Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë
Shkolla Verore Actilingua
Shkolla
Kursi veror i gjuhës zhvillohet në ambientet e shkollës private të njohur “Theresianische Akademie”. Ajo ndodhet në qendër të Vjenës. Shkolla është një pikë ideale nisjeje për shëtitje nëpër qytet, duke garantuar njëkohësisht sigurinë dhe qetësinë e nxënësve. Klasat moderne dhe mikpritëse ofrojnë kushte shumë të mira për mësim. Midis ndërtesave të mësimit dhe akomodimit ndodhet një park i vogël dhe fusha sportive.
Akomodimi
Akomodimi ofrohet në konviktin e Theresianische Akademie, në dhoma standarde me 4 deri në 6 shtretër, me banjo në të njëjtin kat. Dhoma të rinovuara me 2 deri në 4 shtretër dhe me dush janë të disponueshme kundrejt një pagese shtesë. Peshqirët e banjës nuk ofrohen. Konvikti është komod dhe i mobiluar mirë, dhe shumica e dhomave kanë pamje nga oborri i gjerë. Në ambient është i disponueshëm interneti (WLAN). Ka lavanderi që mund të përdoren kundrejt pagesës. Ofrohet ushqim i plotë (full board). Ekziston mundësia edhe për menu vegjetariane dhe vegane.