Për shumë profesionistë, marrja e një diplome MBA duket si hapi më logjik i rradhës për të avancuar karrierën e tyre. Përfitimet e një MBA janë të zbatueshme pavarësisht nga industria juaj ose fusha e fokusit profesional. Për ata që planifikojnë të punojnë në një kapacitet menaxherial, me institucione financiare ose që kanë aspirata sipërmarrëse, një MBA mund të ndihmojë në ndërtimin e aftësive drejtuese të nevojshme për të pasur sukses në këto fusha.

MBA (Master of Business Administration) - Diploma më e kërkuar në botë

Koha, paratë dhe përpjekja që studentët investojnë për të marrë një diplomë MBA mund të jenë të konsiderueshme. Pra, cilat janë arsyet përse studentët zgjedhin një diplomë MBA?

7 arsye përse të zgjidhni MBA:

  • Promovoheni nga MBA në CEO
  • Dyfishoni fitimet tuaja
  • Studioni dhe punoni në qytetet më të zhvilluara në botë
  • Filloni biznesin tuaj
  • Ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit
  • Bëheni një lider
  • Takoni ekspertë të industrive më prestigjioze

Programet master jashtë vendit klasifikohen sipas fushës së studimit

  • Master of Science Degree (B.Sc.)- Diplomë Masteri në Shkencë, Teknologji, IT, Mekanikë, Ekonomi dhe Financë
  • Master of Engineering (B.Eng or LLB)-Disa vende dallojnë gradën Bachelor të Shkencave në inxhinieri në këtë mënyrë.
  • Master of Arts degree (BA) - Diplomë Bachelor në Shkencat Sociale: histori, shkencë politike, sociologji, psikologji.
  • Master of Laws degree (LL.M.) - Diplomë Bachelor në Drejtësi.
  • Master of Civil Law (B.CL)- Diplomë Bachelor në të Drejtën Civile.
  • Master of Business Administration (MBA) - Master i diplomës së administrimit të biznesit.
  • Master of Medicine and Surgery (MBBS, MBBCh)- Diplomë e studimeve të integruara themelore dhe master në mjekësi dhe kirurgji.

Universitetet më të mira për Programet MBA

Global School for Entrepreneurship synon të lehtësojë sipërmarrësit e së nesërmes përmes një kurrikule të avancuar, profesorësh me përvojë të biznesit dhe një rrjeti global. Që nga dita e parë në shkollë do të mësoni të jeni sipërmarrës duke qenë i tillë.

Edukimi PËR sipërmarrësit NGA sipërmarrësit. GSE është një mënyrë e re për ndjekur një MBA. GSE merr parasysh nevojat e sipërmarrësit dhe ndërton programe për të rritur përvojën e sipërmarrjes, jo për ta ndërprerë atë. Programet e GSE janë ndërtuar për t'i lejuar sipërmarrësit të aplikojnë përvojën e tyre të botës reale në lëndët tradicionale të MBA-së, në mënyrë që ajo që mësoni të ketë një ndikim të menjëhershëm në atë që ka më shumë rëndësi për ju dhe biznesin tuaj.

Saxion University of Applied Sciences është një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Holandë, me afër 27,000 studentë (dhe ende në rritje!). Universiteti Saxion ka një histori të pasur - rrënjët e tij mund të gjurmohen që nga viti 1875.

Programi MBA përgatit menaxherët për udhëheqje dhe vendimmarrje në mbarë organizatën. Programi i qaset zhvillimit të lidershipit në mënyrë tematike. Zhvillimi personal dhe stërvitja është një temë kryesore për t'ju ndihmuar të kuptoni vlerën tuaj në treg dhe të zhvilloni plane për të optimizuar potencialin tuaj.

Universitetet më të mira për Programet Master

Università Cattolica del Sacro Cuore është një universitet privat i kërkimit shkencor i themeluar në vitin 1921. Cattolica, me pesë kampuset e saj është universiteti më i madh privat në Evropë dhe Universiteti më i madh Katolik në botë. Kampusi kryesor i tij është i vendosur në Milano të Italisë, me kampe satelitore në Brescia, Piacenza, Cremona dhe Romë duke operuar ne rang kombetar.

Diplomë Master 2-vjeçar në:

  • Management
  • Agricultural and Food Economics
  • Food Processing: Innovation and tradition
  • Sustainable Viticulture and Enology

Diplomë Master 1-vjeçar në:

  • Viticulture and Enology
  • Advanced Global studies
  • International Business
  • International Cooperation and Development
  • International Marketing Management

Mundësitë janë të shumta ku ju mund të zgjidhni midis studimeve master në Europe ose në Amerikë. Shumë universitete ne Europë ofrojne programe master ne gjuhen angleze. Ne Europe vendet qe spikasin per cilesine e larte te arsimit jane : Anglia, Hollanda, Gjermania, Italia, Spanja, Belgjika, Suedia, Zvicra, Astria etj. Te gjitha keto shtete ofrojne kushte shume te favorshme per pranimin e studenteve ndërkombëtare.

