U shtua me sukses në të përzgjedhurat

Kamp Veror ne Lindenberg

Dërgo kërkesë
Shto në listën e të përzgjedhurave

U SHTUA ME SUKSES NË TË PËRZGJEDHURAT

Mund të vazhdoni të shfletoni faqen, të shtoni profile të tjera dhe kur të jeni gati – të dërgoni kërkesë për konsultim.

INFORMACIONE BAZË

Kamp Individual
14 Qershor – 22 Gusht Periudha
13–17 vjeç Mosha
Konvikt / Familje Pritëse Akomodimi
Gjermanisht Gjuhët
A1 Niveli minimal
Lindenberg, Gjermani Qyteti, shteti

Kurs sipas interesit tuaj

Kamp Individual

Shkolla Verore Lindenberg

Shkolla Verore Lindenberg

Qyteti dhe shkolla


Lindenberg është një qytet turistik i vendosur në rrëzë të Alpeve, 2 orë larg nga Mynihu. Shkolla ndodhet 10 minuta nga qendra e qytetit, në një park të mrekullueshëm, prej nga hapet një panoramë e majave alpine dhe Liqenit të Konstancës. Qendra gjuhësore është e hapur gjatë gjithë vitit dhe ka kapacitet për 200 persona

Akomodimi


Konvikti
Shumica e dhomave janë dyshe, por ka edhe dhoma me 2 ose 4 shtretër, me banjo private. Çarçafët dhe peshqirët sigurohen. Nxënësit ushqehen në mensën e shkollës. Përfshihet pension i plotë dhe fruta gjatë ditës. Vetëm nxënësit e qendrës akomodohen dhe zhvillojnë mësimin në kampus.
Qëndrim në familje (Korrik - Gusht)
Akomodimi bëhet në dhoma teke dhe dyshe në familje pritese, shumica e të cilave jetojnë 10–20 minuta në këmbë larg nga nga shkolla. Nxënësit hanë mëngjesin tek familjet pritese, ndërsa drekën dhe darkën në shkollë, së bashku me nxënës të tjerë.
 

INFORMACION I PERGJITHSHEM

Mosha:  13-17 vjec 
Numri i javëve:  2 - 3 -  4 ose me shume
Data:  14 Qershor  – 22 Gusht 2026
Çmimi: nga 3210 EUR

*Kurs veror: 14 qershor – 22 gusht
*Kurs për përgatitje shkollore: 2 gusht – 5 shtator
*Kurs gjatë gjithë vitit: 4 janar – 13 qershor dhe 23 gusht – 30 dhjetor
*Gjermanisht dhe ski: 4 janar – 28 shkurt
 

Ekskursione dhe Aktivitetet

Sport dhe argëtim

Shkolla ka ambiente të pasura sportive: pishinë të brendshme, fusha futbolli, basketbolli dhe volejbolli, sallë teatri, studio arti, bilardo, futboll tavoline, sauna dhe pingpong. Në mbrëmje organizohen aktivitete të ndryshme argëtuese – barbecue, disko, mbrëmje filmi, mbrëmje me kultura të ndryshme, lojëra tavoline dhe të tjera.

Ekskursione

Të mërkurave organizohen ekskursione gjysmëditore në qytet ose në atraksione pranë. Të shtunave organizohet një ekskursion njëditor. Disa nga destinacionet janë: Mynih, Shtutgart, Konstancë, Augsburg, Ravensburg, Lindau, Ishulli Mainau, Friedrichshafen, Meersburg, Kempten, kështjellat Neuschwanstein dhe Linderhof, si dhe Bregenc (Austri).

CMIMI

Datat e nisjes dhe tarifat 2026

Kurs veror 2 Javor

14 Qershor – 22 Gusht

3210€

Kurs veror 3 Javor

14 Qershor – 22 Gusht

4655€

Kurs veror 4 Jave

14 Qershor – 22 Gusht

6100€

Cdo Jave shtese

14 Qershor – 22 Gusht

1445€

NE CMIM PERFSHIHET

  • Akomodim në konvikt ose në familje pritëse
  • Ushqim i plotë (drekë e ngrohtë)
  • 30 orë gjermanisht në javë
  • Test, materiale mësimore dhe certifikatë
     
  • 1 ekskursion njëditor për kursin dyjavor
  • 1 ekskursion gjysmëditor çdo javë
  • Program argëtimi dhe sporti çdo ditë
  • Disko dhe barbecue
  • Përdorimi i ambienteve të shkollës
     
  • Akses në internet dhe Wi-Fi
  • Mbikëqyrje e vazhdueshme e nxënësve
  • Numër emergjence 24 orë
  • Transfer nga dhe për në Aeroportin e Zyrihut
     

Kurset

Mësimi organizohet ne 30 orë gjermanisht në javë. Klasat janë të dizajnuara posaçërisht për nxënës, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjermanishtja. Gjatë kursit studiohen të gjitha komponentët e gjuhës – leximi, shkrimi, të folurit dhe dëgjimi.
Mësimet zhvillohen në mëngjes, në grupe të vogla deri në 10 persona. Ofrohen kurse për nivele nga A1 deri në C2. Në data të caktuara pranohen edhe fillestarë të plotë.
 

Ky kurs është i përshtatshëm për nxënësit që duan të vazhdojnë studimet në një gjimnaz gjerman. Një kërkesë e detyrueshme është njohja e gjuhës gjermane në nivelin B2. Gjatë kursit zhvillohen module nga fushat e mëposhtme: shkencat natyrore (matematikë, fizikë, biologji, kimi) dhe shkencat shoqërore (histori, politikë, gjeografi, fe). Përfshihen gjithashtu arti dhe muzika.
Përveç përvetësimit të fjalorit teknik të rëndësishëm, nxënësit mësojnë edhe si të përmbledhin tekste, të punojnë me burime, të bëjnë kërkime dhe të realizojnë prezantime. Lojërat me role dhe puna me projekte ndihmojnë në përparim të shpejtë në materialin e studiuar.
Kursi zgjat 5 javë dhe zhvillohet nga 2 gusht deri më 5 shtator 2026.
 

Në periudhën 4 janar – 28 shkurt, përveç mësimeve të gjermanishtes në mëngjes, ofrohen edhe mësime ski ose snowboard në pasdite. Kursi zhvillohet me një minimum prej 3 pjesëmarrësish.

Qendra e gjuhës ofron gjithashtu mësime individuale. Kohëzgjatja minimale është një javë. Çmimi varet nga numri i orëve.

Kosto shtesë dhe shërbime

Depozitë për dëmtime dhe çelësa të humbur: 50€

(paguhet në mbërritje dhe kthehet në fund të kursit nëse nuk ka dëmtime)

Shoqërues fluturimi (vajtje-ardhje): 50€
Qëndrim shtesë për një natë: 80€
Tarifë transferi nga aeroporti i Mynihut: 20€ / një rruge
Ski / Snowboard: 350€
Mësime individuale 25/30 orë në javë: 2585€ / 2950€

GALERI

REZERVO NJË KONSULENCË

KONTAKTONI KONSULENTËT TANË

Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë

Rezervoni

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message