Prindërit shpesh pyesin se cili do të ishte opsioni më i përshtatshëm për fëmijën e tyre – një kamp veror individual apo një kamp veror në grup?
Pavarësisht nga kampi veror që zgjidhni, përfitimet që merrni nga një përvojë e tillë janë të shumta. Fëmija juaj do të kalojë një eksperiencë të paharrueshme.
Dallimi midis një kampi veror individual dhe një kampi në grup është mënyra e udhëtimit:
Ofertat në grup
Në një kamp veror në grup, fëmija udhëton së bashku me fëmijë të tjerë dhe me udhëheqësin e grupit nga Shqipëria (i cili zakonisht është mësues ose përfaqësues i Integral). Me mbërritjen në destinacion, fëmijët do të takohen me një grup edhe më të madh të rinjsh ndërkombëtarë që vijnë nga e gjithë bota. Ata udhetojne së bashku me përfaqësues të kampit veror drejt kampusit ku do të akomodohen sipas gjinisë dhe nivelit të gjuhës me fëmije të nacionaliteteve të tjera.
Ofertat individuale
Në rastin e kampit veror individual fëmija udhëton me një anëtar të ekuipazhit të linjës ajrore nëpërmjet shërbimit u-minor të blerë me biletën e fluturimit. Në aeroportin e destinacionit, fëmija pritet nga një përfaqësues i kampit veror i cili merr fëmijën në bazë të nënshkrimit nga anëtari i kompanisë ajrore. Fëmija do të shoqërohet nga përfaqësuesi i kampit veror drejt kampusit të shkollës ku do të bashkohet me grupin ndërkombëtar të fëmijëve (mësoni më shumë rreth procedurave të udhëtimit duke kontaktuar një nga konsulentët e Integral).
Academic Summer, Sidcot
Grupi udhëton me një shoqërues nga Shqipëria
Mosha: 7 – 12 vjeç
Data: 9 Korrik – 23 Korrik
Çmimi: all-inclusive: £2,690
Shkolla
Shkolla Sidcot ndodhet në jugperëndim të Anglisë, vetëm 20 minuta larg nga aeroporti i Bristol dhe afërsisht 2 orë larg Londrës.
Kursi
Kursi përfshin 26 orë mësimi anglishteje çdo javë, matematikë, shkenca natyrore, art dhe vetpërgatitje. Mësuesit janë profesionistë dhe me shumë eksperiencë.
Akomodimi
Akomodimi i nxënësve bëhët në dhoma individuale ose dyshe. Ofrohen edhe dhoma me nga 3 ose 4 shtretër. Tualetet janë të përbashkëta për çdo kat. Në kampus ka dhoma të përbashkëta të cilat shërbejnë për kalimin e kohës së lirë dhe janë të pajisura me kuzhinë dhe lavanderi.
Koha e lirë
Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve organizohen aktivitete si: kërkim thesari, qitje, bowling, disko, kinema, barbecue, teatër.
Aktivitetet sportive
Nxënësit mund të përdorin bazën sportive të shkollës, e cila përfshin sallën e sportit dhe pishinën. Kundrejt një pagese shtesë ofrohet edhe sporti i hipizmit në hipodromin e shkollës.
Academic Summer, London
Grupi udhëton me një shoqërues nga Shqipëria
Mosha: 12 – 17 vjeç
Data: 9 Korrik – 23 Korrik
Çmimi: all-inclusive: £2,690
Shkolla
Prej vitit 2015 kolegji privat “DLD College London” është shpërngulur në një ndërtesë të re në qender të Londrës, në një kampus me pamje nga Westminster dhe Lumi Thames. Në DLD College ka shumë ambjente moderne studimi, salla sporti, mensë modern etj.
Akomodimi
Akomodimi i studentëve bëhet në dhoma të reja brenda kolegjit DLD. Dhomat janë individuale ose suita. Studentët mund të përdorin shërbimin e lavanderisë.
