Call us
00355 422 52 065

Jacobs Experience Day

03.04.2019

 

Universiteti Jacobs është një universitet i ri, modern dhe shumë përzgjedhës, i cili kombinon më së miri sistemet e arsimit britanik dhe amerikan. Kampusi i universitetit është modeluar mbi stilet britanike dhe amerikane, shkolla ka konvikt dhe mbulon një sipërfaqe prej 34 hektarë në një park të madh pranë qytetit të bukur të Bremen. Në dispozicion të studentëve dhe mësuesve është palestra dhe salla sportive, kinemaja, kafeneja, dyqanet, salla koncerteve dhe disa klube studentore. Jacobs University është institucion i pavarur, në të cilin studiojnë mbi 1400 studentë në Bachelor, master dhe programet e doktoraturës. Ai ka një pozitë udhëheqëse në fushën e shkencave kompjuterike, biologjisë, kimisë, shkencave mjekësore. Fakultetet kanë laboratorë modernë dhe qëndra kërkimore eksperimentale dhe shkenca inxhinierike. Studentët pajisen me një diplomë të akredituar në bazë të sistemit Amerikan, por studimet zgjasin 3 vjet sipas modelit europian. Pjesa më e madhe e të diplomuarve vazhdojnë studimet e tyre shkencore në universitete të tilla si Oxford, Cambridge, LSE, Berkeley, Yale, Columbia. Gama e gjërë e bursave të ofruara nga universiteti, e bëjnë atë një destinacion akoma më tërheqës për studentë nga e gjithë bota.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e eventit që Jacobs University do të zhvillojë në zyrën tonë në dt 24 Prill ora 14:00 në zyrën e Integral.
Përse duhet të vini?

• Aplikime direkte FALAS
• Mundësi për bursë të plotë

Si të bëheni pjesë e eventit?
Regjistrohuni në linkun e mëposhtëm dhe ju presim në zyrë