"Master's & MBA"

Eventi Virtual 22 Shkurt, 14:00 - 17:00

Master jashtë vendit - Çojeni karrierën tuaj në nivelin tjetër!
Nëse po mendon te ndjekësh nje program master jashtë vendit, ju ftojmë në eventin virtual "Master's & MBA" ku do te njiheni me disa nga universitetet më te mira që ofrojne master në fusha te ndryshme studimi.

Regjistrohu !

5 arsye përse të zgjidhni një program master jashtë vendit:

  • Fitoni një perspektivë ndërkombëtare
  • Përjetoni metoda të reja të mësimdhënies
  • Fitoni përvojë pune në një vend të ri
  • Përmirësoni aftësitë tuaja gjuhësore
  • Eksploroni një vend të ri

Programet master jashtë vendit klasifikohen sipas fushës së studimit

  • Master of Science Degree (B.Sc.)- Diplomë Masteri në Shkencë, Teknologji, IT, Mekanikë, Ekonomi dhe Financë
  • Master of Engineering (B.Eng or LLB)-Disa vende dallojnë gradën Bachelor të Shkencave në inxhinieri në këtë mënyrë.
  • Master of Arts degree (BA) - Diplomë Bachelor në Shkencat Sociale: histori, shkencë politike, sociologji, psikologji.
  • Master of Laws degree (LL.M.) - Diplomë Bachelor në Drejtësi.
  • Master of Civil Law (B.CL)- Diplomë Bachelor në të Drejtën Civile.
  • Master of Business Administration (MBA) - Master i diplomës së administrimit të biznesit.
  • Master of Medicine and Surgery (MBBS, MBBCh)- Diplomë e studimeve të integruara themelore dhe master në mjekësi dhe kirurgji.

Universitetet më të mira për Programet Master

Mundësitë janë të shumta ku ju mund të zgjidhni midis studimeve master në Europe ose në Amerikë. Shumë universitete në Europë ofrojne programe master ne gjuhën angleze. Në Europë vendet që dallohen për cilësinë e lartë të arsimit janë: Britania e Madhe, Hollanda, Gjermania, Italia, Spanja, Belgjika, Suedia, Zvicra, Austria etj. Të gjitha këto shtete ofrojnë kushte shumë të favorshme për pranimin e studentëve ndërkombëtare.

Më poshtë mund të gjeni profilet e disa prej universiteteve më të mira në botë qe ofrojnë programet master të siperpërmendura. Programet që këto universitete ofrojnë janë të larmishme dhe cdo student mund të gjejë degën e duhur për të.

Middlesex University

Një universitet publik në Hendon, veri-perëndim të Anglisë, i themeluar në vitin 1992.

Më shumë se 140 kombësi përfaqësohen vetëm në kampusin universitar të Hendon.

Studentët përfitojnë një arsim te bazuar në praktikë.

Ofron industri dhe pajisje standarde profesionale në të gjitha kampuset.

University of Westminster

Një nga universitet publike britanike, i fokusuar në kërkimet shkecore, me kampuse në Londër.

Universiteti është renditur nga Times Higher Education si një nga universitetet më ndërkombëtarë në botë.

Universiteti është lider në fushën e kërkimeve shkencore.

Ofron programe studimi te bazuara në praktikë, vlerësuar dhe akredituar në nivel ndërkombëtar.

Lappeenranta-Lahti University of Technology LUT

◾ LUT është një universitet publik finlandez i fokusuar ne fushen e kërkimit, i cili u krijua në 1969.

◾ Është një nga 350 universitetet më të mira në botë në renditjen e Universiteteve Botërore të vjeshtës 2022.

◾ Avantazhet e veçanta të LUT janë kërkimet, citimet në botimet shkencore dhe bashkëpunimi në industri dhe financimi që jep.

SRH Berlin University of Applied Sciences

◾ SRH Hochschule Berlin eshte një universitet privat, i njohur dhe i akredituar nga shteti, i vendosur në Berlin dhe Dresden.

