Integral Educational Programs ka partneritet me mbi 300 Universitete në të gjithë botën. Me një eksperiencë 28 vjecare në fushën e konsulencës për studimet jashtë vendit Integral ju ndihmon të zgjidhni destinacionin më të mirë arsimor që i përshtatet rezultateve tuaja akademike, burimeve financiare të familjes tuaj dhe degës që dëshironi të studioni.
Integral ofron një gamë të plotë të shërbimeve në lidhje me orientimin dhe aplikimin tuaj në institucionet arsimore jashtë vendit. Studentët që kanë aplikuar me Integral janë pranuar me sukses në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë, Suedi, Spanjë, Itali, Francë, Greqi, Qipro, SHBA dhe Kanada. Ne jemi këtu për t’ju udhëzuar në rrugën drejt arsimimit dhe ndihmuar të bëni zgjedhjet tuaja bazuar në një nga testet më të njohura të orientimit të karrierës “MyUniChoices”, të zhvilluar nga Cambridge Occupational Analysts.
“Konsulenca e parë është Falas – Rezervo takimin tënd tani”
Nëse e keni zgjedhur tashmë degën që dëshironi të studioni, por jo vendin, ne mund t’ju ndihmojmë me një hulumtim mbi destinacionet e studimit për programin tuaj, kërkesat e hyrjes, kualifikimet e nevojshme, tarifat e shkollimit dhe shpenzimet e jetesës dhe llojet e ndihmave financiare në dispozicion për ju. Ka shumë bursa, grante, hua për mirëmbajtje dhe mjete të tjera për të financuar studimet tuaja. Thjesht duhet t’i drejtoheni konsulentëve tanë dhe të mësoni për më tepër informacion.
Ekipi ynë i konsulentëve arsimorë me përvojë në të gjithë Evropën këshillon më shumë se 6000 studentë çdo vit. Ju mund të kërkoni një takim me ekipin tonë në Tiranë ose mund të takoni konsulentët në një nga Panairet rreth studimeve jashtë vendit që zhvillohen dy herë në vit.
Konsulenca me Integral përmban të gjitha informacionet themelore që ju nevojiten për të filluar aplikimin tuaj për studime jashtë vendit: destinacionet, tarifat e shkollimit dhe kostot e jetesës, kërkesat e hyrjes, afatet e aplikimit dhe specifika të ndryshme. Rezervoni konsulencën tuaj Falas!
Shërbimet tona vijnë në paketa të ndryshme që janë krijuar për nevojat e studentëve dhe familjeve shqiptare. Pasi të keni zhvilluar paraprakisht një kosnulencë të parë, ju mund të bëni zgjedhjen tuaj në një nga paketat tona të shërbimeve. Zgjidhni nga paketa Falas deri te Premium, në varësi të ndihmës që ju nevojitet dhe në sa institucione dëshironi të aplikoni.
Paketa Falas është krijuar për studentë shumë të pavarur të cilët tashmë e dinë destinacionin e tyre të studimit dhe kanë zgjedhur universitetin e tyre të dëshiruar. Konsulentët e Integral do të sigurohen që aplikimi juaj të jetë në përputhje me standardet e universitetit dhe do t’ju ndihmojë gjatë procesit, por do t’ju kërkohet të përgatisni vetë të gjitha dokumentet e nevojshme, përkthimet, letrën e motivimit, CV, referencat etj.
Paketa popullore është krijuar për të mbuluar nevojat më të zakonshme të aplikantëve shqiptarë. Zgjidhet nga 73% e studentëve pasi ofron:
• Aplikimi deri në 3 universitete të sugjeruara nga konsulentet e Integral
• Asistencë në procedurën e aplikimit për vizë
• Testimi i nivelit të gjuhes angleze
• Analizimi I rezultateve të shkollës dhe këshillim për zgjedhjen më të mirë të universiteteve
• Kontrollimi i Letrës se Referencës dhe sugjerime për rishikim nëse është e nevojshme nga konsulentet e Integral
• Konrollimi dhe rishikimi i CV-se
• Kerkimi dhe Aplikim për bursa
• Mbajtja e korrispondences dhe ndjekja e procedures me institucionin
• Ndihmë në procedurën e akomodimit të universitetit kur ata kanë akomodim në kampus
• Ndihmë në plotësimin e formularëve të ndihmës financiare ku duhet të deklarohen të ardhurat e familjes për të përcaktuar tarifat për universitetin
• Asistence per zgjedhjen e studimeve, check in Study Link (NL only)
Paketa Premium ofron shërbim të plotë dhe aplikim në një numër të lartë institucionesh. Është e projektuar për programet degët më të kërkuara, me numër të pranimesh si: mjekësi, arkitekturë, ligj, programe të lidhura me artin etj. Nëpërmjet kësaj pakete mund të aplikoni në Oxford dhe Cambridge. Këto aplikime zakonisht kërkojnë më shumë orë konsulence dhe shumë më tepër dokumente aplikimi, duke përfshirë teste dhe certifikime shtesë. Paketa Premium ofron:
• Aplikim deri në 5 universitete te sugjeruara nga konsulentet e Integral
• Asistence ne proceduren e aplikimit per vize
• Testimi i nivelit te gjuhes angleze
• Analizimi I rezultateve te shkollës dhe këshillim për zgjedhjen më të mirë të universiteteve
• Kontrollimi i Letrës se Referencës dhe sugjerime për rishikim nëse është e nevojshme nga mësuesi ynë i anglishtes
• Pergatitja e letres se motivimit në 1 seance individuale me një konsulent ose mësues të gjuhës
• Kontrollimi dhe rishikimi i CV-se
• Kerkimi dhe Aplikimi për bursa
• Mbajtja e korrispondences dhe ndjekja e procedures me institucionin
• Udhëzime për përgatitjen e portofolit për kurse të lidhura me artin, udhëzime për provime shtesë të nevojshme për programe si mjekësia, drejtësia dhe arkitektura
• Udhëzime dhe sugjerime për sigurime të përshtatshme mjekësore për studentët jashtë vendit
• Ndihmë në procedurën e akomodimit të universitetit kur ata kanë akomodim në kampus
• Ndihmë në plotësimin e formularëve të ndihmës financiare ku duhet të deklarohen të ardhurat e familjes për të përcaktuar tarifat për universitetin
• Përgatitje për intervistën e pranimit në universitet dhe aplikimit për vizë
• Aplikimi në universitetet e perzgjedhura nga student kundrejt një tarife të shtuar
• Testi i këshillimit të karrieres “My Career Choice
Gjithashtu përfshihet përgatitja e plotë e aplikimit për vizë dhe përgatitja për intervistën në ambasadë kur kërkohet, kryesisht kur aplikimi është për në Mbretërinë e Bashkuar apo SH.B.A . Paketa përfshin gjithashtu informacione mbi sigurimet mjekësore.
*Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona mos nguroni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
☎ & WhatsApp +355 69 40 40 901 / +355 69 80 40 601 / +355 69 40 40 415