Vjena ofron shumë mundësi për shëtitje, relaks dhe argëtim. Gjatë javës organizohen vizita në muze, pallate dhe parqe të qytetit.
Kursi veror gjuhesor ne Vjene
Shkolla
Shkolla ndodhet në ambientet e hotelit të rinisë të rinovuar dhe modern “A&O”, i cili ofron kushte shumë të mira për mësim dhe akomodim. Hoteli ka një vendndodhje qendrore, rreth 10 minuta në këmbë nga stacioni kryesor i trenit dhe vetëm 15 minuta në këmbë nga Pallati Belvedere, një nga monumentet më të njohura dhe më të vizituara të Vjenës.
Shkolla ka lidhje të përshtatshme transporti me të gjitha monumentet kulturore dhe historike të Vjenës. Në të njëjtën ndërtesë ndodhen 5 klasa mësimi, të ndritshme dhe të pajisura me pajisje audio dhe video. Hoteli ofron një kafene, një sallë kompjuterash në dispozicion të nxënësve, një sallë të përbashkët me bilardo dhe tavolinë futbolli, internet wireless dhe sistem karaoke. Nxënësit mund të marrin me qira biçikleta për shëtitje në qytet.
Akomodimi
Nxënësit akomodohen në hotelin rinor “A&O” në dhoma me 2 ose 4 shtretër me banjo private. Disa kate të hotelit janë të rezervuara ekskluzivisht për nevojat e nxënësve, dhe rendi e disiplina sigurohen 24 orë në ditë nga përfaqësues të qendrës, të cilët qëndrojnë në të njëjtat kate. Lavanderia dhe përdorimi i internetit në dhoma ofrohen me pagesë shtesë. Ofrohet ushqim i plotë (full board).