Më poshtë mund të gjeni profilet e disa prej universiteteve më te mira në botë qe ofrojnë programet master te siperpërmendura. Programet qe keto universitete ofrojne jane te larmishme dhe cdo student mund te gjeje degen e duhur per te.

Bursa për Master jashtë vendit

Studimi jashtë vendit është një ide tërheqëse për të gjithë, por për ta bërë realitet, ju duhet të planifikoni gjate per te. Një nga çështjet më të rëndësishme për t'u marrë parasysh kur vendosni të studioni jashtë vendit janë te ardhurat financiare. Eshtë e nevojshme të informoheni mirë dhe të njiheni me të gjitha detyrimet dhe mundësitë që vendet dhe universitete te caktuara ofrojne.

Disa nga bursat më popullore për studimet master:

  • Chevening Scholarship British government
  • Scholarship Švedskog Instituta
  • Fulbright Scholarship to The US Embassy
  • DAAD Scholarships For Studies in Germany
  • OeAD Scholarships For studies in Austria
  • French & Italian National Scholarships
  • Stipendium Hungaricum, Hungary

Për më shumë informacion rreth bursave master në Europë, Amerikë dhe Angli: kliko këtu

*Bursat jepen në bazë merite

Integral

Destinacionet më të kërkuara për studime master

Anglia është destinacioni më i kërkuar nga studentet shqiptarë për sa i përket studimeve master jashtë vendit. Mbretëria e Bashkuar ka disa nga universitetet më prestigjioze në botë.

Hollanda njihet për sistemin arsimor inovativ dhe tepër modern. Shumë universitete Hollandeze janë të rankuara midis universiteteve më të mira në botë

*Për më shumë informacion rreth 10 destinacioneve më të kërkuara për studime master jashtë vendit: kliko këtu

Informacione të tjera që duhet të dini

Njohja e diplomës

Të gjitha diplomat e studimeve Bachelor të lëshuara nga institucionet arsimore në vend, të akredituara nga Ministria e Arsimit jane te vlefshme per studime master jashte vendit. Numri minimal i krediteve ECTS që kërkohen për pranimin në nje program master jashtë vendit është 180. Përjashtim mund të jenë diploma të caktuara të studimeve profesionale të lëshuara nga kolegje të caktuara private, dhe vetëm për disa vende (p.sh. Gjermani).

Kohëzgjatja e studimeve Master

Në varësi të vendit dhe sistemit arsimor, programet master jashte vendit mund të zgjasin nga 1 deri në 2.5 vjet. Programet njëvjeçare master jane te pershtatshem per studentë që dëshirojnë të marrin specializimin e nevojshëm për tregun e punës. Programet 1 vjecare master ofrohen ne shtete si Itali, Hollandë, Suedi, dhe shumë rrallë në Gjermani (në universitetet shtetërore), ndërsa universitetet private në të gjithë botën ofrojnë programe master me kohëzgjatje të ndryshme. Master kërkimorë, d.m.th., master të cilët synojnë të fitojnë njohuri më të thella akademike në një fushë të caktuar dhe motivimin e studentit për tu profilizuar më shumë për punë kërkimore , zgjasin 2 vite.

Provimi hyrës

Për pothuajse 90% të programeve master jashtë vendit nuk është e nevojshme të bëni provimin pranues, por përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të rezultateve nga studimet Bachelor, përvoja profesionale, aktivitetet jashtëshkollore, rezultatet në testin e gjuhës, etj. Përjashtim janë programet master në menaxhim, financë dhe bankë. Për disa programe kërkohen testet GRE ose GMAT.

Kur duhet te filloni me përgatitjet?

Procedura standarde ne përgatitjen dhe aplikimin për një master jashtë vendit, rekomandohet te nise ne vitin e fundit te studimeve bachelor. Aplikimi bëhet me konfirmim nga fakulteti se ju jeni student me kohë të plotë dhe me notat që keni marrë deri më tani. Nëse jeni të interesuar edhe për bursa, është thelbësore që të filloni të përgatiteni të paktën një vit më parë, sepse afatet e aplikimit për bursa shpesh fillojne me perpara se aplikimet ne universitet.

Perse ju nevojitet eksperienca e konsulenteve tane?

Konsulentët tanë do t'ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen më të mirë për vendin, universitetin dhe degën që dëshironi. Integral do tju ndjeke hap pas hapi te gjithe procesin e perzgjedhjes, aplikimit dhe pranimit ne universitetin qe ju deshironi.

Hapat e një aplikimi të suksesshëm!

Hapi 1

Konsulenca në zyren e Integral

Hapi 2

Zgjedhja e universitetit dhe programit studimor

 Hapi 3

Aplikimet dhe pranimi në universitetin e dëshiruar 

Hapi 4

Aplikimi për vizë studentore

Hapi 5

Nisja e studimeve

Integral

Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në universitetet nga e gjithë bota
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet jashtë vendit
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga universitetet partnere me Integral
  • Asistencë në gjetjen e akomodimit


Master & MBA!

✉:xhensila@integral.al  

☎ : +355 69 40 40 901

✉:anka@integral.al  

☎ : +355 69 80 40 601