Jeni të rinjë, ambicioz dhe po kërkoni për një inspirim? Keni përfunduar një shkollë të mesme, dëshironi të provoni jetën studentore dhe jeni të etur për të mësuar më tepër rreth botës dhe kulturave të saj? Atëherë, me siguri ju jeni të interesuar për Jacobs University.
Në universitetin Jacobs në Bremen, të rinjtë nga i gjithë globi bëhen qytetarë botëror me aftësi lidershipi.
FOUNDATION PROGRAMS (VIT PËRGATITOR)
Bëhuni pjesë e vitit përgatitor në Universitetin Jacobs për të eksploruar fusha të ndryshme studimi dhe për të zhvilluar aftësitë akademike të të mësuarit përpara se të filloni studimet e nivelit Bachelor. Duke u bazuar mbi njohuritë akademike individuale, nevojave dhe qëllimeve, ju mund të dizenjoni eksperiencën tuaj të të mësuarit në një vit përgatitor. Duke qenë student i vitit përgatitor, ju mund të merrni pjesë në kurse të fushave të ndryshme të studimit dhe të zgjidhni midis llojeve të ndryshme të klasave përgatitore për të përmirësuar aftësitë tuaja akademike. Gjithashtu, duke jetuar në konviktin ndërkombëtar, ju mund të shijoni gjallërinë e plotë të jetës studentore. Studentët që e përfundojnë programin me sukses fitojnë garancinë e pranimit në Jacobs University. Hartoni vetë rrugëtimin tuaj!
PROGRAME UNIVERSITARE
Arsimimi universitar në Jacobs University i pajis studentët me kualifikimet kryesore të nevojshme për një karrierë të suksesshme akademike dhe profesionale. Duke kombinuar një disiplinë të thelluar dhe një kornizë ndërdisiplinore të mbeshtetur nga principet arsimore dhe elementët shtesë, studentët pregatiten të bëhen qytetarë të përgjegjshëm dhe të suksesshëm brenda shoqërisë në të cilën punojnë dhe jetojnë.
Struktura e programit mësimor ofron elementë të shumtë për të rritur mundësitë e punësimit në një ambjent ndërkombëtar. Rrugëtimi unik në Jacobs University ofron një hapësirë të gjerë kursesh të bëra si me porosi dhe të dizenjuara për të nxitur aftësitë e karrierës. Këtu përfshihen kurse të cilat promovojnë komunikimin, teknologjinë, biznesin, gjuhën Gjermane dhe aftësitë e menaxhimit. Programi “The World Track”, i përfshirë në vitin e tretë të studimeve ofron praktika të zgjeruara mësimore ose opsione për studime jashtë vendit. Pra, studentët përfitojne trajnime pune ose eksperienca ndërkulturore.