Kampet verore jashtë vendit

Prindërit shpesh pyesin se cili do të ishte opsioni më i përshtatshëm për fëmijën e tyre – një kamp veror individual apo një kamp veror në grup? 

Pavarësisht nga kampi veror që zgjidhni, përfitimet që merrni nga një përvojë e tillë janë të shumta. Fëmija juaj do të kalojë një eksperiencë të paharrueshme. 

Dallimi midis një kampi veror individual dhe një kampi në grup është mënyra e udhëtimit:

Ofertat në grup

Në një kamp veror në grup, fëmija udhëton së bashku me fëmijë të tjerë dhe me udhëheqësin e grupit nga Shqipëria (i cili zakonisht është mësues ose përfaqësues i Integral). Me mbërritjen në destinacion , fëmijët do të takohen me një grup edhe më të madh të rinjsh ndërkombëtarë që vijnë nga e gjithë bota. Ata udhetojne së bashku me përfaqësues të kampit veror drejt kampusit ku do të akomodohen sipas gjinisë dhe nivelit të gjuhës me fëmije të nacionaliteteve të tjera.

Ofertat individuale

Në rastin e kampit veror individual fëmija udhëton me një anëtar të ekuipazhit të linjës ajrore nëpërmjet shërbimit u-minor të blerë me biletën e fluturimit. Në aeroportin e destinacionit, fëmija pritet nga një përfaqësues i kampit veror i cili merr fëmijën në bazë të nënshkrimit nga anëtari i kompanisë ajrore. Fëmija do të shoqërohet nga përfaqësuesi i kampit veror drejt kampusit të shkollës ku do të bashkohet me grupin ndërkombëtar të fëmijëve (mësoni më shumë rreth procedurave të udhëtimit duke kontaktuar një nga konsulentët e Integral).

Rezervo kampin tënd veror këtu !

Kampe verore për mësimin e gjuhëve - shumë më tepër se thjesht një kurs gjuhe ! 

Ofertat në grup

Angli Sidcot - Bristol

9 Korrik – 23 Korrik

Numri i javëve (2 javë)

Mosha: 7 – 12 vjeç

Çmimi all-inclusive: £2,690

Angli - London

9 Korrik – 23 Korrik

Numri i javëve (2 javë)

Mosha: 12 – 17 vjeç

Çmimi all-inclusive: £2,690

Gjermani - MUNICH

16 Korrik– 29 Korrik


Numri i javëve (2 javë)


Mosha: 14 – 17 vjeç


Çmimi: € 2,290

Spanjë- Barcelona

2 Korrik – 16 Korrik

Numri i javëve (2 javë)

Mosha: 5 – 18 vjeç

Çmimi: €2,340

Për më shumë informacion rreth ofertave në grup kliko këtu 

Oferta Individuale

Krahas ofertave në grup Integral dërgon cdo verë femijë në destinacione të ndryshme në të gjithë botën si në Angli, Zvicër, Gjermani, Maltë, Austri, Francë, Portugali, Spanjë, SHBA etj . Këto kampe verore, gjuhësore apo akademike, ndihmojnë fëmijët jo vetëm që të përmirësojnë gjuhët e tyre, por gjithashtu të zhvillojnë personalitetet e tyre dhe të njihen me bashkëmoshatarët nga e gjithë bota.


Arsyet pse duhet ti besoni Integral-it:  

  • Ne ofrojmë kampe verore me programe arsimore dhe kurse gjuhe dhe për këtë arsye ju mund të mbështeteni në profesionalizmin dhe dijen tonë për kurset dhe destinacionet që ne ofrojmë.
  • Konsulentët tanë kanë vizituar personalisht institucionet arsimore me të cilat bashkëpunojmë dhe për këtë arsye, ju garantojmë që ju të merrni më të mirën.
  • Ne jemi në dispozicionin tuaj në linjën telefonike 24-orëshe për t'ju ofruar ndihmë nga dita e parë deri në ditën e fundit te qëndrimit të fëmijes tuaj jashtë vendit.
  • Kur regjistroheni nëpërmjet Integral, nuk paguani shtesë për shërbime, madje shpesh merrni zbritje shtesë. Integral është një nga agjensitë më të mëdha për arsim jashtë vendit dhe ne shpesh negociojmë çmime më të ulëta se çmimet zyrtare të shkollës për klientët tanë.
  • Në katalogun tonë do të gjeni çmimet përfundimtare, të cilat përfshijnë pritjen dhe përcjelljen e fëmijes në aeroport, si dhe akomodimin. 



© 2019 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA