U shtua me sukses në të përzgjedhurat

Shkolla Verore St. Gilgen

Dërgo kërkesë
Shto në listën e të përzgjedhurave

U SHTUA ME SUKSES NË TË PËRZGJEDHURAT

Mund të vazhdoni të shfletoni faqen, të shtoni profile të tjera dhe kur të jeni gati – të dërgoni kërkesë për konsultim.

INFORMACIONE BAZË

Kamp Individual
4 Korrik - 15 Gusht Periudha
10 - 15 vjeç Mosha
Konvikt Akomodimi
Gjermanisht/Anglisht Gjuhët
A1 Niveli minimal
St. Gilgen, Austri Qyteti, shteti

Kurs sipas interesit tuaj

Kamp Individual

Kampi veror St. Gilgen

Kampi veror St. Gilgen

Shkolla


St. Gilgen është një shkollë me konvikt e vendosur në St. Gilgen, në brigjet e Liqenit Wolfgangsee, vetëm 35 minuta me makinë nga Salzburg. Gjatë verës ofron tre kampe që kombinojnë mësimin e gjuhës me aventura të ndryshme në natyrë dhe module shtesë.

Akomodimi


Akomodimi bëhet në tre ndërtesa, në dhoma dyshe me banjo private. Ofrohet ushqim i plotë (full board). Shkolla ku zhvillohen mesimet ndodhet rreth 2 minuta në larg.
 

INFORMACION I PERGJITHSHEM

Mosha:  10-15 vjec 
Numri i javëve:  2 Jave
Data:  4 Korrik  – 15 Gusht 2026
Çmimi: nga 3980 EUR

Mosha: 10 – 15 vjeç
Akomodimi: Konvikt
Mësimi: 20 orë në javë*
Udhëtimi: sipas datës së fillimit
Zhvillohet: 4 Korrik – 15 Gusht
Kohëzgjatja: 2 javë
Grupet: deri në 10 persona
Niveli minimal: A1
* Gjermanisht, Anglisht ose module të tjera

Aktivitete dhe ekskursione

Aktivitetet jashtë mësimit

Organizohen aktivitete si ecje në mal, ngjitje shkëmbinjsh, kanoe dhe kajak, biçikletë malore, not në parqe ujore dhe në liqen. Ofrohen gjithashtu vallëzim, art dhe kurse gatimi.

Ekskursionet

Destinacione shembull janë Salzburg, Vjena dhe Mynihu, minierat e vjetra të kripës dhe shpellat e akullit në Dachstein.

CMIMI

Datat e nisjes dhe tarifat 2026

Gjuha / Qëndrueshmëria dhe Sportet / Lundrim

Data fillimit 4 Korrik

2 Jave 3980€

Gjuha dhe Kalërimi

Data fillimit 2 Gusht

2 Jave 4680€

AI & STEM

Data fillimit 2 Gusht

2 Jave 4280€

Gjuha dhe Sportet / Prodhimi i Muzikës Digjitale

Data fillimit 18 Korrik

2 Jave 3980€

NE CMIM PERFSHIHET

  • Akomodim në konvikt
  • Ushqim i plotë (full board)
  • Aktivitete sipas modulit të zgjedhur
  • Materiale mësimore
  • Test niveli
     
  • Certifikatë në fund të kursit
  • Përdorimin e ambienteve të shkollës
  • 2 ekskursione për kursin 2-javor
  • Evente të organizuara


 

  • Aktivitete sportive
  • Larjen e rrobave të nxënësve
  • Mbikëqyrje të vazhdueshme të nxënësve
  • Numër emergjence 24 orë
  • Transferte nga/në Aeroportin e Salzburgut në ditët e mbërritjes (mbërritja 10:00 – 11:00; nisja 17:00 – 18:00)
     

Modulet e mëngjesit

Kursi i anglishtes ose gjermanishtes zgjat 3 orë mësimore dhe fokusohet në aftësitë e komunikimit. Kursi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet e gjuhës.

Kursi zhvillohet pesë mëngjese dhe dy pasdite në javë. Kërkohet të paktën niveli B1 në anglisht ose B2 në gjermanisht. Nxënësit punojnë në projekte të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm në fushat e ekologjisë, modës ose politikës. Ata fitojnë aftësi praktike për të zgjidhur çështje globale, duke përfshirë tema si karburantet e qëndrueshme për aviacionin, inteligjenca artificiale, fushatat e marketingut dhe klima.

Një kurs praktik në botën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, me fokus të veçantë në fuqinë e inteligjencës artificiale. Mësimet zgjasin 3 orë mësimore (astronomike) secila. Kërkohet të paktën niveli B2 në anglisht. Nuk kërkohet përvojë në programim.


Programi përfshin:
•    Inteligjencë Artificiale dhe Mësim Automatik (Machine Learning) 
•    Robotikë 
•    Kodim dhe dizajn i aplikacioneve, lojërave dhe projekteve interaktive 
•    Sfida inxhinierike për zhvillimin e dizajnit, kreativitetit dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve 


 

Modulet e pasdites

Kursi përfshin teori dhe praktikë në Liqenin Mondsee, 6 pasdite në javë për 3.5 orë. Studiohen nyjet kryesore, drejtimet e erës, lundrimi në erëra të forta dhe të lehta, si dhe përgatitja e anijes.
Kursi përfundon me provimin Grundschein, i cili është një licencë bazë për lundrim. Nxënësit më të avancuar kanë mundësinë të përgatiten për provimin BFA Binnen.
 

Klasat praktike zhvillohen tri herë në javë dhe përfshijnë teknika për krijimin e beat-eve dhe remiks-eve origjinale, bazat e programeve të prodhimit audio (DAW) – Logic Pro X/Ableton, si dhe parimet e dizajnit modern të zërit duke përdorur pajisje elektronike, instrumente digjitale bashkëkohore dhe software standard të industrisë muzikore.
Kursi është i përshtatshëm si për fillestarë ashtu edhe për përdorues të avancuar dhe përfundon me krijimin e një portofoli pune.
 

Trajnimi zhvillohet 6 herë në javë, për 3 orë në ditë, në Golf Club Mondsee, duke përdorur pajisje teknike si TrackMan ose SAM PuttLab. Kursi është i përshtatshëm si për fillestarë ashtu edhe për të avancuar.

Mësimet e kalërimit zgjasin 10 orë në javë. Shkolla bashkëpunon me EWOT Academy për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme.
Fillestarët fillojnë me mësime individuale në palestër, ndërsa kalorësit e avancuar punojnë në dresazh, gjimnastikë dhe kërcime.
 

Datat e fillimit dhe çmimet 2026

Datat e fillimit: Nga 4 Korrik, deri në 2 Gusht 2026

Programi Data e fillimit Kohezgjatja Cmimi
Gjuha / Qëndrueshmëria dhe Sportet / Lundrim 4 Korrik 2 javë 3980€
Gjuha dhe Sportet / Prodhimi i Muzikës Digjitale 18 Korrik 2 javë 3980€
Gjuha dhe Golfi 18 Korrik, 2 Gusht 2 javë 4380€
Gjuha dhe Kalërimi 2 Gusht 2 javë 4680€
AI & STEM 2 Gusht 2 javë 4280€

 

REZERVO NJË KONSULENCË

KONTAKTONI KONSULENTËT TANË

Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë

Rezervoni

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message