Academic Summer në DLD London
Shkolla
Që nga viti 2015, DLD College London, një shkollë private e mesme, është vendosur në një ndërtesë moderne në zemër të Londrës. Ajo ofron pamje nga Westminster Bridge dhe River Thames. Zona përreth shkollës njihet për numrin e madh të ndërtesave me rëndësi historike.
Kolegji ka klasa moderne, ambiente sportive, mensë dhe kafeteri. Wi-Fi është i disponueshëm në të gjithë kampusin.
Akomodimi
Nxënësit akomodohen në dhoma të reja brenda ndërtesës së kolegjit. Dhomat janë teke me banjo private. Ekziston edhe një numër i kufizuar dhomash dyshe, të cilat nuk mund të rezervohen paraprakisht.
Ofrohet shërbim lavanderie. Studentët kanë gjithashtu në dispozicion ambiente moderne për relaksim dhe studim individual, kafeteri dhe hapësira për socializim me bashkëmoshatarët.