◾ SRH është një universitet ndërkombëtar.

◾ Për shkëmbimet e studentëve dhe mësuesve dhe programet ERASMUS, SRH Berlin ka partneritet me universitete të njohura në mbarë botën.

IED Istituto Europeo di Design

Istituto Europeo di Design është një shkollë private dizajni në Itali e themeluar në vitin 1966 nga Francesco Morelli.

Shkolla është e organizuar në katër disiplina: Dizajn, Modë, Komunikim Vizual dhe Menaxhim.

IED kombinon teorinë me praktikën dhe njohuritë e sjella në klasë nga profesionistë nga bota e punës. Ne i mësojmë studentët tanë të jenë një hap përpara, në të tashmen.

HULT International Business School

HULT është një shkollë private biznesi me kampuse në Kembrixh, Londër, San Francisko, Dubai, New York City dhe Shangai.

Ështe njohur dhe renditur ndër shkollat ​​më të mira të biznesit në botë.

Hult bashkon njerëz vizionarë nga e gjithë bota për të mësuar biznes duke bërë biznes.

University of the Arts London

◾ University of the Arts në Londër është 1 universitet i vetëm, i përbërë nga 6 kolegje dhe 19,000+ studentë nga e gjithë bota.

◾ UAL ofron një gamë të gjerë kursesh në art, dizajn, modë, komunikim dhe arte interpretuese.

◾ Gjithashtu, UAL ështe cilësuar si universiteti i dytë më i mirë në botë për Art dhe Dizajn (QS World University Rankings 2022).

EU Business School

EU Business School është një shkollë private ndërkombëtare biznesi, trefish e akredituar me kampuse të shumta.

◾ Universiteti ofron diploma te dyfishta , diplomën e vetë dhe diploma të njohura shtetërore përmes partnerëve akademik të akredituar.

◾ EU ka një komunitet studentor multikulturor prej më shumë se 100 nacionalitete dhe një rrjet të gjerë të diplomuarve prej 27,000 studentësh.

Programi i Eventit Virtual:

14:00 Westminster University - London`s calling!
14:20 Design your future with IED Istituto Europeo di Design - 50% scholarships available
14:40 Expand your creativity with a University of the Arts London Postgraduate Course
15:00 LUT Finland - Study Master in the world’s happiest country
15:20 SRH Berlin: a diversity of choices!
15:40 Middlesex University - Top 7 for entrepreneurs and business leaders in the UK!
16:00 HULT Business programs at six locations
16:20 EU Business School: MBA ranked #25 worldwide in QS International Trade Ranking 2023

Bursa për Master jashtë vendit

Studimi jashtë vendit është një ide tërheqëse për të gjithë, por për ta bërë realitet, ju duhet të planifikoni gjate per te. Një nga çështjet më të rëndësishme për t'u marrë parasysh kur vendosni të studioni jashtë vendit janë te ardhurat financiare. Eshtë e nevojshme të informoheni mirë dhe të njiheni me të gjitha detyrimet dhe mundësitë që vendet dhe universitete te caktuara ofrojne.

Disa nga bursat më popullore për studimet master:

  • Chevening Scholarship British government
  • Scholarship Švedskog Instituta
  • Fulbright Scholarship to The US Embassy
  • DAAD Scholarships For Studies in Germany
  • OeAD Scholarships For studies in Austria
  • French & Italian National Scholarships
  • Stipendium Hungaricum, Hungary

Për më shumë informacion rreth bursave master në Europë, Amerikë dhe Angli: kliko këtu

*Bursat jepen në bazë merite

To MBA or Not to MBA?

Kush e zotëron botën? Të diplomuarit me MBA.

Liderat e kompanive më të mëdha si Apple, Coca-Cola, Google kanë një diplomë MBA.

Një MBA (Master Administrimi Biznesi) është një diplomë e fokusuar në zhvillimin e aftësive drejtuese dhe mësimin e parimeve të biznesit. Kjo diplomë konsiderohet e nevojshme për të gjithë ata qe synojnë pozicione të larta drejtuese të nivelit C. Ky program ështe një studim i gjerë i të gjitha aspekteve kryesore te menaxhimit. Kurrikula perfshin kurse si kontabiliteti, financa, marketing, burime njerëzore, parimet e menaxhimit, lidership dhe lendë te tjera me zgjedhje që i ndihmojnë studentët të thellojnë njohuritë dhe aftesitë e tyre.

Informacione të tjera që duhet të dini

Njohja e diplomës

Të gjitha diplomat e studimeve Bachelor të lëshuara nga institucionet arsimore në vend, të akredituara nga Ministria e Arsimit janë të vlefshme për studime master jashtë vendit. Numri minimal i krediteve ECTS që kërkohen për pranimin në nje program master jashtë vendit është 180. Përjashtim mund të jenë diploma të caktuara të studimeve profesionale të lëshuara nga kolegje të caktuara private, dhe vetëm për disa vende (p.sh. Gjermani).

Kohëzgjatja e studimeve Master

Në varësi të vendit dhe sistemit arsimor, programet master jashtë vendit mund të zgjasin nga 1 deri në 2.5 vjet. Programet njëvjeçare master janë të përshtatshëm për studentë që dëshirojnë të marrin specializimin e nevojshëm për tregun e punës. Programet 1 vjecare master ofrohen në shtete si Italia, Hollanda, Suedia, dhe shumë rrallë në Gjermania (në universitetet shtetërore), ndërsa universitetet private në të gjithë botën ofrojnë programe master me kohëzgjatje të ndryshme. Master kërkimorë, d.m.th., master të cilët synojnë të fitojnë njohuri më të thella akademike në një fushë të caktuar dhe motivimin e studentit për t'u profilizuar më shumë për punë kërkimore që zgjasin 2 vite.

Provimi hyrës

Për pothuajse 90% të programeve master jashtë vendit nuk është e nevojshme të bëni provimin pranues, por përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të rezultateve nga studimet Bachelor, përvoja profesionale, aktivitetet jashtëshkollore, rezultatet në testin e gjuhës, etj. Përjashtim janë programet master në menaxhim, financë dhe bankë. Për disa programe kërkohen testet GRE ose GMAT.

Kur duhet te filloni me përgatitjet?

Procedura standarde për përgatitjen dhe aplikimin në një program master jashtë vendit, rekomandohet te nisë në vitin e fundit të studimeve bachelor. Aplikimi bëhet me konfirmim nga fakulteti nëse ju jeni student me kohë të plotë dhe me notat që keni marrë deri më tani. Nëse jeni të interesuar për bursa, është thelbësore që të filloni të përgatiteni të paktën një vit para, sepse afatet e aplikimit për bursa shpesh fillojne më përpara se aplikimet në universitet.

Përse ju nevojitet eksperienca e konsulentëve tanë?

Konsulentët tanë do t'ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen më të mirë për vendin, universitetin dhe degën që dëshironi. Integral do të ndjekë hap pas hapi të gjithë procesin e përzgjedhjes, aplikimit dhe pranimit në universitetin që ju dëshironi.

Hapat e një aplikimi të suksesshëm!

Hapi 1

Konsulenca në zyren e Integral

Hapi 2

Zgjedhja e universitetit dhe programit studimor

 Hapi 3

Aplikimet dhe pranimi në universitetin e dëshiruar 

Hapi 4

Aplikimi për vizë studentore

Hapi 5

Nisja e studimeve

REGJISTROHU PER EVENTIN VIRTUAL KETU!

✉:xhensila@integral.al  

☎ : +355 69 40 40 901

✉:anka@integral.al  

☎ : +355 69 80 40 601