Zvicra është një ndër vendet më të bukura, më të sigurta dhe me standartet më të larta të jetesës në Europë. E njohur jo vetëm për traditën në prodhimin e orëve cilësore, çokollatës, djathit dhe sportin e skive, por edhe në ofrimin e një arsimi tejet cilësor dhe të sigurtë. Zvicra është destinacioni perfekt për këtë verë. Fëmijët tuaj do të kenë mundësinë të mësojnë në shkollat verore më prestigjoze në Zvicër, të cilat kanë një eksperiencë shumëvjeçare në mësimdhënie dhe organizojnë aktivitete edukative, argëtuese dhe të sigurta.
Zvicra ka 4 gjuhë zyrtare, duke iu ofruar kështu një shumëllojshmëri zgjedhjeje për kampe verore në gjuhën frënge, gjermane, italiane dhe angleze. Kampuset e shkollave ndodhen në qytetet më të bukura të Zvicrës, në Leysin, Engelberg, Ascona, Montreux, etj. Fëmijët krahas mësimit të gjuhës, programeve specifike të kulinarisë, të organizimit të eventeve, mësimit të lëndëve specifike, programeve artistike dhe sporteve, do të zhvillojnë gjithashtu vizita dhe ekskursione në vendet më të atraktive të secilit qytet. Kombinimi i kulturës, pasurisë gjuhësore, traditave, mirëqenies, cilësisë dhe peizazheve të mrekullueshme e bëjnë këtë shtet një destinacion ideal për të mësuar, për të bërë miq të rinj nga e gjithë bota dhe për t’u argëtuar.
Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të kalojnë një eksperincë unike në një prej vendeve më të bukura në Europë, ne ju ftojmë të vizitoni Integral në datat 22- 26 Mars për të zgjedhur kampin e preferuar veror.
I listuar si një ndër vendet më të sigurta në Europë
I vetmi vend në Europë me 4 gjuhë zyrtare
Larmishmëri mundësish për tu argëtuar në natyrë
Mbartës i ekselencës për cilësinë e jetesës dhe arsimimin
Keni dëgjuar për Cokollatën Zviceriane ?
Mosha: 16 - 20 vjeç; 10 - 17 vjeç
Datat e fillimit: 5 korrik - 13 gusht
Tarifat:
Kulinari / Hoteleri
Sipërmarrje
⇛ Që në të shkuarën, në kohën e hotelierit të madh Cesar Ritz, Zvicra ka qenë sinonim i shërbimit të klasit të parë dhe standardeve të garantuara. Diploma, aftësitë dhe njohuritë e fituara në këtë shkollë do t’ju hapin dyert drejt botës së eventeve, shërbimit dhe kulinarisë.
Në Mont Blanc Palace, Leysin (10 - 17 vjeç), ju mund të studioni anglisht, frëngjisht ose gjermanisht, duke shoqëruar mësimin tuaj me aktivitete jashtëzakonisht tërheqëse si: rafting, alpinizëm, udhëtime me varka dhe vizita në muze të famshëm, eksplorime të kuzhinës, sporte ujore dhe shumë më tepër!
Udhëheqësi botëror në fushën e Hotelerisë, Swiss Education Group, na bashkohet në “Swiss Week”, duke ofruar zbritje deri në 10% të tarifës së kampeve verore.
❈❈❈
"Nëse vazhdoni studimet tuaja universitare në Swiss Education Group, do të përfitoni një zbritje prej 4500 CHF të tarifës së studimit"
➽ Swiss Language Club
Mosha: 10 - 17 vjeç
Datat e fillimit: 21 qershor - 21 gusht
Tarifat:
⇛ Kursi veror i Swiss Education Club, nën kujdesin e Akademisë Zvicerane të Arsimit, ndodhet në kampusin modern të një prej universiteteve private më të mira zvicerane në fushën e turizmit, Swiss Education Group, në 'Montblanc' dhe 'Belvedere' në Leysin. Kursi është organizuar për fëmijë nga 10 deri në 17 vjeç dhe ofron klasa në anglisht, frëngjisht ose gjermanisht në kombinim me ekskursione, udhëtime në parqe dëfrimi, çiklizëm, shëtitje, rafting dhe shumë aktivitete të tjera argëtuese.
✰ Si do të mësojnë fëmijët një gjuhë të re, të marrin një mori të njohurive praktike të reja dhe në të njëjtën kohë të argëtohen? ✰ Kur është fundjava e kulinarisë për fëmijët? ✰ Si bëhen çokollatat e famshme zvicerane? ✰ Çfarë do të thotë të mësosh mbi hotelerinë dhe gastronominë në një nga shkollat më elitare në botë?
Mosha: 11 - 13 vjeç, 14 - 18 vjeç.
Frëngjisht, anglisht, italisht ose gjermanisht
Data e fillimit: 25 korrik - 14 gusht
Tarifat:
⇛ Kampin Akademik - Lugano është i vendosur në të famshmen Villa de Nobile ofron një program të strukturuar në module. Argëtohuni duke mësuar më shumë rreth pasioneve tuaja dhe sigurisht me miqtë nga e gjithë bota cdo gje bëhet më e bukur. Fëmijët dhe të rinjtë kanë mundësinë të provojnë disa nga shumë module akademike dhe profesionale të ofruara, në përputhje me pasionet dhe interesat e secilit. Shembuj të moduleve të disponueshëm:
Mosha: 4 - 6 vjeç, 7-10 vjec
Frëngjisht, anglisht, italisht ose gjermanisht
Datat e fillimit: 26 qershor - 14 gusht
Tarifat:
⇛ Le Chateau des Enfants është një kamp veror ndërkombëtar, i cili zhvillohet në Vilën Belvedere të TASIS. Nxënësit mbi 6 vjeç qëndrojnë në ndërtesën Focolare e cila ndodhet vetëm 5 minuta larg në këmbë nga ndërtesa kryesore e shkollës. Mësimet dhe aktivitetet zhvillohen nën mbikqyrjen e mësuesve profesionistë me eksperiencë dhe çdo mësues është përgjegjës për çdo 3 nxënës.
Le echateau des Enfants (4.5 - 6 vjet; 7 - 10 vjet) është vendi ku fëmijët nga e gjithë bota takohen për të bërë miq, për të përmirësuar ndjeshëm nivelin e tyre në anglisht ose frëngjisht, (duke përfunduar klasat e tyre me një temë STEAM) dhe duke shijuar një larmi të madhe programesh të tjera si: mjedisi nën ujë, arti i kuzhinës franceze, piktura, alpinizmi, etj.
Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:
Jeni të interesuar për ofertat tona të "Swiss Week 2021" ?
✉:krysia@integral.al
☎ : +355 69 40 40 801
✉ : leidia@integral.al
☎ : +355 69 40 40 415
✉ : anka@integral.al
☎ : +355 69 80 40 601
Integral Copyright 2021