Prindërit shpesh pyesin se cili do të ishte opsioni më i përshtatshëm për fëmijën e tyre – një kamp veror individual apo një kamp veror në grup? 

Pavarësisht nga kampi veror që zgjidhni, përfitimet që merrni nga një përvojë e tillë janë të shumta. Fëmija juaj do të kalojë një eksperiencë të paharrueshme. 

Dallimi midis një kampi veror individual dhe një kampi në grup është mënyra e udhëtimit:

Ofertat në grup

Në një kamp veror në grup, fëmija udhëton së bashku me fëmijë të tjerë dhe me udhëheqësin e grupit nga Shqipëria (i cili zakonisht është mësues ose përfaqësues i Integral). Me mbërritjen në destinacion , fëmijët do të takohen me një grup edhe më të madh të rinjsh ndërkombëtarë që vijnë nga e gjithë bota. Ata udhetojne së bashku me përfaqësues të kampit veror drejt kampusit ku do të akomodohen sipas gjinisë dhe nivelit të gjuhës me fëmije të nacionaliteteve të tjera.

Ofertat individuale

Në rastin e kampit veror individual fëmija udhëton me një anëtar të ekuipazhit të linjës ajrore nëpërmjet shërbimit u-minor të blerë me biletën e fluturimit. Në aeroportin e destinacionit, fëmija pritet nga një përfaqësues i kampit veror i cili merr fëmijën në bazë të nënshkrimit nga anëtari i kompanisë ajrore. Fëmija do të shoqërohet nga përfaqësuesi i kampit veror drejt kampusit të shkollës ku do të bashkohet me grupin ndërkombëtar të fëmijëve (mësoni më shumë rreth procedurave të udhëtimit duke kontaktuar një nga konsulentët e Integral).

Academic Summer, Sidcot

Grupi udhëton me një shoqërues nga Shqipëria

Mosha: 7-12 vjeç dhе 13-17 vjeç

Data: 23 Korrik - 6 Gusht

Çmimi: £ 2,190

 

Sidcot School ndodhet në jug-perëndim të Anglisë, afërsisht 2 orë larg Londrës. Shkolla është e pajisur me pishinë, pistë kalërimi, Wi-Fi, bibliotekë, qendër arti dhe mensë moderne.

 

Nxënësit akomodohen në kampusin mjaft të sigurt të shkollës me gjelbërim dhe shumë hapësirë.

Kurset kombinojnë argëtimin me përgatitjen akademike:

  • Kurs për fëmijë (7-12 vjeç)
  • Përgatitje për IGCSE dhe GCSE (13-14 vjeç) dhe IB dhe A-Levels (15-18 vjeç)
  • Programi Be a Leader (13-17 vjeç)

 

Aktivitete

  • Kërkim thesari              
  • Ekskursione ditore
  • Qitje                             
  • Sporte të ndryshme
  • Bowling        

  • Not në pishinë
  • Disko                             
  • Hipizëm
  • Kinema                          
  • Barbecue         
Regjistrohuni këtu!

Oferta Individuale - Verë 2022

Krahas ofertave në grup Integral dërgon cdo verë femijë në destinacione të ndryshme në të gjithë botën si në Angli, Zvicër, Gjermani, Maltë, Austri, Francë, Portugali, Spanjë, SHBA etj . Këto kampe verore, gjuhësore apo akademike, ndihmojnë fëmijët jo vetëm që të përmirësojnë gjuhët e tyre, por gjithashtu të zhvillojnë personalitetet e tyre dhe të njihen me bashkëmoshatarët nga e gjithë bota.

Disa nga shtetet ku mund të kaloni pushimet e verës!

  • Corpus Christi College, Cambridge University
  • Plumpton College
  • Bucksmore Summer
  • d'Overbroeck's College
  • Exportise

Academic Summer:

  • Sidcot
  • DLD London
  • Cambridge
  • Academic Summer Germany
  • Berlin - Watersport Fun
  • BWS Germanlingua
  • Berlin - Munchen - Frankfurt
  • Bad Schussenried
  • Kurs për të rinjë, Frankfurt
  • Schule Schloss Salem

  • Aventurierët dhe Liderët e së Ardhmes
  • Kurs pushimi, Vienë
  • Vienë Kurs 16+
  • Vienë
  • Sporte dhe diell në Itali
  • Firence, kurs për të rinj
  • Milano, Opera dhe Moda
  • Ligniano, Dielli i Detit Adriatik
  • Romë, Qyteti i përjetshëm
  • Barcelona 17+
  • Madrid
  • Barcelona, kurs për të rinjë
  • Colegio Sampere, Salamanca
  • Salamanca
  • Academic Camp Switzerland
  • Shkolla më e mirë e Hotelerisë në Zvicër
  • Kamp veror ndërkombëtar në Lausanne dhe Lugano

*Për më shumë informacion rreth ofertave individuale klikoni në flamurin e shtetit përkatës

Arsyet pse duhet ti besoni Integral-it:  

  • Ne ofrojmë kampe verore me programe arsimore dhe kurse gjuhe dhe për këtë arsye ju mund të mbështeteni në profesionalizmin dhe dijen tonë për kurset dhe destinacionet që ne ofrojmë.
  • Konsulentët tanë kanë vizituar personalisht institucionet arsimore me të cilat bashkëpunojmë dhe për këtë arsye, ju garantojmë që ju të merrni më të mirën.
  • Ne jemi në dispozicionin tuaj në linjën telefonike 24-orëshe për t'ju ofruar ndihmë nga dita e parë deri në ditën e fundit te qëndrimit të fëmijes tuaj jashtë vendit.

© 2022 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA