Ditë takimesh me përfaqësuesin e Swiss Education Group (SEG) | Integral

Ditë takimesh me përfaqësuesin e Swiss Education Group (SEG)

10.08.2017

Jeni duke planifikuar studimet tuaja në një nga degët e Mikpritjes, Turizmit, Hotelerisë, Menaxhimit të Biznesit etj., dhe njëkohësisht dëshironi të merrni më të mirën e arsimimit dhe eksperiencës së punës jashtë vendit?

Integral jua jep këtë mundësi! Mos humbisni rastin të merrni pjesë në takimin që do të organizohet të enjten më datë 8 Dhjetor 2016, ora 13:00 – 18:00në zyrën e Integralit me Z. Tarek Kouatly, përfaqësues i Swiss Education Group (SEG).

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e programeve dhe mundësive që ofron ky rrjet universitetesh.
Studentët e interesuar do të kenë mundësi të bisedojnë direkt me Z. Kouatly, menaxher rajonal i Swiss Education Group (SEG).

Mos humbisni shansin! Bëhuni pjesë e një kompeticioni të ofruar nga Swiss Education Group për përfitimin e një burse deri në 10’000 Franga Zvicerane (CHF) për të gjithë pjesëmarrësit në këtë event.

Swiss Education Group, nje nga rrjetet me prestigjoze te universiteteve ne Zvicer.

Perse duhet te zgjidhni Swiss Education Group?

– SEG organizon dy here ne vit panairin e punes ku marrin pjese rreth 135 kompani prestigjoze te cilet pasi intervistojne studentet u sigurojne punesim
– Rreth 365 studente te punesuar nepermjet SEG
– SEG ofron praktike pune kundrejt pageses
– Akomodimi dhe shpenzimet e tjera jetesore te perfshira ne tarifen e shkolles
– Rreth 80% e studenteve punesohen para se te diplomohen
– Pese vite pas diplomimit, 89% e te diplomuarve ne SEG, mbajne pozicione menaxhuese ose kane ngritur kompanite e tyre
– Rreth 73% e te diplomuarve jane aktualisht te punesuar ne biznesin e restoranteve dhe mikpritjes, 96% e te diplomuarve jane te punesuar ne sektore te ndryshem te mikpritjes dhe ne hotele luksoze