Sapo keni mbaruar studimet bachelor dhe jeni i pavendosur se kush është hapi i rradhës? Dëshironi të filloni të punoni apo të ndiqni studimet master? Ne mund t'ju ndihmojmë të merrni vendimin e duhur duke ju prezantuar disa arsye pse ndjekja e masterit jashtë vendit është një vendim shumë i mirë. Disa nga arsyet janë:

  • Bëheni një person më i pavarur
  • Zbuloni interesa / hobi të reja
  • Mësoni gjuhën vendase
  • Bëheni pjesë e rrjeteve te ndryshme ndërkombëtare studentore si Erasmus
  • Përmirësoni dukshëm CV-në tuaj
  • Përmirësoni aftësitë tuaja në anglisht
  • Financoni studimet tuaja nëpermjet bursave të shumta merite që ofrohen
  • Krijoni lidhje të shkëlqyera që do t'ju ndihmojnë në të ardhmen
  • Ju rritet mundësia qe te fitoni më shumë para në të ardhmen, duke gjetur punë që paguhen shumë mirë
  • Një diplomë master rrit zhvillimin tuaj personal
  • Përshpejtoni rritjen e karrierës tuaj

 

Programet Master

Studimet master kualifikohen sipas vendit dhe fushës së studimit

  • Master of Science Degree (B.Sc.)- Diplomë Masteri në Shkencë, Teknologji, IT, Mekanikë, Ekonomi dhe Financë
  • Master of Engineering (B.Eng or LLB)-Disa vende dallojnë gradën Bachelor të Shkencave në inxhinieri në këtë mënyrë.
  • Master of Arts degree (BA) - Diplomë Bachelor në Shkencat Sociale: histori, shkencë politike, sociologji, psikologji.
  • Master of Laws degree (LL.M.) - Diplomë Bachelor në Drejtësi.
  • Master of Civil Law (B.CL)- Diplomë Bachelor në të Drejtën Civile.
  • Master of Business Administration (MBA) - Master i diplomës së administrimit të biznesit.
  • Master of Medicine and Surgery (MBBS, MBBCh)- Diplomë e studimeve të integruara themelore dhe master në mjekësi dhe kirurgji.
  • Master of Dental Surgery (MDS) - Diploma e Masterit të Stomatologjisë.

Hapat e një aplikimi të suksesshëm

Hapi 1

Konsulenca në zyren e Integral

Hapi 2

Zgjedhja e universitetit dhe programit studimor

 Hapi 3

Aplikimet dhe pranimi në universitetin e dëshiruar 

Hapi 4

Aplikimi për vizë studentore

Hapi 5

Nisja e studimeve


Disa nga universitetet partnere të INTEGRAL

Më poshtë mund të gjeni emrat dhe website-et e disa nga universiteteve më te mira në botë qe ofrojnë degët Master te siperpërmendura. Integral bashkëpunon prej shumë vitesh me këto universitete pasi preferohen shumë edhe nga studentet shqiptarë.

Shumica e këtyre universiteteve ofrojnë dhe bursa merite te pjesshme per te ju ardhur në ndihmë studentave ndërkombetarë.

Informacione të tjera që duhet të dini

Njohja e diplomës

Të gjitha diplomat e studimeve Bachelor të lëshuara nga institucionet arsimore në vend, të akredituara nga Ministria e Arsimit, ofrojnë qasje në studime master. Numri minimal i kredive ECTS që kërkohen për pranim në studim master jashtë vendit është 180. Një përjashtim mund të jenë diploma të caktuara të studimeve profesionale të lëshuara nga kolegje të caktuara private, dhe vetëm për disa vende (p.sh. Gjermani).

Kohëzgjatja e studimeve Master

Në varësi të vendit dhe sistemit të tij arsimor, studimet master mund të zgjasin nga të paktën 1 deri në 2.5 vjet studim. Programet njëvjeçare të masterit janë të specializuar dhe kanë për qëllim studentë që dëshirojnë të marrin specializimin e nevojshëm për tregun e punës. Master të specializuar nga 1 vit mund të gjenden në Itali, Hollandë, Suedi, dhe shumë rrallë në Gjermani (në universitetet shtetërore), ndërsa universitetet private në të gjithë botën ofrojnë programe master me kohëzgjatje të ndryshme. Master kërkimorë, d.m.th., master të cilët synojnë të fitojnë njohuri më të thella akademike në një fushë të caktuar dhe motivimin e studentit për tu profilizuar më shumë për punë kërkimore , zgjasin 2 vite.

Provimi hyrës

Për pothuajse 90% të programeve të masterit jashtë vendit nuk është e nevojshme të bëni provimin pranues, por përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të rezultateve nga studimet Bachelor, përvoja profesionale, aktivitetet jashtëshkollore, rezultatet në testin e gjuhës, etj. Përjashtim janë studimet master në menaxhim, financë, bankë, ku për programe dhe universitete më prestigjioze kërkohet të bëjnë testin GRE ose GMAT.

 

Kur duhet te filloni me përgatitjet?

Procedura standarde është të përgatiteni dhe të aplikoni për një  master  jashtë vendit, ndërsa jeni akoma në vitin tuaj të fundit të universitetit. Aplikimi bëhet, ndër të tjera, me konfirmim nga fakulteti se jeni student me kohë të plotë dhe me notat që keni marrë deri më tani. Nëse jeni të interesuar edhe për bursa, është thelbësore që të filloni të përgatiteni të paktën një vit më parë, sepse afatet e aplikimit për bursa janë shumë shpesh shumë përpara afateve të aplikimit për Universitete.

Cfarë mund të bëjmë ne për ju?

Konsulentët tanë do t'ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen më të mirë për vendin, universitetin dhe degën që dëshironi. Në zyrat e "Integral" gjithmonë mund të merrni informacione themelore në lidhje me kushtet e pranimit, afatet e aplikimit, bursat dhe çmimet aktuale, si dhe këshilla praktike për atë universitetin ku do të shkoni.

Filloni aplikimin për Master tani !       

Arsyet pse duhet ti besoni Integral-it:

✉ : ortensa@integral.al

☎ : +355 69 40 40 901