Ky rajon i Zvicrës ofron peizazhe të bukura, fshatra piktoreske malore dhe liqene. Çdo të shtunë, studentët marrin pjesë në ekskursion te plote ditor. Destinacionet janë të alternuara dhe përfshijnë udhëtime në qytet në Bernë, kryeqytetin zviceran, Lozanë, qyteti i vogël më i mirë në botë, ose Gjenevë.
KAMPI VEROR I BIZNESIT & HOTELERI TURIZMIT
Kjo shkolle verore u jep të rinjve mundësinë të eksplorojnë interesat e tyre, pasione të reja dhe të bëjnë miq të rinj në një nga vendet më të bukura në botë.
Programet dinamike të verës marrin një qasje holistike– duke përzier te mesuarin teorik me ate praktik. Një verë e kaluar ne kete shkolle do t'ju ndihmojë të përgatiteni për një të ardhme të shkëlqyer.
Oret mesimore: Mësimet zhvillohen në mëngjes, nga ora 8:30 deri në 12:00, nga e hëna në të premte.
Mjediset mësimore janë krijuar për të qenë të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe argëtuese. Ju do të jetoni dhe mësoni së bashku me shokë nga e gjithë bota, duke zbuluar kultura të ndryshme dhe duke bërë miq të rinj. Do të keni mbikëqyrje dhe udhëzime nga profesionistë entuziastë dhe plotësisht të kualifikuar.
Ku do të qëndroni: Studentët qëndrojnë në ndërtesat e Hotel Institute Montreux, në zemër të Montreux. Ndodhet në mënyrë ideale në qendër të Montreux, pranë stacionit të trenit dhe 5 minuta më këmbë nga liqeni.
Akomodimi: Studentët mund të zgjedhin midis akomodimit standard tek ose delux, dhe dhomes standarte dyshe ose delux dyshe. Dhomat jane komode dhe me pamje te bukur te liqenit të Gjenevës. Çdo dhomë ka banjën e saj private dhe pastrohet nga personeli një herë në javë gjatë qëndrimit.