Çfarë duhet të studioni pas shkollës së mesme?

15.07.2022

Orientimi profesional dhe testet e karrierës


Janë tepër të rëndësishëm kur bëhet fjala për studime jashtë vendit pasi ndihmojnë studentët të zgjedhin universitetet më të mira dhe programin e studimit i cili i përshtatet më shumë.

Përfundimi i shkollës së mesme lidhet me shumë momente emocionale dhe të gëzueshme, por gjithashtu shoqërohet me pasiguri tek nxënësit për fazën tjetër të udhëtimit të tyre arsimor.

Pyetja “Çfarë duhet të studioj pas shkollës së mesme?” është ndoshta më e zakonshmja, pasi universitetet jashtë vendit ofrojnë qindra programe këto ditë dhe zgjedhja e atij të duhurit është shumë e vështirë pa ndihmën e një konsulenti profesional.

Pse është i rëndësishëm orientimi professional në karrierë?

Një person kalon më shumë se 1/3 e jetës së tij në punë, dhe në të njëjtën kohë, vetëm 30% prej nesh e pëlqejnë atë që bëjnë.

Zgjedhja e fushës së duhur profesionale dhe akademike është tepër e rëndësishme ndërsa jeni ende në shkollë, do t’ju ndihmojë të nisni një karrierë që i përshtatet personalitetit dhe aftësive tuaja.

Statistikat tregojnë se shumë njerëz e kuptojnë se kanë marrë një vendim të gabuar vetëm pasi janë diplomuar në universitet, por një konsulent arsimor do t’ju udhëzojë dhe japë këshilla në mënyrë që mos t’ju shkojë dëm investimi i kohës dhe financave.

Testet orientues të karrierës, kurset dhe konsultat, shmangin situata të tilla.

Si të zgjidhni programin e duhur të studimit?

Pavarësisht nëse tashmë e keni zgjedhur degën e studimit, keni në mendje disa opsione, ose nuk e dini ende se çfarë doni të studioni, një test orientimi profesional apo kurset e specializuara do t’ju drejtojnë në rrugën e karrierës që i përshtatet më mirë interesave dhe aftësive tuaja.

Kjo ju ndihmon të bëni një zgjedhje të informuar dhe të ndërtoni planin tuaj individual me hapat që duhet të ndiqni – nga përgatitja deri te pranimi i suksesshëm.

Si të përgatiteni për programin e zgjedhur?

Përgatitja për të aplikuar në universitete jashtë vendit shpesh varet nga programi i studimit që keni zgjedhur, por e zakonshme për të gjitha universitetet më të mira me programe të gjuhës angleze është se ata kërkojnë një certifikatë nga provimet e njohura ndërkombëtare të tilla si IELTS dhe TOEFL.

Ju do të merrni një rezultat optimal me një kurs përgatitor, me të cilin do të testoni njohuritë tuaja dhe do të fitoni aftësi praktike dhe strategji provimesh.

Gjithashtu, disa programe studimi kërkojnë përgatitje shtesë në një lëndë të caktuar. Për shembull, studentët që aplikojnë për mjekësi duhet të kenë njohuri të mira në biologji dhe kimi. Gjithashtu programet inxhinierike shpesh kërkojnë një kuptim të parimeve të matematikës dhe fizikës.

Ja pse është e rëndësishme, pas zgjedhjes së një fushe akademike, të hulumtohet se çfarë do të studioni dhe cilat janë kërkesat e pranimit.

Studentët e ardhshëm në programet e artit, dizajnit dhe arkitekturës, për shembull, janë të detyruar të paraqesin një portofol krijues kur aplikojnë.

Zakonisht duhen vite për ta ndërtuar, kështu që ne rekomandojmë të zhvilloni një kurs ku ju merrni udhëzime mbi teknikat dhe praktikat e ndryshme në përpunimin dhe përzgjedhjen e veprave.

Si ju ndihmon një konsulent akademik për të studiuar jashtë vendit?

Me përvojën dhe ekspertizën e tyre, konsulentët tanë të arsimit do t’ju drejtojnë në metodat e duhura për të zgjedhur programet e duhura, universitetet më të mira dhe destinacionet që u përshtaten preferencave tuaja.

Ndihma e tyre gjithashtu ju jep siguri se të gjitha hapat e procesit të përgatitjes dhe aplikimit janë në përputhje me kushtet për pranimin e suksesshëm në universitetet e zgjedhura jashtë vendit dhe të gjitha afatet janë përmbushur.

Për më tepër, ndihma e ekipit tonë nuk kufizohet vetëm në konfirmimin e pranimit tuaj në universitet, por edhe në gjithë etapat e tjera gjatë këtij rrugëtimi.

Nëse po mendoni të aplikoni jashtë vendit, dëshironi të mësoni më shumë rreth programeve universitare më të njohura dhe cili do të ishte i duhuri për ju, na kontaktoni për më shumë informacion:

Rezervoni konsulencën tuaj!

☎️+355 69 80 40 601
📧anka@integral.al

 

Etiketa:

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message