UK Open Day - Newcastle University London

05.10.2019

Universiteti i Newcastle, prej më shumë se 180 vitesh , është një universitetet me një reputacion shumë të mirë për mënyrën e mësimdhënies në nivele të larta akademike, si pjesë e Russel Group.

Universiteti i Newcastle London, ndodhet në qendër të Sheshit Mile, një zonë shumë active e qytetit e rrethuar nga qendra biznesi. Londra është qendra kryesore e bizneseve në botë, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Global Financial Centres Index 2018, Z/ Yen Group. I ndodhur në zemër të qytetit të Londrës, universiteti ka krijuar partneritete me një sërë biznesesh kombëtare dhe ndërkombëtare që ndodhen përreth. Newcastle University London monitorohet nga Quality Assurance Agency for Higher Education (QAA) (QAA), dhe cilësia e hulumtimit  vlerësohet nëpërmjet Research Excellence Framework (REF) (REF).Programet e universitetit janë përgatitur  nga Newcastle University Business School, e cila mban akreditimin e trefishtë (AACSB, AMBA, EQUIS).

Ne Newcastle University London mund të studioni një gamë të gjërë të programeve bachelor të biznesit si : Accounting and Finance BSc Honours, International Business Management BSc Honours, International Marketing and Management BSc Honours.

Kampusi universitar, i pozicionuar në zemër të Londrës , ofron për studentët e tij një atmosferë mikëpritëse, me një staf miqësor dhe facilitete moderne. Jetesa në Londër gjithashtu ju jep akses në insitucionet dhe bibliotekat e njohura lokale, si edhe në galeritë dhe ekspozitat, të cilat prezantojnë një pjesë të mirë të jetës tradicionale të qytetit.

Në pikëpamjen globale , universiteti renditet nga Times Worldwide University Worldwide Rankings 2019/2020 në 150 universitetet më të mira , si edhe është vlerësuar me cmimin e artë nga TEF, për nivelin e lartë të mësimdhënies.

Universiteti ofron bursa të pjesshme në bazë merite për studimet bachelor deri në 3,000 paund.

Regjistrohuni këtu për të marrë pjesë ne event

1 Nëntor 2019 , Ora 15:00 , Zyra e INTEGRAL

☎️+355694040901 / +355694040401