Kurset e gjuhës për të rritur

09.08.2019

Eshtë shumë mirë të mësosh teorinë e një gjuhe dhe të studiosh fjalorin nga një libër shkollor në shtëpi, por është një gjë krejtësisht tjetër për të studiuar jashtë vendit dhe për të kaluar çdo ditë të rrethuar nga ajo gjuhe. Ndërsa të dyja këto metoda mund t’ju ndihmojnë të fitoni aftësi të vlefshme gjuhësore, vetëm njëra prej tyre është provuar të përshpejtojë shumë mësimin e gjuhës dhe është pikërisht duke mos qëndruar në shtëpi… ZGJIDHNI  KURSET JASHTE VENDIT PER TE STUDIAR NJE GJUHE TE RE !

Ju jo vetëm që do te mësoni të flisni një gjuhë rrjedhshëm, por gjithashtu keni mundësinë të mësoni për kulturën e vendit ku flitet si dhe rrit fleksibilitetin, beheni më të hapur ndaj ideve të reja dhe do të krijoni padyshim  miqësi me studente nga e gjithë bota.

Kursi gjuhës jashtë vendit ju lejon të shijoni mësimin akademik e eksperimental dhe thellon mirëkuptimin ndërkulturor ndërsa nxit të menduarit e pavarur. Pjekuria juaj intelektuale dhe vetëbesimi do të rriten së bashku me perspektivat tuaja të karrierës.

Përsosmëria arrihet me praktike, dhe kur jetoni jashtë vendit, nuk ka asnjë mënyrë që të shmangni praktikimin e të gjitha aftësive tuaja të reja gjuhësore çdo ditë. Por pjesa më e mirë e kësaj është: nuk ndihet si praktikë. Kur të gjithë rreth jush janë duke biseduar në gjuhën e tyre amtare, do të përfshiheni dhe do të komunikoni pa humbur kohë.

Nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur gjuhën që po përpiqeni të mësoni. Duke filluar nga të folurit me familjen pritëse apo studentët e tjerë në residencë, orientimi ne qytet, të shikosh shfaqje lokale në TV apo në kinema me miq të rinj, duke  porositur ushqim në restorante dhe madje edhe të lexosh reklamat e varura në qytet, çdo ndërveprim me kulturën lokale do të shtojë fjalë të reja në fjalorin tuaj dhe thellimin e të kuptuarit të gjuhës.

Të gjitha llogariten si praktikë e thjeshtë e gjuhës së përditshme dhe e gjithë eksperienca në një vend të huaj e bën mësimin e gjuhes të vijë natyrshem duke përjetuar një eksperience të bukur dhe mjaft interesante

Të zhytësh veten në një kulturë të re do të thotë që nuk do të mësosh thjesht një gjuhë – do ta jetosh atë

Regjistroni konsulencën tuaj këtu

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni ne 📧 leidia@integral.al ose ☎️ +355694040415