✔ Shkolla verore në Zvicër? Pse jo?

Përfitoni 20% zbritje për kampet verore në Zvicër! 

Zvicra është një ndër vendet më të bukura, më të sigurta dhe me standartet më të larta të jetesës në Europë. E njohur jo vetëm për traditën në prodhimin e orëve cilësore, çokollatës, djathit dhe sportin e skive, por edhe në ofrimin e një arsimi tejet cilësor dhe të sigurtë. Zvicra është destinacioni perfekt për këtë verë. Fëmijët tuaj do të kenë mundësinë të mësojnë në shkollat verore më prestigjoze në Zvicër, të cilat kanë një eksperiencë shumëvjeçare në mësimdhënie dhe organizojnë aktivitete edukative, argëtuese dhe të sigurta. 

Zvicra ka 4 gjuhë zyrtare, duke iu ofruar kështu një shumëllojshmëri zgjedhjeje për kampe verore në gjuhën frënge, gjermane, italiane dhe angleze. Kampuset e shkollave ndodhen në qytetet më të bukura të Zvicrës, në Leysin, Engelberg, Ascona, Montreux, etj. Fëmijët krahas mësimit të gjuhës, programeve specifike të kulinarisë, të organizimit të eventeve, mësimit të lëndëve specifike, programeve artistike dhe sporteve, do të zhvillojnë gjithashtu vizita dhe ekskursione në vendet më të atraktive të secilit qytet. Kombinimi i kulturës, pasurisë gjuhësore, traditave, mirëqenies, cilësisë dhe peizazheve të mrekullueshme e bëjnë këtë shtet një destinacion ideal për të mësuar, për të bërë miq të rinj nga e gjithë bota dhe për t’u argëtuar.  

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të kalojnë një eksperincë unike në një prej vendeve më të bukura në Europë, ne ju ftojmë të vizitoni Integral në datat 22- 26 Mars për të zgjedhur kampin e preferuar veror.  

Përse duhet të zgjidhni Zvicrën?

I listuar si një ndër vendet më të sigurta në Europë 

I vetmi vend në Europë me 4 gjuhë zyrtare

Larmishmëri mundësish për tu argëtuar në natyrë

Mbartës i ekselencës për cilësinë e jetesës dhe arsimimin

Keni dëgjuar për Cokollatën Zviceriane ?

ZGJIDHNI KAMPIN TUAJ TË PREFERUAR



➽ Hotel Institute Montreux & Mont Blanc Palace, Leysin

Mosha: 16 - 20 vjeç; 10 - 17 vjeç

Datat e fillimit: 5 korrik - 13 gusht

Tarifat:

Kulinari / Hoteleri

  • 1 javë: 2,525 CHF / 2 javë: 4,505 CHF
  • 3 javë: 6,314 CHF

Sipërmarrje

  • 1 javë: 2,975 CHF / 2 javë: 5,360 CHF
  • 3 javë: 7,475 CHF

⇛ Që në të shkuarën, në kohën e hotelierit të madh Cesar Ritz, Zvicra ka qenë sinonim i shërbimit të klasit të parë dhe standardeve të garantuara. Diploma, aftësitë dhe njohuritë e fituara në këtë shkollë do t’ju hapin dyert drejt botës së eventeve, shërbimit dhe kulinarisë. 

Në Mont Blanc Palace, Leysin (10 - 17 vjeç), ju mund të studioni anglisht, frëngjisht ose gjermanisht, duke shoqëruar mësimin tuaj me aktivitete jashtëzakonisht tërheqëse si: rafting, alpinizëm, udhëtime me varka dhe vizita në muze të famshëm, eksplorime të kuzhinës, sporte ujore dhe shumë më tepër!

Udhëheqësi botëror në fushën e Hotelerisë, Swiss Education Group, na bashkohet në “Swiss Week”, duke ofruar zbritje deri në 10% të  tarifës së kampeve verore.

❈❈❈

"Nëse vazhdoni studimet tuaja universitare në Swiss Education Group, do të përfitoni një zbritje prej 4500 CHF të tarifës së studimit"

Swiss Language Club

Mosha: 10 - 17 vjeç

Datat e fillimit: 21 qershor - 21 gusht

Tarifat:

  • 1 javë: 2,825 CHF
  • 2 javë: 3,860 CHF
  • javë shtesë: CHF 1,125

⇛ Kursi veror i Swiss Education Club, nën kujdesin e Akademisë Zvicerane të Arsimit, ndodhet në kampusin modern të një prej universiteteve private më të mira zvicerane në fushën e turizmit, Swiss Education Group, në 'Montblanc' dhe 'Belvedere' në Leysin. Kursi është organizuar për fëmijë nga 10 deri në 17 vjeç dhe ofron klasa në anglisht, frëngjisht ose gjermanisht në kombinim me ekskursione, udhëtime në parqe dëfrimi, çiklizëm, shëtitje, rafting dhe shumë aktivitete të tjera argëtuese.