Sporte dhe kohë e lirë
Kampusi disponon salla sporti, studio kërcimi, fitnes dhe fushë tenisi. Gjatë mbrëmjeve organizohen një sërë programesh dhe aktivitetesh të ndryshme. Gjatë kohës së lirë studentët mund të vizitojnë Londrën.
Eksursione
Në fundjavë organizohen 2 ekskursione ditore në Oxford, Cambridge, Windsor, Winchester, Brighton, Bournemouth dhe 4 ekskursione gjysëm ditore në javë në vendet më të bukura të Londrës.
Barcelona
Grupi udhëton me një shoqërues nga Shqipëria
Mosha: 5 – 18 vjeç
Data: 2 Korrik – 16 Korrik
Çmimi: €2,340 deri në fund të muajit Shkurt
Kursi
Kursi përfshin 20 orë mësimi të gjuhës spanjolle ose angleze me 4 mësime të përditshme, nga e hëna deri të premten, akomodim, të treja vaktet, program argëtimi për kohën e lirë dhe ekskursionet. Çdo orë mësimi është 45 minuta dhe klasat janë të përbëra me një maksimum prej 14 nxënësish.
Akomodimi
Rezidenca ku akomodohen studentët ndodhet në universitetin UPC, një zonë metropolitane e Barcelonës. Dhomat janë teke ose me nga dy shtretër, me ajër të kondicionuar dhe tualet privat.
Sporte dhe kohë e lirë
Programi veror është projektuar në mënyrë që studentët të jenë në çdo moment të ditës të përfshirë në aktivitete të shumta. Duke marrë pjesë në lloje të ndryshme aktivitetesh, studentët nuk pushojnë kurrë së argëtuari! Kundrejt një pagese shtesë mund të merren mësime futbolli, tenisi apo sporte të ndryshme ujore si kanoe, surf, vozitje etj.
Ekskursione
Gjatë kampit organizohet një ekskursion i plotë ditor dhe dy ekskursione gjysmë ditore në vende të ndryshme në afërsi të kampit.
Munich
Grupi udhëton me një shoqërues nga Shqipëria
Mosha: 14 – 17 vjeç
Data: 16 Korrik– 29 Korrik
Çmimi: € 2,290 deri në fund të muajit Shkurt
Shkolla
Shkolla është e vendosur në ambjentet e hotelit për të rinj A&O Hotel i cili ofron ambjente për trajnime dhe akomodim të shkëlqyeshëm.
Mësimi
Zhvillohet nga mësues të kualifikuar me përvojë në mësimin e gjermanishtes për të huajt. Nuk ka orë mësimi të shtunën dhe të dielën por një program argëtimi ose sportiv.
Akomodimi
Nxënësit akomodohen në hotelin për të rinj "A&O", në dhoma dyshe ose katërshe, të pajisura me tualet në dhomë. Akomodimi përfshin 3 vaktet, ndërsa shërbimi i lavanderisë ofrohet kundrejt një pagese shtesë.
Kohë e lire, ekskursione dhe sporte
Qendra ofron një gamë të gjerë aktivitetesh të organizuara, të tilla si: lojra, sport dhe vizita në destinacione të ndryshme turistike. Gjithashtu organizohen edhe ekskursione të plota ditore në fundjavë.
Krahas ofertave në grup Integral dërgon cdo verë femijë në destinacione të ndryshme në të gjithë botën si në Angli, Zvicër, Gjermani, Maltë, Austri, Francë, Portugali, Spanjë, SHBA etj . Këto kampe verore, gjuhësore apo akademike, ndihmojnë fëmijët jo vetëm që të përmirësojnë gjuhët e tyre, por gjithashtu të zhvillojnë personalitetet e tyre dhe të njihen me bashkëmoshatarët nga e gjithë bota.
Disa nga shtetet ku mund të kaloni pushimet e verës!
*Për më shumë informacion rreth ofertave individuale klikoni në flamurin e shtetit përkatës
Arsyet pse duhet ti besoni Integral-it:
© 2022 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA