Lehtësohen kufizimet e hyrjes në UK

12.04.2021

Lajme të mira vijnë nga Mretëria e Bashkuar:

Mbretëria e Bashkuar konfirmon sistemin e hyrjes së “traffic light” dhe lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit të brendshëm.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se udhëtimet ndërkombëtare pritet të rifillojnë së shpejti dhe do të përdoret një sistem “traffic light”. Kjo do të thotë se ardhjet nga vendet të cilësuara zona të “gjelbërta” do të jenë në gjendje të hyjnë lirshëm në vend.

Data e pritur për lejimin e hyrjeve në territorinë e Mbretërisë së Bashkuar është data 17 Maji e cila nuk është konfirmuar ende.

Si pjesë e një azhurnimi mbi lehtësimin e kufizimeve të brendshme, qeveria Britanike konfirmoi se kur udhëtimet ndërkombëtare të rinisin, udhëtarët nga zonat e gjelbërta nuk do të karantinohen, megjithëse testet Covid para nisjes dhe pas mbërritjes do të kërkohen ende.

“Kjo kategori e re do të akomodojë vendet ku gjykojmë se rreziku është më i ulët, bazuar për shembull në vaksinat, nivelet e infeksionit, prevalencën e varianteve shqetësuese dhe kapacitetin e tyre të sekuencave gjenomike (ose qasjen në renditjen gjenomike)”, tha qeveria Britanike në një deklaratë.

“Duke marrë parasysh situatën e fundit me variante dhe provat në lidhje me efikasitetin e vaksinave kundër tyre, ne do të konfirmojmë paraprakisht nëse udhëtimet jo thelbësore ndërkombëtare mund të rinisin më 17 maj, ose nëse do të duhet të presim më gjatë para se të heqim kufizimet e udhëtimeve”.

Aktualisht, në listën e kuqe të vendeve që nuk udhëtojnë dot drejt Anglisë janë 39 vende, kryesisht të vendosura në Afrikë dhe Amerikën Latine.

Shumë shkolla verore në Mbretërinë e Bashkuar po rihapen dhe janë gati për sezonin e kampeve verore dhe presin që të mirëpresin studentët ndërkombëtarë të gatshëm të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre gjuhësore ose akademike në Mbretërinë e Bashkuar.

A jeni të interesuar për një kurs gjuhe jashtë vendit apo një kamp veror:

Regjistrohuni këtu

☎️: +355 69 40 40 801
📧: krysia@integral.al