizita të jetë e mundur gjatë qëndrimit tuaj në UK. Vizita do t’ju ndihmojë shumë për të kufizuar zgjedhjen tuaj dhe për të vendosur për një numër të caktuar të universiteteve.

Ndonjëherë një vizitë është e vështirë për shkak të kohës, kostos ose arsyeve të tjera, por shumë universitete ofrojnë ture virtuale, të cilat mund t’ju ndihmojnë të krijoni një ide se si duket në të vërtetë universiteti. Gjithashtu, përshtypjet e studentëve mund t’ju ndihmojnë shumë.

8. Shkruaj një letër të mirë motivimi

Letra e motivimit është një nga elementët më të rëndësishëm të aplikimit dhe shpesh paraqet një sfidë të madhe për studentët. Në thelb, letra duhet të përmbajë arsyet pse dëshironi të regjistroheni në atë program e universitet dhe pse jeni një kandidat i mirë për atë program. Është e rëndësishme që letra të jetë autentike dhe origjinale, në mënyrë që t’ju dallojë nga të tjerët. Nga ana tjetër, nëse nuk bëni përpjekje të mjaftueshme dhe nuk i kushtoni kohë të mjaftueshme shkrimit të tij, kjo mund të ndikojë negativisht në aplikimin tuaj.

9. Dorëzoni një letër rekomandimi

Të gjithë kandidatëve u kërkohet të paraqesin një letër rekomandimi në aplikimin e tyre, e cila duhet të shkruhet nga dikush që ju njeh mirë në një kuptim akademik, në mënyrë që rekomandimi të pranohet. Rekomandimi duhet të përfshijë detajet e personit që ju garanton, në mënyrë që, nëse është e nevojshme, të mund të kontaktohet për të verifikuar informacionin e dhënë.

10. Dorëzoni aplikimin

Duke kaluar me sukses të gjithë hapat e mësipërm, ju jeni gati për të aplikuar. Para se ta dërgoni zyrtarisht aplikimin, kontrolloni nëse i gjithë dokumentacioni i nevojshëm është i rregullt, nëse keni  bërë ndonjë gabim ortografik ose nëse keni harruar aksidentalisht ndonjë hap. Rekomandohet që ta rishikoni edhe njëherë aplikimin me një profesor, anëtar të familjes ose mik nëse gjithçka është në rregull. Kur të jeni plotësisht i sigurt, dërgoni aplikimin zyrtar.

Merrni pjesë në panairin virtual – “Study in UK”, 2 Dhjetor, ora 13:00 – 17:00

  • Takime me përfaqësuesit e institucioneve arsimore më të mira Britanike
  • Mbi 50.000 programe studimi
  • Mbi 1.000 bursa të ofruara

Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në institucionet arsimore në UK

Për tu regjistruar në event:

Panairi Virtual – Study in UK

Lajme të lidhura

Siguria Kibernetike (Cybersecurity) është drejtimi...

Flasim me shumë studentë që ende nuk e dinë se çfarë duan të studiojnë. Ata vijnë me një listë opsionesh – biznes, teknologji informative...
06.07.2026 Lexo me shume

Rrugë e Sigurt për Sukses: Studio në EU Business S...

A jeni gati të çoni karrierën tuaj në nivelin tjetër dhe të zgjeroni mundësitë tuaja globale? Studimi jashtë është një nga mënyrat m&...
23.06.2026 Lexo me shume

Studime në University of Dubrovnik – Aty ku inovac...

Përfitoni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht në UNIDU, një nga universitetet më të ndërkombëtarizuara në Croatia. I vendosur brend...
17.04.2026 Lexo me shume

Akademia e njohur e Artit dhe Dizajnit NABA hap nj...

Nuova Accademia di Belle Arti (NABA), akademia më e madhe dhe më prestigjioze private e artit në Itali, po zgjeron zyrtarisht praninë e saj ndërkombëtare. Për vitin...
11.03.2026 Lexo me shume

Studio mjekësi në Çeki - Program në Anglisht ose s...

Të bëhesh mjek është një ëndërr që kërkon si pasion, ashtu edhe mjedisin e duhur. Charles University, e themeluar në vitin 1348, është nj&eu...
05.03.2026 Lexo me shume

Rruga juaj e shpejtë drejt një diplome inxhinierie...

Lajm i shkëlqyer për inxhinierët e ardhshëm! Nëse keni ëndërruar të studioni në zemër të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkua...
04.03.2026 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message