Takohuni me përfaqësuesit e Jacobs University në Tiranë më datë 12. Prill

Jeni të rinjë, ambicioz dhe po kërkoni për një inspirim? Keni përfunduar një shkollë të mesme, dëshironi të provoni jetën studentore dhe jeni të etur për të mësuar më tepër rreth botës dhe kulturave të saj? Atëherë, me siguri ju jeni të interesuar për Jacobs University. 

Jeni të rinjë, ambicioz dhe po kërkoni për një inspirim? Keni përfunduar një shkollë të mesme, dëshironi të provoni jetën studentore dhe jeni të etur për të mësuar më tepër rreth botës dhe kulturave të saj? Atëherë, me siguri ju jeni të interesuar për Jacobs University. Jacobs University është një universitet privat me konvikt që ofron standartet më të larta të hulumtimit dhe mësimdhënies në gjuhën Angleze. Në universitetin Jacobs në Bremen, të rinjtë nga i gjithë globi bëhen qytetarë botëror me aftësi lidershipi. 

Karakteristikat kryesore të Jacobs University janë:

AMBJENTI NDERKOMBËTAR DHE NDËRKULTUROR me qëllim përgatitijen e studentëve në mënyrën më të mirë për të mbuluar pozicione me përgjegjësi të lartë në një botë të globalizuar të punës dhe shkencës. 

INTERAKTIVITETI i botës së mësimdhënies dhe të jetuarit në konvikt duke patur një mbështetje intensive dhe duke qenë pjesë i një rrjeti social në kampus. 

ZHVILLIMI I PERSONALITETIT duke jetuar dhe mësuar në një komunitet me diversitet të lartë. 

INTERDISIPLINARITETI DHE TRANSDISIPLINARITETI që do të thotë: i orientuar për zgjidhjen e problemeve, bashkëpunimin ndërdisiplinor midis fushave të hulumtimit dhe mësimdhënies. 

KRIJIMI I LIDHJES SË EDUKIMIT & TRAJNIMIT duke kombinuar në mënyrën më të mirë disiplinën e thelluar me një kornizë ndërdisiplinore të mbështetur nga principet arsimore dhe elementët shtesë 

INTEGRIMI I HULUMTIMIT DHE MËSIMDHËNIES me kërkesa të larta për të arritur cilësitë akademike dhe kontributin e studentëve dhe profesorëve. 

FOUNDATION PROGRAMS (VIT PËRGATITOR)

Bëhuni pjesë e vitit përgatitor në Universitetin Jacobs për të eksploruar fusha të ndryshme studimi dhe për të zhvilluar aftësitë akademike të të mësuarit përpara se të filloni studimet e nivelit Bachelor. Duke u bazuar mbi njohuritë akademike individuale, nevojave dhe qëllimeve, ju mund të dizenjoni eksperiencën tuaj të të mësuarit në një vit përgatitor. Duke qenë student i vitit përgatitor, ju mund të merrni pjesë në kurse të fushave të ndryshme të studimit dhe të zgjidhni midis llojeve të ndryshme të klasave përgatitore për të përmirësuar aftësitë tuaja akademike. Gjithashtu, duke jetuar në konviktin ndërkombëtar, ju mund të shijoni gjallërinë e plotë të jetës studentore. Studentët që e përfundojnë programin me sukses fitojnë garancinë e pranimit në Jacobs University. Hartoni vetë rrugëtimin tuaj! 


PROGRAME UNIVERSITARE

Arsimimi universitar në Jacobs University i pajis studentët me kualifikimet kryesore të nevojshme për një karrierë të suksesshme akademike dhe profesionale. Duke kombinuar një disiplinë të thelluar dhe një kornizë ndërdisiplinore të mbeshtetur nga principet arsimore dhe elementët shtesë, studentët pregatiten të bëhen qytetarë të përgjegjshëm dhe të suksesshëm brenda shoqërisë në të cilën punojnë dhe jetojnë. 

Struktura e programit mësimor ofron elementë të shumtë për të rritur mundësitë e punësimit në një ambjent ndërkombëtar. Rrugëtimi unik në Jacobs University ofron një hapësirë të gjerë kursesh të bëra si me porosi dhe të dizenjuara për të nxitur aftësitë e karrierës. Këtu përfshihen kurse të cilat promovojnë komunikimin, teknologjinë, biznesin, gjuhën Gjermane dhe aftësitë e menaxhimit. Programi “The World Track”, i përfshirë në vitin e tretë të studimeve ofron praktika të zgjeruara mësimore ose opsione për studime jashtë vendit. Pra, studentët përfitojne trajnime pune ose eksperienca ndërkulturore. 


PROGRAMET PASUNIVERSITARE

Programet pasuniversitare në Jacobs University ruajnë standardet më të larta të mësimdhënies dhe kombinojnë platforma të ndryshme mësimore, duke përfshirë leksione, seminare, workshope, trajnime në laborator dhe ekskursione. Raporti student – fakultet është shumë i afërt, me kujdestar të dedikuar, duke i siguruar një këshillim akademik individual. Studentët përfitojnë nga orientimi kërkimor i universitetit duke u përfshirë në hulumtimet nga një fazë e hershme dhe duke u njohur me përdorimin e teknologjive më të fundit.

PROGRAMET E STUDIMIT NË TË NJËJTËN LINJË ME FUSHAT KRYESORE KËRKIMORE në Universitetin Jacobs

Matematikë dhe Logjistikë

  • Industrial Engineering & Management 
  • Supply Chain Engineering and Management 
  •  Mathematics


Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri 

  • Computer Science 
  • Electrical and Computer Engineering 
  • Intelligent Mobile Systems 
  • MSc in Data Engineering 


Shkenca të Jetës dhe Kimi

  • Biochemistry and Cell Biology 
  • Chemistry 
  • Medicinal Chemistry and Chemical Biology 
  • Computational Life Science 
  • Marine Microbiology 


Fizikë dhe Shkenca të Tokës 

  • Earth and Environmental Sciences 
  • Physics 


 Biznes dhe Ekonomi 

  • Global Economics and Management 
  • International Business Administration 


Shkenca Sociale dhe Humane 

  • Integrated Social Sciences 
  • International Relations: Politics and History 
  • International Relations MA 


Psikologji dhe Metoda 

  • Psychology program 
  • Graduate Psychologie MSc (bilingual) 

Darlina Mamaqi Albania "Jetesa në kampus të jep mundësinë të përjetosh bukurinë e kulturave të ndryshme . Gjatë këtij viti kam krijuar shumë miqësi me student nga vende të ndryshme të botës. Jashtë shkolles, kam zbuluar pasionin tim për futboll, basketboll, vallëzim dhe art. Eshtë emocionuese të jesh pjesë e një skuadre, si edhe të jesh përgjegjës për diçka tjetër përveç studimeve. " E diplomuar në Vitin Përgatitor.  

Rr. Ibrahim Rugova, Nd. 46, H. 4, Ap. 5, Tirana, Albania 

Phone: +355 422 52 065 

Cell: +355 69 40 40 401 / +355 69 40 40 901

E-mail: arben@integral.al; ortensa@integral.al


www.integral.al