IUBH University of Applied Sciences

15.10.2019

Dëshironi të studioni në Gjermani? Keni përfunduar një shkollë të mesme dhe dëshironi të hidhni hapat e para për studime të sukseshme universitare, si edhe të njiheni me jetën studentore?

Berlini është vendi ideal për të kombinuar studimin, përvojën e punës dhe stilin e jetës. IUBH ju pergatit për një karrierë ndërkombëtare. Studimet tuaja janë plotësisht në Anglisht ku ju do te jetoni dhe studioni me studentë ndërkombëtarë në kampus, në mënyrë që të mund të thelloni njohuritë tuaja në anglisht në jetën tuaj të përditshme. Praktikat jashtë vendit gjithashtu ju japin mundësinë për të aplikuar gjuhën angleze për të arritur një nivel edhe më të lartë të aftësive gjuhësore.

IUBH është një universitet që ofron standartet më të larta të hulumtimit dhe mësimdhënies. Universiteti ofron programe studimi si : International Management , Aviation Management , Hospitality Management , Tourism Management , International Marketing , Event Management , International Finance & Accounting , IT Management , Engineering Project Management etj..

Të gjitha programet aktuale të studimit të IUBH janë të akredituara dhe mbajnë çertifikimin e Këshillit Gjerman të Akreditimit. Pesë prej programeve të IUBH iu dha çertifikimi premium FIBAA. Ky çmim vërteton cilësinë e jashtëzakonshme të këtyre programeve dhe e bën IUBH një nga universitetet kryesore në Gjermani me pesë ose më shumë çertifikime premium.

Me një ambjent ndërkombëtar dhe ndërkulturor, ai i pajis studentët me kualifikimet kryesore të nevojshme për një karrierë të suksesshme akademike dhe profesionale si edhe i përgatit ata për tu bërë qytetarë të përgjegjshëm dhe të suksesshëm brenda shoqërisë në të cilën punojnë dhe jetojnë.

Për më shumë informacione dhe për të konfirmuar takimin tuaj ⤵️

Regjistrohuni Këtu

📧 ortensa@integral.al  / xhensila@integral.al

☎️: +355 69 40 40 901 / +355 69 40 40 401