Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë
VERE NE QYTETIN E GAUDIT
Rreth vendndodhjes dhe shkolles
Barcelona është një qytet që nuk ka nevojë për prezantim – është një nga qytetet më kozmopolite në botë dhe kryeqyteti i Katalonjës. Kampi gjuhësor ndodhet në qendër të Barcelonës, në lagjen e famshme Gracia, në rezidencën ekskluzive private studentore The Lofttown. Prej andej, studentët kanë qasje në të gjitha atraksionet më të rëndësishme të qytetit, pasi Sagrada Familia e famshme është vetëm 10 minuta larg me transport publik nga shkolla, duke e bërë këtë kamp ideal për adoleshentët më të rritur që janë më të pavarur.
Në kamp marrin pjesë edhe fëmijë nga Spanja që po mësojnë anglisht atje, kështu që pjesëmarrësit që po mësojnë spanjisht do të jenë në gjendje të takojnë bashkëmoshatarët e tyre nga Spanja.