Regjistrohuni tani

✰ Si do të mësojnë fëmijët një gjuhë të re, të marrin një mori të njohurive praktike të reja dhe në të njëjtën kohë të argëtohen? ✰ Kur është fundjava e kulinarisë për fëmijët? ✰ Si bëhen çokollatat e famshme zvicerane? ✰ Çfarë do të thotë të mësosh mbi hotelerinë dhe gastronominë në një nga shkollat më elitare në botë?

Zbuloni të gjitha ofertat e javës zviceriane

TASIS-Lugano

Mosha: 11 - 13 vjeç, 14 - 18 vjeç.

Frëngjisht, anglisht, italisht ose gjermanisht

Data e fillimit: 25 korrik - 14 gusht

Tarifat:

  • 3 javë. kamp ditor nga: 3,360 CHF
  • 3 javë. shkollë private nga: 5,600 CHF

Kampin Akademik - Lugano është i vendosur në të famshmen Villa de Nobile ofron një program të strukturuar në module. Argëtohuni duke mësuar më shumë rreth pasioneve tuaja dhe sigurisht me miqtë nga e gjithë bota cdo gje bëhet më e bukur. Fëmijët dhe të rinjtë kanë mundësinë të provojnë disa nga shumë module akademike dhe profesionale të ofruara, në përputhje me pasionet dhe interesat e secilit. Shembuj të moduleve të disponueshëm:

  • Architecture and Design
  • Musical
  • Italian Culinary Art
  • IB Preparation
  • Photography
  • Lean Startup Masterclass
  • Young Writer

TASIS- LE CHATEAU des Enfants

Mosha: 4 - 6 vjeç, 7-10 vjec

Frëngjisht, anglisht, italisht ose gjermanisht

Datat e fillimit: 26 qershor - 14 gusht 

Tarifat:

  • 3 javë. kamp ditor (5-6): 2,320 CHF
  • 3 javë. kamp ditor (7-10): 2,880 CHF

⇛ Le Chateau des Enfants është një kamp veror ndërkombëtar, i cili zhvillohet në Vilën Belvedere të TASIS. Nxënësit mbi 6 vjeç qëndrojnë në ndërtesën Focolare e cila ndodhet vetëm 5 minuta larg në këmbë nga ndërtesa kryesore e shkollës. Mësimet dhe aktivitetet zhvillohen nën mbikqyrjen e mësuesve profesionistë me eksperiencë dhe çdo mësues është përgjegjës për çdo 3 nxënës.

Le echateau des Enfants (4.5 - 6 vjet; 7 - 10 vjet) është vendi ku fëmijët nga e gjithë bota takohen për të bërë miq, për të përmirësuar ndjeshëm nivelin e tyre në anglisht ose frëngjisht, (duke përfunduar klasat e tyre me një temë STEAM) dhe duke shijuar një larmi të madhe programesh të tjera si: mjedisi nën ujë, arti i kuzhinës franceze, piktura, alpinizmi, etj.


360° Asistim i plotë nga konsulentët e Integral

Integral ofron Testin orientues të karrierës për studentët të cilët janë ende të pavendosur pë degën e studimit (MyUniChoices)

Informacion i detajuar mbi kushtet, procedurat dhe afatet e aplikimit

Përzgjedhja e institucioneve arsimore që ofrojnë programin e dëshiruar

Ndihmë në përgatitjen e dokumenteve - letër motivimi, CV, etj.


Aplikim deri në 5 universitete dhe konfirmimi i pranimit

Ndihmë në përzgjedhjen e akomodimit dhe këshilla praktike


Integral

Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:  

  • Eksperiencë 28-vjecare në fushën e edukimit jashtë vendit
  • Ne i njohim shumë mirë institucionet arsimore në Zvicër
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësohet me prioritet cdo zgjedhje e bërë nga studentët

Jeni të interesuar për ofertat tona të "Swiss Week 2021" ?

Regjistrohuni këtu