Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë
KAMP VEROR NE ANGLI
Vendos themelet për karrierën tënde të ardhshme ndërsa jeton dhe mëson në zemër të Londrës. Përjeto një kamp veror në Westminster, ku atraksionet ikonike të Londrës janë perditshmëria jote, dhe forco aftësitë e gjuhës angleze dhe të mendimit kritik përmes mësimit të bazuar në projekte.
Rreth shkollës
Kampi veor zhvillohet në kolegjin elitar DLD College, me një kampus modern në Westminster Bridge Road, direkt përballë Parliamentit Anglez dhe Big Ben. E vendosur në një zonë të gjallë urbane, kolegji ofron një mjedis dinamik me akses të lehtë në monumente kulturore, teatro, muzeume dhe universitete të njohura ndërkombëtare. Lokacioni qendror ofron mundësi unike ku “Londra është klasa jote”, duke ofruar përvoja të jashtëzakonshme për mësim dhe pasurim kulturor.
Akomodimi dhe ushqimi
Studentët qëndrojnë në dhoma individuale me banjo private. Udhëheqësit e grupit do të qëndrojnë në të njëjtin kat me studentët për të ndihmuar në mbikëqyrjen gjatë qëndrimit në kamp.
Shkolla ka një sallë moderne ngrënieje dhe u ofron nxënësve 3 vakte të shëndetshme çdo ditë.