Çdo të shtunë, studentët shkojnë në një ekskursion njëditor.
Destinacionet e ekskursionit janë të alternuara. Disa shembuj te destinacioneve jane: Qyteti i Bernës, Fabrika e çokollatës Cailler, Muzeu Olimpik.
SHKOLLA VERORE SWISS ACADEMY
SEA Languages është një kamp veror që ofron mësime në anglisht, frëngjisht ose gjermanisht. Ai u jep të rinjve mundësinë të eksplorojnë interesat e tyre, të zbulojne pasione të reja dhe të bëjnë miq të rinj në një nga vendet më të bukura në botë.
Ky program dinamik veror ka një qasje gjithëpërfshirëse. Kalimi i veres ne kete kamp i pajis pjesmarresit për një të ardhme premtuese.
Akomodimi
Studentët e SEA Languages akomodohen dhe ndjekin mësimet në Mont Blanc Palace
Studentët qëndrojnë në dhoma gjumi teke ose dyshe. Akomodimi në dhomë të rregullt dyshe është i përfshirë në çmimin e programit. Dhoma luksoze dhe individuale janë në dispozicion me një kosto shtesë. Çdo dhomë ka banjën dhe tualetin e saj privat, dhe pastrohet nga personeli në vend një herë në javë gjatë qëndrimit.